Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Gana synon tėmbajė lart nderine Afrikės

JOHANESBURG-Gana ėshtė e vetmja skuadėr afrikane qė mund tė kalojė nė turin tjetėr, nė rast se do tė arrijė tė marrė tė paktėn njė pikė nė ndeshjen e sotme ndaj Gjermanisė.
Ganezėt kanė 4 pikė nė grupin D dhe u mjafton njė barazim nė ndeshjen e sotme pėr tė kaluar mė tej, por pėrballė do tė kenė njė superfuqi tė futbollit botėror. Sfida mė interesante pritet tė jetė ajo mes dy vėllezėrve Zherom e Kevin-Prins Boateng, tė cilėt kanė lindur nga njė baba ganez dhe njė nėnė gjermane, ndėrsa luajnė me dy kombėtare tė ndryshme. Kevin-Prins Boateng ėshtė njė nga lojtarėt mė tė urryer nga gjermanėt, duke parė se ai dėmtoi Mikael Balak pėrpara nisjes sė Botėrorit, nė ndeshjen mes ēelsit dhe Portsmuthit. Por, trajneri Milovan Rajevac mohoi qė mbi futbollistin tė ketė presion pėrpara kėsaj ndeshjeje. “Mendoj se ėshtė njė problem i shpikur nga media, ndėrsa Kevin Prins Boateng do tė japė mė tė mirėn nė ndeshjen e sotme dhe nuk do tė pranojė tė provokohet nga futbollistėt gjermanė”, u shpreh trajneri serb qė drejton Ganėn. Pas eliminimit tė Kamerunit, Afrikės sė Jugut e Nigerisė, Gana e Algjeria janė tė vetmet skuadra afrikane qė kanė shanse tė kalojnė pėr nė turin tjetėr tė Kupės sė Botės, duke qenė se edhe Bregu i Fildishtė praktikisht nuk ka asnjė shans.

(d.b/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks