Rusia iu dhuron palestinezėve autoblinda

Rusia ua dhuroi palestinezėve 50 autoblinda pėr transportin e forcave tė veta tė sigurisė. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ky veprim vjen nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar pėr forcimin e institucioneve tė autoritetit palestinez.
"Rusia i dha palės palestineze 50 autoblinda BTR-70, pa kėrkuar asgjė nė kėmbim. Ceremonia zyrtare e transferimit tė autoblindave u zhvillua mė 19 korrik nė Jordani ku autoblindat janė dėrguar me rrugė detare. Specialistėt rusė i kanė udhėzuar shoferėt palestinezė si t'i drejtojnė kėto automjete", theksoi ministria nė njė komunikatė.
Mėsohet se autoblindat do tė qėndrojnė nė Jordani deri sa Izraeli dhe palestinezėt tė bien dakord lidhur me modalitetet e transferimit tė tyre nė Bregun Perėndimor, shtoi ministria e Jashtme e Rusisė, duke theksuar "ėshtė e rėndėsishme qė kjo tė bėhet menjėherė".
Nga ana tjetėr, Izraeli qė moti ka kundėrshtuar transferimin e kėtyre autoblindave tek autoriteti palestinez.
Nė ndėrkohė, autoritetet ruse kanė njoftuar se pas njė shpėrthimi nė njė stacion elektrik nė Kaukazin e Veriut, dy persona kanė humbur jetėn dhe dy tė tjerė janė plagosur.
Kompania shtetėrore, tė cilės i takonte stacioni elektrik, ka bėrė tė ditur se sulmi ishte njė akt terrorist.
Incidenti ndodhi nė njė qytezė buzė lumit Baksan, pjesė e Kaukazit tė Veriut, qė kontrollohet nga Rusia.

