Fabregas pėrfundon sezonin

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas nuk do tė luajė pėrsėri kėtė sezon, pasi ka thyer kėmbėn e djathtė gjatė ndeshjes sė parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve kundėr Barcelonės.
Fabregas, i cili u dėmtua gjatė barazimit 2-2, ishte frikėsuar se ka pėsuar frakturė, ndėrsa pikėrisht kjo ishte konfirmuar tė enjten. Mesfushori spanjoll ndjeu dhimbje pasi realizoi golin e barazimit nga penalltia. Kur kam ekzekutuar penalltinė jam ndjerė mirė por pas saj kur kam shkuar ta marr topin, nuk mund tė ecja tha Fabregas pas ndeshjes.
Arsenali e pagoi shtrenjtė barazimin me Barcelonėn pasi reprezentuesi francez William Gallas pėsoi lėndim nė gju dhe dyshohet se nuk do tė jetė nė gjendje tė luajė para Kampionatit botėror.
Ndėrsa edhe sulmuesi rus, Andrey Arshavin ėshtė lėnduar nė pjesėn e parė tė ndeshjes dhe pritet tė qėndrojė jashtė fushės pėr rreth tri javė. Mungesat e kėtyre futbollistėve kryesor janė goditje e rėndė pėr Arsenalin qė ėshtė nė luftė pėr titullin e kampionit nė Premierligė.

