Senati amerikan miraton njė ligj pėr lirinė e shprehjes
Senati amerikan ka miratuar njė ligj pėr lirinė e shprehjes. Kryetari i Komisionit Juridik tė Senatit, demokrati Patrick Leahy, autor i legjislacionit nė fjalė, e vlerėsoi lart votimin duke thėnė se Amendamenti i Parė i Kushtetutės Amerikane ėshtė gurėthemeli i demokracisė amerikane. Ėshtė baza e demokracisė tonė. Na garanton tė drejtėn pėr tė praktikuar ēdo besim qė dėshirojmė ose asnjė. Dhe mbron lirinė e shprehjes. Kėto mbrojtje garantojnė shumėllojshmėri. Dhe nėse ke njė Kushtetutė qė garanton shumėllojshmėri, kėshtu garanton edhe demokracinė. Dhe kjo ėshtė ajo qė bėn kjo legjislaturė, - ėshtė shprehur senatori Leahy. Pas votimit unanim, legjislacioni kalon nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve pėr miratimin pėrfundimtar. Mė pas pritet qė presidenti Barak Obama ta nėnshkruaj atė nė ligj. Miratimi pritet pasi legjislacioni gėzon njė mbėshtetje tė gjerė nga tė dy palėt. Senatori Leahy tha se akuzat pėr shpifje nė disa gjykata tė huaja pėrbėjnė pengesa pėr lirinė e shprehjes dhe kanė njė efekt trishtues ndaj debatit tė hapur nė Shtetet e Bashkuara. Ai tha se legjislacioni do tė pengojė gjykatat amerikane qė tė bėhen mjete pėr tė penguar Kushtetutėn. Projektligji nė fjalė u hartua nė bazė tė njė ligji shtetėror tė Nju Jorkut qė u frymėzua nga autorja Rachel Ehrenfeld e cila u pėrball me njė ēėshtje ligjore pėr shpifje nė Britani me librin Fiancimi i djallit: Si fiancohet terrorizmi dhe si ta ndalojmė atė. Ehrenfeld refuzoi tė shkonte nė Londėr dhe tė merrte pjesė nė gjykim nėn atė qė ajo i quan ligje arkaike. Ligji i ri i miratuar nga Senati nuk do tė lejojė gjykatat amerikane qė tė zbatojnė vendimet e gjykatave tė huaja pėr shpifje kundėr tė akuzuarve amerikanė kur ato janė nė kundėrshtim me mbrojtjen qė ofron Amandamenti i Parė. Shefi legjislativ dhe kėshilltari i politikave tė Unionit tė Lirive Civile Amerikane, Michael Mcleod-Ball, e mirėpriti votimin unanim tė Senatit si njė hap tė rendėsishėm pėrpara pėr lirinė e shprehjes. Ai tha se praktika e ngritjes sė ēėshtjeve ligjore pėr shpifje nė vende qė kanė mbrojtje tė vakėt tė lirisė sė shprehjes po shtohet me lirinė qė ofron teknologjia elektronike e komunikimit dhe se Britania njihet pėr praktika tė tilla. Mbretėria e Bashkuar tradicionalisht ka patur ligje pėr shpifjet tė cilat bien ndesh me lirinė e shprehjes tė cilat pranohen nė rrugė ndėrkombėtare. Zoti Macleod-Ball thotė se shpreson qė miratimi i legjislacionit nė Shtetet e Bashkuara jo vetėm qė do tė mbrojė tė lirinė e shprehjes pėr amerikanėt por do tė frymėzojė edhe vende tė tjera pėr ligje tė ngjashme qė mbrojnė lirinė e shprehjes kudo nė botė.
21 Korrik 2010

