Njė rrugė e publicistikės sė papėrfunduar, Faik Konica, ose etaloni i enciklopedisė qė ecėn
Personazh
“Shqipėria ėshtė njė vend i mrekullueshėm dhe tragjik.”
Kėtė frazė e gjejmė tė shkruar midis shėnimeve qė na ka lėnė Konica pėr kulturėn. Bir i kėtij trualli qė, sipas tij, endet mes mrekullisė dhe tragjizmit historik tė fatit tė tij, te karakteri i Konicės sonė tė madh do tė spikasin shumė herė kėto tipare tė skajshme, tipare kėto qė shumė bukur i ka skicuar Koliqi nė njė thėnie tė tij pėr Faikun: “Zejtar i shkrimit, qi i shėndron fjalėt nė djamanta”. I lindur nė njė familje tė madhe mė 15 mars 1876 nė qytetin e vogėl Konicė pranė maleve tė Pindit, jo shumė larg kufirit tė sotėm shqiptar me atė grek, Faiku, fėmija i shtatė, pas rreth njė dekade, do t’i drejtohej kryeqendrės sė veriut, Shkodrės, ku do tė ndjekė mėsimet pranė kolegjit saverian. Rast i rrallė ky, kur njė fėmijė mysliman ndjek mėsimet pranė njė kolegji katolik. Ndėrsa mė 1890-n, ai shkon nė Francė pėr tė vazhduar studimet nė Lisjė, mė pas nė Karkason e mė vonė do tė regjistrohej nė Universitetin e Dizhonit mė 1895-n, tė cilin e kreu pėr filologji romane. Studimet i pėrfundoi nė Universitetin e Harvardit, pasi kishte pėrvetėsuar frėngjishten mesjetare, latinishten dhe greqishten nė “College de France”.
Faik Konica ėshtė ndėr tė paktėt, ndoshta rasti unik nė historinė e letėrsisė dhe kulturės shqiptare, qė megjithėse fizikisht e ka mbyllur jetėn e vet, vepra i qėndron e hapur. Edhe pse ai filloi tė botojė mė shumė se njė shekull mė parė, pėrsėri nuk ėshtė arritur tė bėhet njė bilanc i plotė e i saktė i trashėgimisė sė tij letrare. Vetė sa ishte gjallė, ai nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr t’i pėrmbledhur shkrimet e veta nė njė vėllim. Nė njė kronikė qė boton te gazeta “Dielli” (mars 1909) shprehet se sė shpejti do tė botojė njė pėrmbledhje nėn titullin “Kandili i kuq”. Por, ky libėr nuk e pa dritėn e botimit as atėherė e as mė vonė. Fatkeqėsisht sot nuk njohim pėrmbajtjen e kėtij vėllimi qė Konica do tė botonte. Konica nė gjithēka qė vepronte ishte i habitshėm. Si edhe nė kėtė ēėshtje: njė personalitet i madh, njė monument i gjallė kulturor dhe atdhetar, ku Faik Konica nuk la asnjė vepėr tė botuar nė gjallje tė vet, pėrveē njė vėllimi qė pėrmban pėrkthime tė pėrrallave arabe “Njėmijė e njė net”, tė cilat ai i solli nė shqip me titullin “Nėn hijen e hurmavet”. Nė bibliografinė e letėrsisė shqiptare, emri i Konicės nuk figuron me asnjė vepėr origjinale tė dalė nga dora e tij.
Konica, pėr fat tė keq shkroi pak letėrsi tė mirėfilltė, por si kritik, eseist, publicist dhe politikan, ai pati ndikim shumė tė fortė nė zhvillimin e kulturės te ne. Me shkrimet e shumta tė botuara nėpėr organe shtypi tė ndryshme dhe mbi tė gjitha tė botuara nė revistėn qė ai e formėsoi e i dha jetė “Albania”, bėri qė kultura shqiptare dhe letėrsia shqipe tė njihej e tė vlerėsohej nė qarqe tė ndryshme nėpėr Europė. Fan Noli ka shkruar pėr revistėn “Albania”: “ėshtė enciklopedia e rilindjes sė kombit shqiptar”.
Faik Konica, nė kohėn e sotme, qėndron mes sė njohurės dhe tė panjohurės. Nuk njohim pothuajse asnjė nga prodhimtaria e Konicės publicist. Konsiderohet “e humbur” komedia “Mustaqet”, qė u shfaq prej njė grupi diletant nė Boston nė vitin 1923, pėrkthimin e veprės sė Shekspirit “Nata e dymbėdhjetė”, si dhe “Reomeo e Zhuljeta”; nuk njohim tregimin “Vallėzimi i shqiptarėve”, fragmente tė “Iliada” dhe “Odisea” qė Konica ka pėrkthyer nga greqishtja e vjetėr dhe sa e sa shkrime, artikuj e libra tė tjerė qė ai ka botuar nėpėr botė apo qė akoma sot ndoshta janė stok nė arkivin e kishės sė Shėn Gjergjit apo edhe nė zyrat e Federatės “Vatra”. Por tė flasim pak pėr Konicėn si publicist.
Faiku e ēmonte shumė kėmbimin e lirė tė ideve. Nė faqet e “Albania”-s, ai kishte rezervuar shtylla, tė cilat i vuri nė dispozicion tė kundėrshtarėve tė tij, tė cilėve u kundėrvihej me zgjuarsi dhe argumente. Konica kritikonte shpėrthimet vulgare apo tė pamotivuara tė nacionalizmit dhe, duke qenė me formim perėndimor, e kishte tė vėshtirė tė pajtohej me romantikun Frashėri. Konica ka shkruar arritjet dhe mangėsitė qė ka krijimtaria naimiane. Edhe pse, sipas Konicės, poezia e Frashėrit ishte e papėrpunuar, Faiku nuk mundohej qė ta zhvishte nga vlerat krijimin e Naimit.
Stili i rrjedhshėm qė pėrdori ai bashkė me Nolin, bėri qė tė perfeksionohej proza e dialektit toskė, e folme kjo qė vite mė vonė do tė ishte baza e gjuhės sė sotme letrare shqipe. Spontaniteti dhe pėrsosmėria e prozės sė Konicės, aprovohet dhe pėlqehet nga tė gjithė. Nga vėllimet qė nė frontespic mbajnė pėr autor emrin e Faik Konicės, pėrmend “Shqipėria, kopsht shkėmbor i Europės Juglindore”, botuar me interesimin e publicistit Qerim Panariti mė 1957-n nė Boston; “Nėn hijen e hurmavet”; “Doktor Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit” etj.
Vepra qė mund tė quhet si pėrfaqėsuese e stilit tė Konicės pa dyshim qė pėrmendet romani i papėrfunduar “Doktor Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit”. Ngjarja qė e shtyu Konicėn pėr tė shkruar kėtė vepėr interesante ėshtė vrasja gabimisht e dy turistėve amerikanė nė afėrsi tė Mamurrasit nė mesin e vitit 1924. Pėr kėtė u ndie edhe njė incident diplomatik mes qeverisė amerikane dhe asaj tė kryesuar nga Fan Noli. Duke shfrytėzuar faktin se kabineti i Nolit u tregua shumė i butė mė Ahmet Zogun (qė mendohej gabimisht se ishte shkaktari i vrasjes sė turistėve), Konica filloi tė shkruajė “Dr. Gjėlpėrėn...” dhe ta botojė atė si fillim pjesė-pjesė nė faqet e “Diellit”, gazetės mė tė madhe tė shqiptarėve tė Amerikės, themelues i sė cilės ishte ai vetė. Pas njė viti, kur Konica i rregulloi marrėdhėniet me pėrfaqėsuesit e Zogut e me atė vetė, e ndėrpreu botimin e ndodhisė sė cilės me aq interes i dha titullin thumbues “Doktor Gjėlpėra...”.
Mendime tė vyera Konica ka dhėnė pėr gjuhėn shqipe, pėr formėsimin e saj dhe karakteret (fonemat). Qė nė vitin 1897, Konica mendon pėr formimin e njė gjuhe kombėtare tė kodifikuar dhe tė njehsuar, e cila do tė shėrbejė mė tej nė perfeksionimin e kulturės dhe shkollės kombėtare. Kėto ide interesante dhe tė ēmuara, Konica i pėrcjell nė faqet e revistės sė tij “Albania”, nė artikullin “Pėr themelimin e njė gjuhe letrarishte shqip”. Propozimi i Konicės pėr njehsimin e alfabetit vinte natyrshėm, sipas tij. Ai sugjeronte zgjidhjen mė tė kuptueshme pėr tė gjithė, shkrirjen dhe pastaj njehsimin shkallė-shkallė tė dialekteve toskė e gegė. Faik Konica ishte partizan i idesė qė gjuha shqipe duhej shkruar me germa latine dhe ishte kundėr propozimeve tė germave arabe etj.
Nėse kthejmė sytė nga profili tjetėr i Konicės, do tė shohim se ai ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė zhvillimin e gazetarisė dhe botimit tė periodikėve nė shqip. Pėrveē botimit tė “enciklopedisė sė Rilindjes” – “Albania” - Konica ka meritėn se formėsoi dhe u dha jetė edhe disa organeve tė tjera tė shtypit shqiptar, si p.sh. shtojca e revistės “Albania”, me titull “Albania e vogėl”, “Trumpeta e Krujės”, “Dielli”, “Shqiptari i Amerikės” etj.
Konica, fituesi i laureatit “Kapela e Lartė e diplomatit tė ditur”, vdiq nė Uashington mė 15 dhjetor 1942 dhe u varros nė varrezat Forest-Hills nė Boston.
Ky ishte polemisti i rreptė me njė qartėsi mendimi qė s’ka shok nė botėn shqiptare, krijuesi me njė bagazh tė jashtėzakonshėm, por qė siē thotė Noli “ēdo punė qė e zente me dorė, nuk e ēonte kurrė nė funt”. Gjithsesi ky mbetet Konica, kolosi i letrave shqipe pėr aq sa i kontribuoi atyre dhe pėr leksionet e vyera qė dha nė drejtim tė shkrimit dhe punimit tė esesė, menyja “new entry” nė vazhdėn e krijimeve shqiptare.
#
