Zbulohen krerėt e trafikut tė drogės, arrestohen 4 persona
Tiranė Pas 6 muajsh hetime, realizohet operacioni “ėmbėlsira”. Hetimi filloi qė nga operacioni “Heshtja”
Pas gjashtė muajsh hetime, policia duket se ka zbuluar organizatorėt e njė trafiku droge, duke arrestuar katėr persona, mes tyre dy vėllezėr. Bėhet fjalė pėr mė shumė se gjysmė toni drogė tė bllokuar nė fillim tė kėtij viti, pėr tė cilėn janė arrestuar mbi 13 persona, ndėrkohė qė dje janė arrestuar katėr organizatorėt dhe ėshtė proceduar penalisht nė gjendje tė lirė, gruaja e njėrit prej tyre. Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit deklaroi se arrestimi i tyre u krye gjatė operacionit tė koduar “ėmbėlsira” nga Drejtoria Kundėr Narkotikėve dhe Trafiqeve dhe Drejtoria e Forcės sė Posaēme Operacionale nė Departamentin kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda Tiranė. “Nė pranga pėrfunduan Aldjon Faik Pirra, 32 vjeē, lindur nė Lushnjė dhe banues nė Tiranė, dy vėllezėrit Petrit dhe Brahim Asqeri Topi, 33 dhe 40 vjeē, banues nė Barbullinjė tė Lushnjės dhe Afrim Maliq Muka, 38 vjeē, lindur nė Fier dhe banues nė Tiranė”, deklaroi policia. Arrestimi i tyre u bė nė ekzekutim tė vendimeve penale tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda, e cila ka caktuar masėn e sigurimit personal “arrest nė burg”, si tė dyshuar pėr kryerjen e veprės penale tė “trafikimit tė narkotikėve” e kryer nė bashkėpunim. Gjithashtu, po nė kuadėr tė kėtij operacioni u krye ekzekutimi i masės sė sigurisė “arrest nė shtėpi”, dhėnė nga Gjykata e Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda nė Tiranė, ndaj shtetases Enkelejda Riza Topi, 35 vjeēe. Ky operacion ka startuar qė prej fillimit tė vitit 2010 dhe nė kuadėr tė tij janė evidentuar gjithsej 5 raste, ku nga Policia e Shtetit janė arrestuar nė qytete tė ndryshme tė vendit edhe 13 shtetas tė tjerė, tė cilėt janė kapur nė flagrancė, duke trafikuar lėndė narkotike tė llojit kanabis sativa. Sipas tė dhėnave policore, dy nga kėto raste janė shėnuar gjatė muajit mars nė Kapshticė, njė rast tjetėr nė Kakavijė, ndėrsa rasti i fundit nė Lushnjė. Gjithsej, deri nė kėtė fazė pėrmbyllėse tė operacionit numri i tė arrestuarve shkon nė 18 persona, ndėrkohė qė ėshtė sekuestruar njė sasi prej rreth 600 kg lėndė narkotike e llojit kanabis, destinacioni i tė cilės ka qenė shteti i Greqisė. Kėta persona dyshohen edhe pėr drogėn e bllokuar gjatė operacionit “Ndjekja”. Pikėrisht mė 7 janar tė kėtij viti, gjatė kėtij operacioni u bė i mundur sekuestrimi i njė sasie prej rreth 644 kg lėndė narkotike e llojit marijuanė, e cila ėshtė gjetur e bllokuar nė fshatin Goranxi. Sasia e lėndės narkotike tė sekuestruar ishte vendosur nė 28 ēanta. Policia tha nė atė kohė se nga strukturat e saj ėshtė bėrė i mundur identifikimi i tė dyshuarve tė kėtij trafiku, si dhe i kamionit me tė cilin ėshtė kryer transporti i kėsaj lėnde nga fshati Lazarat nė fshatin Goranxi.
#
