A dhe si mund tė "mbijetojė" njė parti e vogėl...?
Kastriot Islami
Analiza mė poshtė jep vetėm njė pjesė tė pėrgjigjes sė pyetjes sė shtruar nė titullin e shkrimit. Pyetja mund tė shtrohet edhe ndryshe pėr tė ardhmen: ē`duhet tė bėjė njė parti e tillė, (nėse ka mbetur e tillė) qė kėrkon tė akonkurojė e "mbijetojė" nė zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme? Gjėja e parė qė sduhet tė bėjė njė parti e vogėl, qė nuk ėshtė nė Kuvend, ėshtė pikėrisht ajo qė ka bėrė nė 2009. Nga analiza mė poshtė, del se partitė e vogla, tė cilat nė zgjedhjet e vitit 2009 nuk kanė arritur tė kalojnė pragun e 2.5 pėrqind tė votave nė shkallė kombėtare, do tė jenė pėrsėri nė zgjedhjet e ardhshme pėrballė tri mundėsive: 1) tė kėrkojnė njė "korrigjim kombėtar", qė e kthen sistemin aktual nė njė sistem propocional kombėtar e mundėsisht pa prag legal (sepse me prag 2.5 pėrqind sfida ėshtė e konsiderueshme edhe me "korrigjim kombėtar") dhe kjo do tė pėrbėnte garancinė maksimale pėr to; 2) tė "shkrihen" me partitė kryesore, (PD, PS ose LSI) por me tė gjithė avantazhet (avantazhi kryesor do tė ishte qė vetėm kryetari i partisė mund tė bėhet deputet nė zgjedhjet e ardhshme) dhe dizavantazhet pėrkatėse (qė kjo skemė nuk ka asnjė garanci pėrderisa partitė e vogla "vdesin" pėrfundimisht dhe ish-kryetari futet nė vorbullėn e interesave tė partisė sė madhe) dhe 3) tė "amalgohen" midis tyre pėr tė formuar "pole", qė mund tė jenė tė pėrfaqsuara nė Kuvend.
ēfarė mund/duhet tė bėnte njė parti e "vogėl"...?
Opsioni i parė, kėrkesa pėr "korrigjim kombėtar" dhe "pa prag legal" ėshtė e vėshtirė (pėr tė mos thėnė e pamundur) tė arrihet nė praktikė, pėr shkak tė pozicionit kundėrshtues tė dy partive kryesore, ndėrkohė qė do tė ishte zgjidhja me e sukesshme dhe mė e sigurtė pėr njė parti tė vogėl, pėr tė mbijetuar si njė parti parlamentare. Kjo ka shumė pak gjasa tė ndodhė. Opsioni i dytė, "amalgimi" midis tyre i partive tė vogla ėshtė njė zgjidhje me sukses tė ndėrmjetėm, por mė shumė vėshtirėsi pėr t`u arritur nė praktikė, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė lidershipit tė partive pėrbėrėse; ky opsion do tė ballanconte konfiguracionin politik dhe do t`i jepte stabilitet dinamik qeverisjes; ai grupim partish qė do ta aplikonte, mund tė siguronte njė rol deri "king maker". Opsioni i tretė, "shkrirja" e partive tė vogla me partitė e mėdha ėshtė opsion qė ka ndodhur dhe do tė ndodhė, por ėshtė i) njė proces i pasigurtė nė kuptimin e sjelljes sė tė gjithė votave tė partisė sė vogėl, tek partia e madhe gjatė shkrirjes dhe ii) njė proces i dėmshėm relativisht, kur ai nuk kryhet nga PS, PD dhe LSI nė mėnyrė tė njėjtė me aleatėt pėrkatės, sespse ajo parti kryesore qė e aplikon defavorizohet e penalizohet krahasuar me atė parti qė nuk e aplikon. Ndėrkohė, ajo parti e vogėl qė "vdes" nuk ka mė asnjė garanci apo mekanizėm presioni ndaj partisė kryesore; ky opsion duhet llogaritur me shumė kujdes, qė tė mos ndikojė negativisht nė votat e grumbulluara nga aleatėt para dhe pas "shkrirjes".
Konfiguracion politik tripolar...
Nga analiza e rezultatit tė zgjedhjeve tė vitit 2009, po t`i referohemi partive politike rezulton se konfiguracioni politik aktual ėshtė pothuajse tripolar si 1) duke iu referuar mandateve tė fituara (PD=68 mandate, PS=65 mandate dhe LSI=4 mandate, gjithsej 137 mandate nga 140 deputetė qė ka Kuvendi) ashtu edhe 2) duke iu referuar votave tė grumbulluara (PS=40.85 %, PD=40.18% dhe LSI=4.85 %, gjithsej 85.88 %). Kuvendi ka 6 parti, ku pėrveē tri partive kryesore (PS,PD dhe LSI) kanė marrė nga njė mandat: PR dhe dy partitė me pėrqėndrim territorial PDI e PBDNj. Po t`i referohemi subjekteve elektorale (apo koalicioneve zgjedhore) situata paraqitet ekzaktėsisht tripolare: 1) si pėrsa i pėrket mandateve kur tė tri subjektet APN e drejtuar nga PD ka marrė 70 mandate, BPN i drejtuar nga PS ka marrė 66 mandate dhe ASI e drejtuar nga LSI ka marrė 4 mandate, pra 140 mandatet e mundshme; 2) po ashtu, edhe pėrsa i pėrket sasisė sė votave kur APN=46.92%, BPN=45.34% dhe ASI=5.56% ose nė total 97.81 % tė tė gjithė votave. Asnjė parti tjetėr pėrvec PD, PS dhe LSI nuk ka mundur tė kapėrcejė pragun prej 2.5 pėrqind tė votave (mė pranė janė PR=2.11% dhe PSD=1.76%). Edhe po t`i referohemi subjekteve elektorale (pra koalicioneve) pėrveē APN, BPN dhe ASI asnjė subjekt elektoral apo koalicion tjetėr nuk ka mundur tė kapėrcejė pragun prej 2.5 pėrqind tė votave nė shkallė kombėtare.
sistemi proporcional kombėtar e prag elektoral prej 2.5 pėrqind..?
Nėse do tė vendoseshin rezultatet e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009, nėn veprimin e njė sistemi proporcional me listė kombėtare e prag 2.5%, atėherė vetėm tri subjektet elektorale APN, BPN dhe ASI do tė mund ta kalonin pragun elektoral dhe pėr rrjedhojė, do tė mund tė pėrkthenin votat nė mandate. Nėse sistemi elektoral do tė aplikohej pėr partitė politike, atėherė vetėm tri parti politike, PS, PD dhe LSI do tė mund tė kalonin pragun elektoral prej 2.5 %. Natyrisht, kjo do tė ishte njė analizė aposteriori, sepse sjellja e votuesve dhe taktikat elektorale tė partive dhe tė subjekteve elektorale do tė ishin tė ndryshme, nėse sistemi do tė ishte proporcional me listė kombėtare. Njė konkluzion i parė i rėndėsishėm ėshtė se nga 35 parti qė kanė konkuruar nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009, vetėm 3 parti kanė kaluar pragun prej 2.5%, kurse 32 tė tjerat kanė grumbulluar nė shkallė kombėtare mė pak se 2 % tė votave (PR nė fakt ka grumbulluar 2.11%), ndėrkohė qė 22 parti(dy tė tretat e tė gjithė partive konkuruese) kanė grumbulluar mė pak se 0.5% tė votave.
Mandatet sipas sistemit proporcional kombėtar me prag pėr subjektet ....
Nėse sistemi do tė ishte proporcional kombėtar, atėherė mandatet pėr subjektet qė kalojnė pragun legal do tė shpėrndaheshin (nėse do aplikohej formula e Haarit) nė kėtė mėnyrė APN=67 mandate, BPN=65 mandate dhe ASI= 8 mandate. Kjo do tė thotė, se ASI do tė ishte pėrsėri subjekti pėrcaktues ("king mejkėr") pėr formimin e maxhorancės dhe nėse do tė formohej e njėjta maxhorancė, (APN+ASI) atėherė ajo do tė zotėronte 75 mandate, njė mandat mė shumė sesa aktualisht(aktualisht maxhoranca ka 74 mandate). Njė konkluzion i dytė, ėshtė se ASI do tė ishte subjekti pėrcaktues pėr formimin e maxhorancės qeverisėse, bile pesha e tij do tė ishte shumė mė e madhe, sepse APN nuk do tė kishte 70 mandate siē ndodh aktualisht, pra, pa tė cilin nuk mund tė ndėrtohet asnjė maxhorancė tjetėr (do tė kishte njė mundėsi matematike pėr tė formuar "koalicionin e madh").
Mandatet sipas sistemit proporcional kombėtar me prag 2.5 % pėr partitė...
Njė opsion llogaritjeje do tė ishte mbi bazėn e rezultatit tė partive dhe qė mandatet tė shpėrndaheshin vetėm pėr partitė qė kishin kaluar pragun prej 2.5 pėrqind. Nė kėtė rast, duke aplikuar formulėn e Haar do tė rezultonte PD=66 mandate, PS=66 mandate dhe LSI=8 mandate, ku pėrsėri LSI do tė ishte forca poltike pėrcaktuese pėr formimin e maxhorancės qeverisėse. Sistemi politik do tė mbetej vetėm me tri parti politike dhe maxhoranca PD+LSI do tė kishte pėrsėri 74 mandate.
Mandatet sipas sistemit proporcional kombėtar PA prag pėr PARTITė...
Njė opsion tjetėr llogaritjeje do tė ishte me dy faza i) mandatet shpėrndaheshin pėr subjektet dhe pastaj ii) shpėrndaheshin pėr partitė brenda ēdo subjekti; nė kėtė rast partitė politike do tė "fshiheshin" pas "ēadrės" sė subjekteve elektorale dhe kėshtu, do tė merrnin pjesė nė shpėrndarjen e mandateve, ndonėse nuk do tė kishin mundur tė kalonin pragun prej 2.5 pėrqind. Ky do tė ishte njė sistem zgjedhor, pak i mundshėm pėr t`u pranuar. Sipas kėsaj skeme, duke aplikuar dy herė formulėn Haar, njė herė pėr subjektet dhe pastaj brenda subjekteve pėr ēdo parti politike, rezultati do tė ishte si vijon: 1) pėr koalicionin APN, 67 mandatet do tė shpėrndaheshin PAD=1, BLD=1, LDK=1, PBK=1, PD=57, PLL=1, PDI=2 dhe PR=3 mandate; 2) pėr koalicionin BPN, 65 mandatet do te shpėrndaheshin PBDNJ=2, PDS=1, G99=1, PS=59 dhe PSD=2 mandate; 3) pėr koalicionin ASI, 8 mandatet do tė shpėrndaheshin LSI=7 dhe PSV91=1 mandat. Nė kėtė rast, mund tė nxirren kėto pėrfundime i) numri i partive nė Kuvend do tė ishte 15, ii) do tė kishte 8 parti me nga njė deputet; iii) do tė ishin parti me 2 deputetė PDI, PBDNJ dhe PSD dhe me tri deputetė PR; iv) pėr tė formuar njė koalicion qeverisės do tė duheshin jo mė pak se 5 parti politike. Ky nė fakt do tė ishte pothuajse njė sistem proporcional, me listė kombėtare dhe pa prag pėr partitė politike.
Nė vend tė pėrfundimit...
Nga analiza e mėsipėrme rezulton se i) aktualisht me sistemin elektoral nė fuqi janė prezente nė Kuvend 6 parti parlamentare (tri parti kryesore PD,PS dhe LSI dhe tri parti me nga nje deputet PR, PBDNJ e PDI); ii) nėse sistemi zgjedhor do tė ishte njė sistem proporcional me listė kombėtare e prag 2.5 pėrqind pėr partitė politike, atėherė nė Kuvend do tė kishte vetėm tri parti politike PS=66 mandate, PD=66 mandate dhe LSI=8 mandate; iii) nėse sistemi zgjedhor do tė ishte njė sistemi proporcional me listė kombėtare, por pa prag elektoral pėr partitė politike, (por vetėm pėr subjektet elektorale) ateherė sistemin politik do tė ishte shumėpartiak dhe nė Kuvend do tė kishte pėrfaqsues nga 15 parti politike, nga tė cilat 8 do tė kishin vetėm nga njė mandat, 3 parti me dy mandate, njė parti tri mandate dhe PS=59 mandate e PD=57 mandate; iv) nė pothuajse tė gjithė rastet LSI do tė ishte subjekt pėrcaktues i maxhorancės qeverisėse(pėrvec rastit kur Kuvendi do tė kishte 15 parti parlamentare). Njė parti e vogėl pėr tė "mbijetuar" ka tri mundėsi tė vendosura nė renditjen prioritare tė mėposhtme (duke bėrė bilancin avantazhe/dizavantazhe) i) tė kėrkojė opsionin e njė "korrigjimi kombėtar" pa prag legal; ii) tė "amalgohet" me parti tė ngjashme pėr tė formuar "pol", qė mund tė jetė i pėrfaqsuar nė Kuvend dhe iii) tė "shkrihet" me njė nga partitė kryesore. Nė fakt, "shkrirja" nuk ėshtė opsion "mbijetese", duke ēuar nė mbylljen/"vdekjen" e njė partie. Nga "amalgimi" identitetin relativ i njė partie do tė mund tė ruhej nė varėsi tė formės dhe pėrmbajtjes sė aleancės. "Korrigjimi kombėtar" ndryshon filozofinė e sistemit elektoral e pėr rrjedhojė, edhe tė sistemit/konfiguracionit politik. Por ky opsion i paraqitur nė kėtė analziė ėshtė vetėm njė "kėshillė", sepse realisht ka edhe 5 opsione (ndryshime nė sistem dhe taktika) tė tjera pėr tė "mbijetuar" njė parti e vogėl...

