Ku mendoni se jetojnė shqiptarėt

Ēfarė i kujtoni ju shqiptarėt, ka njeri qė tė besojė se Edvin Kristaq Rama ėshtė shqiptari mė i varfėr ndėr tė gjithė shqipfolėsit kudo qė ekzistojnė me 3000 euro borxh e pa shtėpi e katandi? Pse ku mendoni ju qė jetojnė shqiptarėt qė tė hanė broēkulla tė tilla? Nė Eritre?
Nga Flamur Noka
Ka shumė ditė rresht qė po hasim kėtu fjalė tė hedhura pa kandar, por qė cenojnė sedrėn dhe dinjitetin e ēdo parlamentari serioz dhe e njollosin kėtė institucion si njė vend sharėsish, shpifėsish dhe pėrbaltėsish ordinerė, ku synohet nga mėngjesi deri nė darkė denigrimi dhe zhvlerėsimi i parlamentarizmit.
Megjithėse dhe shpifėsit dhe sharėsit me porosi e dinė mirė se kjo ėshtė shterpėsi politike, prapė se prapė e aplikojnė me zell se janė nė kryerje tė misionit tė caktuar nga ai qė urren parlamentarizmin, Edvin Rama.
Mirėpo zotėrinjtė opozitarė kur pranojnė qė disa kolegė tė tyre tė dalin e tė tregojnė filma me pasurime e abuzime, na duhet tiu themi qė nė fillim tė shohin nga tė vetėt dhe nga vetja e tyre, pasi ēdonjėri prej tyre veē e veē ka pasuri tė deklaruara sa tė gjithė ne, deputetėt e PD sė bashku.
Kur tė keqpėrdorurit dalin e kėpusin dokrra duhet mė sė paku tu tregojmė se jeni nė zonė tė minuar, pasi neve na pėlqen shumė kjo, se keni hyrė nė fushėn tonė, ju zotėrinj miliarderė, qė i keni bėrė kėto pasuri duke rrjepur shqiptarėt ēdo ditė.
Njė pjesė e juaja keni qenė zyrtarė tė kėtij shteti nė qeverinė e mamuthėve tė korrupsionit dhe njė pjesė tjetėr e juaja staf dhe klientė pasuror dhe dashuror tė pėrbindėshit tė korrupsionit, qė quhet Edvin Rama.
Si mendoni ju, se nuk e dinė qytetarėt e kėtij vendi qė juve iu lidhin me Edvinin klientelizmi, lejet e ndėrtimit, tenderėt e rrugėve, tenderėt e pastrimit apo para tė tjera tė pista dhe jo Partia Socialiste.
Ēfarė i kujtoni ju shqiptarėt, ka njeri qė tė besojė se Edvin Kristaq Rama ėshtė shqiptari mė i varfėr ndėr tė gjithė shqipfolėsit kudo qė ekzistojnė me 3000 euro borxh e pa shtėpi e katandi? Pse ku mendoni ju qė jetojnė shqiptarėt qė tė hanė broēkulla tė tilla? Nė Eritre?
A keni kurajė tiu thoni shqiptarėve atė qė raporti i pėrvitshėm i Dooing Busines ka cituar qartė, se pozicionin e Shqipėrisė nė renditjen e korrupsionit e ka rėnduar vazhdimisht korrupsioni galopant e i pafre nė Bashkinė e Tiranės me lejet e ndėrtimit? Po pse vallė kėto miliarda euro qė u vidhkan nė Bashkinė e Tiranės, kush i vidhka?
Mos vallė rojet apo pastrueset e Bashkisė? Jo mor jo, pasi sot ai juve mund tiu bėjė qorra e shurdhė, siē dhe iu ka bėrė, por shqiptarėt jo. Milionat e eurove nė Bashki, e dinė dhe e thonė tė gjithė, qė i merr vetėm njė njeri dhe ky ėshtė Edvin Kristaq Rama.
Po kjo % qė i qartėsohej ēdo biznesmeni qė i afrohej Bashkisė prej 15% pėr ēdo leje ndėrtimi nga na doli? Mos e kemi nxjerrė ne? Ju e dini se kėto i thonė nė Tiranė ata qė kanė tundur verdhushkat para shefit tuaj, ashtu sikurse disave prej jush ua ka matur kokėn me spango pėr leje pallati, apo disa tė tjerėve kur kandiduat.
A ndiheni tė fyer sadopak kur kryetari juaj qė iu ka bėrė juve qė jeni nė kėtė sallė nė shkelje tė plotė tė ligjit me mbi 130 milionė euro pasuri, del e thotė se ėshtė mė i varfri nė botė? Apo iu thotė ju se ai ėshtė Mesia dhe ka ardhur nė kėtė botė pėr ju dhe jo pėr veten e tij dhe ju e besoni se erdhi Shpėtimtari. Mirė qė nuk i thoni se nuk keni guximin, por tė paktėn a keni menduar se ēfarė i bėn ky njeri kėto miliarda euro?Apo iu ka bindur Koēo se Shpėtimtari i investon pėr bamirėsi?
Po vila superluksoze me model antik nė Dardhė tė Korēės, e kujt ėshtė? E imja apo e kujt? E Edvin Kristaq Ramės dhe biles kur u nda nga bashkėjetuesja e detyroi me dhunė tė bėnte aktin e shitjes njė mikut tė tij. Po nė Durrės, e kujt ėshtė vila e shėnuar tek blloku i vilave tė tė njėjtit biznesmen tė lidhur ngushtė me tė, qė pėr etikė nuk po ia pėrmend emrin. Po nė Vlorė, tek Uji i Ftohtė, e kujt ėshtė vila qė po ndėrtohet dhe qė punimet i mbikėqyr shoferi i Edvin Ramės, duke u pėrplasur me pronarėt e tokės? Se mos dilni e thoni se vila ėshtė e shoferit, se ėshtė turp, sepse vila ėshtė e shefit tė tij dhe tuajit bashkė. Po sa ka nė Tiranė si kėto qė po them, pasuri tė vėnė nė emra klientėsh pasuror apo dashuror? Nuk do ti konsumoj tė gjitha sot.
Kryetari juaj pėrveēse ėshtė hajdut me ēizme, ėshtė edhe pervers. A nuk ėshtė perversitet vallė tė dalė burri tė presė miqtė nė shtėpi me tanga? Po tė pish kokainė dhe tua fshehėsh atyre qė ju kėrkon tė tė besojnė qeverisjen a nuk ėshtė perversitet? Po kur ti paratė e njė shtėpie i pi kokainė pėr njė muaj dhe iu thua shqiptarėve se jam mė i varfri mes jush, a nuk ėshtė fund e krye perversitet? Po po. Do ua themi atyre qė na kanė votuar tė gjitha pėr secilin prej nesh. Nuk iu pėlqen, po mateshit para se ti hynit kėsaj rruge dhe tė fillonit shpifjet. Dėshmitarėt e kanė bėrė publike atė qė kanė parė, por unė nuk kam nevojė ti shoh se jam mjek dhe i njoh mirė simptomat e pėrdorimit tė kokainės. Nxirrni ju njė ekspert qė tė hedhė poshtė fėrkimin e herėpashershėm tė hundės, thithjen e herėpashershme tė hundėve si refleks i thithjes qė i bėn pluhurit, kruarjen e llapės sė veshit, tremorin dhe kėrcimet e pakontrolluara qė ai bėn kur flet, etj etj.
Pėr tė gjitha kėto arsye ju jeni nė kėtė mjerim idesh dhe nė kėtė shterpėsi argumentesh. Sepse bariu qė prin tufėn, ėshtė edhe hajdut edhe pervers. Kurse e gjithė grinja qė ka nga pas pėrpiqet tia imitojė veset, pa e arritur asnjėherė nivelin e ustait. Por me ta do tė merremi njė herė tjetėr, me secilin prej tyre, jo sipas hierarkisė politike, por sipas shkallės sė molepsjes nga modeli i kryetarit.
(*) Dėrguar nga autori, qėndrimet janė personale
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam q
