Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

PD-PS, “OK” hetimit, pezull fletet Qamil Xhani

Takimi i pare mes kryetarit te Grupit Parlamentare Partise Socialiste, Gramoz Ruci dhe atij te Partise Demokratike, Astrit Patozi, ka arritur marreveshje vetem ne pikat ku palet kane rene dakord dhe ne negociatat e meparshme. Deklarimet zyrtare te kreut te grupit te PS-se, Gramoz Ruci, konfirmuan qendrimin e hershem te mazhorances per ngritjen e nje komisioni hetimor te ri, dhenien e shumices dhe drejtimin e tij opozites dhe detyrimin e institucioneve si KQZ-ja, per t’i dhene informacionin e kerkuar komisionit brenda shtate ditesh. Ndersa pika fundit ku palet kane rene dakord eshte se do te kete takime te tjera per te diskutuar per ceshtjen e fleteve te votimit. “Rame dakord, qe te jete objekti i diskutimit te takimeve qe do te pasojne, gjetja e modaliteteve per trajtimin e kutive te fleteve te votimit. Ky ishte nje takim i pare, takime te tjera do ta pasojne ne ditet ne vijim”, u shpreh kreu i grupit te PS-se, Gramoz Ruci. Ne lidhje me ceshtjen e kutive te votimit, kryetari i Grupit Parlamentare te PD-se, Astrit Patozi, beri te qarte se nuk eshte mazhoranca ajo qe pengon hetimin e fleteve te votimit, por jane ligjet e vendit. Ai shpjegoi, se mazhoranca ka bere leshimet e duhura brenda hapesirave ligjore. Ne lidhje me pretendimet e opozites, Patozi u sugjeroi kolegeve te tyre parlamentare, qe te ndjekin dy rruge te tjera per te mundesuar hapjen e kutive te votimit. Sipas tij, opozita duhet t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese, dhe me pas gjykata t’i drejtohet Komisionit te Venecias. “Opozita ka nje rruge tjeter, ne rast se nuk i premton koha dhe nuk e deshiron rrugen e pare. Ne jemi gati te nisim qe sot ngritjen e nje komisioni hetimor qe te marr parasysh qe te kete objekt te tille materialet zgjedhore, por sigurisht duke respektuar kodin elektoral ne Shqiperi qe perjashton apo qe djeg kutite e fleteve te votimit”, u shpreh Patozi. Ai shtoi, se leximi i Kodit Zgjedhor, nuk mund te behet ne menyre te njeanshme. Ne konferencen e dhene per mediat, Ruci tha se neni te cilit i referohet mazhoranca, sherben per te rregulluar marredheniet mes KQZ-se dhe arkivit. “Ketu jemi ne marredhenie Parlament – KQZ”, u shpreh Ruci. Por ne lidhje me komisionin per te cilin eshte rene dakord te ngrihet shume shpjet nga dy palet, Ruci u shpreh se “objekti i hetimit te jete gjithcka qe ekziston ne kutine e materialeve zgjedhore”. Nderkohe, qe ceshtja me e rendesishme qe ka te beje me fletet e votimit, do te trajtohet ne takimin e ardhshem mes dy drejtuesve te grupeve parlamentare, i cili pritet te mbahet brenda kesaj jave. Ruci shtoi se qendrimi i paleve eshte qe ngritja e komisionit te behet gjate ketij sesioni parlamentar. “Te jemi korrekt, keshtu eshte vullneti politik. Nese ky vullnet politik do te konkretizohet apo jo, le te presim ditet qe pasojne deri ne fund te korrikut”, tha Ruci. Te pathenat e takimit mes Patozit dhe Rucit Rreth dy ore takim mes dy krereve te grupeve parlamentare pas nje viti ngerci politik, duket se nuk kane sjelle rezultatin e pritur. Me shume se nje takim ku pritej te merrte fund gjithcka qe ka te beje me zgjidhjen e situates politike, detajet e bisedes mes dy krereve te grupeve, duket se ishin te vendosura qe ne takimin paraprak, informal, te dy diteve me pare. I pari ne takim, eshte paraqitur kryetari i Grupit Parlamentare te PS-se, Gramoz Ruci. Disa minuta me pas, ne Kryesine e Kuvendit, erdhi dhe kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi. Me gjithe tensionin qe ka shoqeruar kohet e fundit dy kampet politike, takimi mes dy krereve te grupeve, cuditerisht mund te konsiderohet shume i perzemert. Ne nje prej sallave te Kryesise se Kuvendit, Patozi dhe Ruci, shtrenguan duart duke bere dhe foto te perzemerta dhe duke buzeqeshur per mediat. Vetem dosja e zeze e Kryetarit te Grupit te PS-se, ishte shenja se dy palet do te diskutonin gjate mbi dokumentet edhe mbi interpretimin e ligjeve qe kane te bejne me zgjidhjen e ngercit nje vjecar politik. Pas minutave ku kane qene te pranishme mediat, perfaqesuesit e dy grupeve parlamentare, vijuan biseden pa pranine e asnje pale te trete. Nderkohe qe gjate kohes, prej gati dy oresh, dy kreret e grupeve jane shkeputur ne momente te vecanta per te folur ne telefon. E njejta gje ka ndodhur edhe para daljes se dy krereve te grupeve ne konference per mediat. Ndryshe nga takimet mes dy kryetareve te partise, Rama dhe Berisha, biseda mes krereve te grupeve, ka qene ne tone me te buta dhe pershendetja ka qene me e perzemert. Leshimet e mazhorances “Nje kerkese e vazhdueshme e opozites per te pasur shumicen ne komisionin hetimor, sigurisht qe eshte nje koncension shume i madh sepse ligji i funksionimit te komisioneve hetimore nuk e mundeson kete”, u shpreh Patozi gjate konferences per mediat. PS: Eshte humbur kohe per ligjin e ri Pjese e diskutimeve mes paleve gjate dites se djeshme, ka qene dhe nisja e punes per reformen zgjedhore. Afrimi i zgjedhjeve vendore, ka ngushtuar se tepermi dhe afatet ligjore per amendimet ne ligjin elektoral dhe venien e tyre ne zbatim. Kjo mendohet se ka qene dhe nje prej kerkesave te Partise Demokratike ndaj opozites. Nderkohe qe dje kreu i grupit te PS-se, Garmoz Ruci, pranoi, se teme e bisedes ka qene dhe kjo ceshtje, por ka shtuar se hetimi i zgjedhjeve do e ndihmoje procesin e ardhshme elektoral. Sipas tij, ndryshimet ne kod do te kene si shtyse dhe perfundimet qe do te sjelle komisioni hetimor. “Duhet te fitojme kohen e humbur, por kane nje radhe me punet. Reforma zgjedhore eshte nje domosdoshmeri, por kjo reforme zgjedhore nuk mund te behet, pa pare problemin se ku i kishin zgjedhjet e kaluara per problemet tona”, u shpreh Ruci. Ai ka theksuar, se per kete ceshtje vendimi nuk do te merret nga bisedimet mes tij dhe Patozit. “Ne sigurisht qe jemi te interesuar per reformen zgjedhore, jemi te interesuar per shume reforma ne Shqiperi, por problemi i pare fillon nga ngritja e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve”, u shpreh Ruci.

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks