Ėndėrron medalje nė Olimpiadė

Majlinda Kelmendi vazhdon tė jetė prezente nė mediat e fuqishme botėrore. Pėr xhudisten kosovare, kampione e botės nė kategorinė e juniorėve, gjiganti mediatik, BBC, ka prezantuar njė reportazh tė veēantė dyminutėsh, nė projektin World Class, ku janė pėrfshirė sportistėt mė tė njohur botėrorė qė pritet tė marrin pjesė ne Lojėrat Olimpike, Londra 2012.
18-vjeēarja nga Peja ka treguar mė hollėsisht pėr rėndėsinė qė ka ky sport nė jetėn e saj, pėrgatitjet qė po bėn dhe pėr ėndrrėn e saj ta fitojė njė medalje. Ėndrra ime olimpike natyrisht ėshtė tė fitoj medalje. Kjo do tė ishte medalja e parė pėr Kosovėn, por edhe pėr shqiptarėt. Dhe, unė dėshiroj tė jem personi i parė qė do tua sjell shqiptarėve, apo Kosovės, nuk ėshtė shumė me rėndėsi, medaljen e parė. Unė vetėm dua ta rrėmbej atė, ka thėnė Kelmendi pėr BBC.
Televizioni britanik ka qenė prezent nė qendrėn e stėrvitjeve tė Kelmendit nė Pejė. Xhudistja e klubi Ippon ka treguar se sa ėshtė e lidhur me sportin e xhudos. Ajo ka shpjeguar se ndihet mė sė miri kur stėrvit dhe nė kompeticione tė ndryshme.
Xhudo ka rėndėsi tė madhe dhe do tė thotė shumė pėr mua. Jam shumė e sigurt se, po tė mos isha pjesė e kėtij sporti, do tė isha askushi, posaēėrisht nė Kosovė. Unė ushtroj shumė dhe kur fitoj, ndihem shumė mirė, ngase punoj fort. Kur dua tė bėj diēka, mundohem ta bėj dhe e bėj, dhe nuk ma ndien se ēka thonė tė tjerėt. Unė shkoj rrugės sime dhe dėshiroj ta bėj trajnerin dhe familjen time, tė jenė krenarė me mua, nėnvizoi ajo.
Kelmendi tutje thotė se ėshtė mjaft vėshtirė qė nga Kosova tė dalė njė kampion i botės dhe Evropės, derisa ajo ndihet me tė vėrtetė me fat qė e ka afėr dhe punon me njė trajner tė tillė si Driton Kuka, tė cilin e ka falėnderuar nga zemra, pėr punėn qė ka bėrė deri tash pėr Majlindėn, por edhe pėr ekipin nė tėrėsi.
Sipas Kelmendit, sportistet nė Kosovė janė mė tė fuqishme dhe mė tė pėrkushtuara pėr sportin, nė krahasim me djemtė. Kėtu nė Kosovė, femrat janė mė tė fuqishme. Dhe, kur duan tė bėjnė diēka, e bėjnė. Ato punojnė fort kur duan tė bėjnė diēka. Diēka qė djemtė nuk mund ta bėjnė. Ata vetėm dėshirojnė tė dalin jashtė dhe tė rrinė me shoqėri. Ndėrsa, femrat mund ta bėjnė kėtė punė (sportin) mė mirė, ka thėnė nė fund tė projektit, Majlinda Kelmendi.
Po ashtu, BBC-ja ka pėrmendur njė fakt, se politika mund tė jetė pengesė pėr shpresat e sportistėve kosovarė pėr olimpiadėn Londra 2012. Mirėpo, sportistja mė e suksesshme kosovare e pasluftės, Majlinda Kelmendi, sipas tė gjitha gjasave do tė marrė pjesė nė evenimentin mė tė madh tė sportit nė botė, qoftė duke e pėrfaqėsuar Kosovėn, qoftė edhe Shqipėrinė.

