Ronaldo kurorėzon Mourinjon: ėshtė mė i miri
ėshtė njė nga trajnerėt mė tė mirė nė botė, nė mos mė i miri. Stėrvitjet e tij janė spektakolare, ka mentalitet sulmues dhe jam i sigurt qė do tė bėjmė njė sezon tė shkėlqyer, pohoi Ronaldo, duke shtuar se edhe sezoni qė vjen do tė jetė njė luftė mes Realit dhe Barcelonės.
Mund tė jemi mė tė mirė se ata. Kam besim dhe mendoj se i kemi tė gjitha mundėsitė pėr tė fituar, nėnvizoi ylli portugez nė njė konferencė shtypi nė Los Anxheles, menjėherė pasi iu bashkua pjesės tjetėr tė skuadrės nė fazėn pėrgatitore.
Ndėrkaq, 25-vjeēari dėshiron tė mbajė fanellėn me numrin 7, e cila mbahej nga legjenda Raul, tani te Shalke 04. Do tė mė pėlqente dhe jam i sigurt se edhe ai (Rauli g.s) do tė ndjehej krenar sepse kemi tė njėjtėm mėnyrė tė menduari. Besoj se vendimi pėr tu larguar ka qenė i duhuri pėr tė, vijoi ish-lojtari i Manēester Junajtid.

