KSHH: Situata paszgjedhore, e papajtueshme

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu sot shqetėsimin pėr "situatėn paszgjedhore qė u krijua dy ditėt e fundit, pėr shkak tė bllokimeve tė procesit tė numėrimit tė votave nė disa zona, e veçanėrisht nė qarkun e Fierit." "Kjo situatė ėshtė e papajtueshme me tė drejtėn pėr tė votuar dhe respektimin e vullnetit tė popullit, pėrmbushja e tė cilėve pėrbėn standardet themelore pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė Shqipėri," thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė KSHH.
Nė kėtė kuadėr, subjektet zgjedhore duhet tė shprehin qartė zellin e duhur pėr respektimin e kėtyre standardeve, kurse organet zgjedhore kanė detyrė tė zbatojnė ligjin dhe vetėm ligjin, me pėrgjegjėsi tė plotė. Veçanėrisht, njė rol i rėndėsishėm i pėrket Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, i cili duhet tė realizojė tė gjitha detyrat e tij pėr administrimin e kėtij procesi deri nė fund, me objektivitet dhe besueshmėri, thuhet mė tej nė kėtė deklaratė. Kjo organizatė bėri thirrje pėr pėrmbylljen e procesit me shpejtėsinė, korrektėsinė, dhe dinjitetin qė votuesi shqiptar meriton.

