Vazhdon ende "lufta" mes PD-PS pėr kutitė e fundit

Dy partitė mė tė mėdha politike PD-PS vazhdojnė ende "luftėn" pėr tė shpallur rezultatin e zgjedhjeve pėr votat e 44 qendrave tė votimit nė vend. Sipas ECA-s dhe KRRIK rezultojnė 4709 qendra votimi tė numėruara ku Partia Demokratike ka marrė deri tani 68 mandate dhe Partia Socialiste ka marrė 65 mandate. Po sipas ECA-s koalicioni "Aleanca pėr Ndryshim" rezulton se ka marrė 70 mandate, "Bashkimi pėr Ndryshim" ka marrė 66 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste pėr Integrim" posedon 4 mandate. Kėshtu kur ende nuk ka njė rezultat pėrfundimtar dhe se pritet numėrimi i kutive tė fundit beteja mes PD-PS ende vazhdon.

