Financierja e ISUV vjedh 2.8 milione leke ne bordero
Nje financiere e Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise eshte kallezuar per ndjekje penale ne Prokurorine e Tiranes pasi pas kryerjes se Auditimit te brendshem ne sektorin e finances te ketij institucioni u konstatuan parregullsi dhe mosrakordim i shifres totale te borderose se punonjesve me ate individuale per cdo punonjes. Pas kontrolleve te tjera, per te krahasuar borderote qe dorezoheshin nga Institucioni dhe shumes se parave qe kalonin ne llogarine bankare te cdo punonjesi, u arrit ne perfundimin se vlera qe shtohej ne fund te shumes totale te borderose, kalonte ne llogarine individuale te shefes se sektorit te finances Irma Nikolla Paluka. Sic e pranoi edhe vete ne nje deklarate te leshuar me shkrim, Irma Nikolla Paluka kete veprim e kryente duke nderruar fleten e borderose ku ishte emri im qe i shtohej vlefta qe nuk kuadronte ne borderone e muajit. Kjo flete behej edhe njehere me ndryshimet perkatese dhe shuma pastaj kuadronte kur dergohej ne banke. Keto para perdoreshin nga une duke u terhequr sipas nevojave . Nga perllogaritjet e deritanishme te Auditimit, i cili eshte akoma ne proces, vlera qe ky person ka perfituar shkon ne shifren 2 827 996 leke. Te gjitha keto veprime te kunderligjshme dhe falsifikime i kane sjelle nje dem te konsiderueshem buxhetit te shtetit dhe jane konsumuar elementet e vepres penale te paparashikuar nga Kodi Penal e perkatesisht: 1- neni 186, Falsifikim i dokumenteve. 2- neni 248, Shperdorim i detyres. Ne keto kushte, drejtoria e Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise ia ka kaluar kete ceshtje prokurorise.

