"Pse nuk u pengua masakra?" - 15 vjet, asnjė pėrgjigje
Nė 11 korrik pėrkujtohet pėr tė 15-in vit masakra e Srebrenicės. Nė vitin 1995 nė qytetin, zonė e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara marshuan trupat serbe, selektuan burra dhe tė rinj myslimanė nė moshėn 18 deri nė 80 vjeē dhe mė pas i vranė. Ushtarėt e OKB-sė, nė mbrojtjen e tė cilėve civilėt e paarmatosur shpresonin, e panė kėtė skenė pa intervenuar. Si trajtohet sot zbardhja e rolit tė Evropės dhe Kombeve tė Bashkuara?
ēfarė faji mbajnė Kombet e Bashkuara?
Vitet e fundit nga 275 varret masive nė luginėn e Drinit, lumi qė ndan kufirin serbo-boshnjak u rivarrosėn kufomat e 8.372 viktimave tė masakrės sė Srebrenicės, vetėm 6.557 syresh u identifikuan. Kjo nuk ėshtė shifra e fundit e civilėve tė vrarė boshnjakė, shumė konsiderohen ende tė humbur.
Manfred Eisele, Gjeneralmajor i kėmbėsorisė sė Bundesverit, qė pėrgatiti misionet e paqes tė OKB-sė nga viti 1994-1998, thotė se ėshtė e vėshtirė ta zbardhėsh tėrėsisht kėtė tragjedi. Rolin e shteteve evropiane nė konfliktin jugosllav dhe nė Luftėn e Bosnjės ai e sheh tė bazuar nė determinizmin historik: "Konfliket nė Ballkan sė paku qė nga fillimi i shekullit tė 20-tė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė kryeqytetet evropiane. Ngjarja nė kėto kryeqytete nė vitin 1995 nė pjesėn mė tė madhe u analizua mbi bazėn e pozicioneve qė kėto vende i kishin marrė qė nė vitin 1914."
Gjenerali Eisele shpreh dyshime pėr aktorėt pėrgjegjės nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, qė tė kenė pasur forcėn dhe qėllimin t'i mbronin tė 40.000 civilėt myslimanė nė zonėn e Srebrenicės. Kėtė e mbėshtesin edhe hulumtimet e fundit tė gazetarit holandez, Huub Jaspers. Nga to del qė superfuqitė nė KS kishin informata pėr planet serbe qė para masakrės.
Gazetari Huub Jaspers: "KS nė thelb ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr atė qė ka ndodhur nė Srebrenicė. Qeveritė e shteteve anėtare kanė marrė informata nga shėrbimet e tyre sekrete pėr atė qė po pėrgatitej. Por ato nuk i shfrytėzuan kėto informacione. Nuk e penguan zhvillimin e kėsaj tragjedie. Kjo ėshtė njė nga pyetjet e mėdha qė ende qėndron e shtruar mbi tavolinė: Pėrse?"
Holanda kundėrshtoi, OKB nuk sulmoi, masakra ndodhi
Pėr gjenocidin nė Srebrenicė bėhet sot pėrgjegjėse edhe qeveria holandeze. Kur pėrgjegjėsit atėherė propozuan goditjen e forcave serbe nga ajri, Holanda kundėrshtoi dhe ia doli mbanė. OKB nuk sulmoi, masakra ndodhi. Holanda kishte frikė pėr fatin e 450 ushtarėve tė saj tė stacionuar atje pėr mbrojtjen e enklavės.
Axel Hagedorn, avokat i rreth 8.000 i tė afėrmve tė viktimave, pėrpiqet tė arrijė nė Gjykatėn Evropiane dhe Gjykatėn e Lartė nė Holandė heqjen e imunitetit tė OKB-sė. "OKB ka pėrgjegjėsi tė qartė, pasi ajo duhej tė vendoste kundėr vullnetit tė holandezėve: "Ne duhet tė ndalojmė kėtu gjenocidin masiv". Po qe se OKB del para drejtėsisė, atėherė Holanda nuk mund t'ia pasojė fajin OKB-sė dhe OKB-ja Holandės. Premtimi i pambajtur ėshtė trauma mė e madhe sa kohė qė as OKB as Holanda nuk kėrkojnė ndjesė."
Ndėrkohė Srebrenica ėshtė gati "e pastruar etnikisht", aty jetojnė 3-5 pėrqind myslimanė, shumica gra nė kėrkim tė tė afėrmve. Kėrkimi pėr viktimat vazhdon me hapa tė ngadaltė. Nė 11 korrik 2010 do tė varrosen nė Potoēar njė grup tjetėr viktimash, edhe 731 kufoma tė identifikuara./dw/start/

