Scotsman: Vlora, ish-bastion i Enver Hoxhės, por ka raki tė mirė
Skocezėt pranojnė fajin: Gabuam pėr Shqipėrinė, bėmė gafė diplomatike. Shtypi britanik kėrkon falje nė prag tė ndeshjes Flamurtari-Madhėruell
Dash Frashėri
Deklarimi i drejtuesve tė Madhėruellit, klubit skocez qė do tė pėrballet me Flamurtarin nė turin e dytė kualifikues tė Ligės sė Europės, qė u rekomandoi tifozėve tė tij tė mos udhėtojnė drejt Shqipėrisė pėr arsye rreziku, ėshtė konsideruar nga mediat britanike si njė diplomatic gaffe (gafė diplomatike). Lajmi jepet nga gazeta skoceze Scotsman. Ėshtė njė gafė e pastėr diplomatike. Madhėruell FC, tė premten publikoi njė paralajmėrim qė nxiste tifozėt e klubit tė mos udhėtonin drejt Shqipėrisė pėr ndeshjen e Ligės sė Europės. Sipas gazetės nė fjalė, formacioni i Premier Ligės Skoceze tha se kishte marrė paralajmėrime nga Foreign Office (Ministria e Jashtme) dhe policia e Strathclyde, pėr tu rekomanduar fansave tė tyre tė rinė larg nga ndeshja jashtė shtėpisė kundėr Flamurtarit (nė Vlorė). Megjithatė, tė dy organizatat i mohuan pretendimet e klubit nga Lanarkshajr, duke pohuar se askush nuk kishte folur me ta, -shton Scotsman. Lajmi nė fjalė, i postuar nė faqen e klubit tė Madhėruellit, provokoi reagimin e ashpėr tė tifozėve tė tyre tė etur pėr tė ndjekur aventurėn e ekipit tė tyre nė Europė. Gjithsesi, njė zėdhėnėse e Ministrisė sė Jashtme tha, se megjithėse ka zona me njė pėrqindje krimi tė lartė nė Shqipėri, paralajmėrimi i Modhėruellit pėr tė mos u rekomanduar udhėtimin nj njė vend ish-komunist, duhet tė jetė rezultat i njė keqkuptimi informativ. Ajo tha: Madhėruell nuk kontaktoi me ne. Unė e kuptoj se dikush nė klub ka parė faqen tonė nė internet dhe ka marrė prej saj disa informacione. Ka disa zona nė Shqipėri, qė mund tė lidhen me shqetėsimin e tyre, por ne nuk kemi vendosur asnjė lloj zone tė ndaluar kundėr udhėtimit atje. Mendoj se kėtu ka njė lloj keqkuptimi nga moskomunikimi. Nė tė njėjtėn linjė ishin edhe pėrfaqėsuesit e Strathclyde Police, duke thėnė se ata nuk kishin dhėnė asnjė kėshillė tė tillė. Gjithsesi, klubi i Madhėruellit kėmbėngul nė tė tijin. Tifozėt janė tė lirė tė bėjnė ētė duan. Ne mund tė kemi keqkuptuar lajmet e Ministrisė sė Jashtme, por siguria e tifozėve ėshtė supreme. Deklarata jonė ndoshta nuk u shkrua me fjalėt e duhura, por ka pasur qėllime tė mira. Nė fakt, Skotsman shkruan me respekt pėr Flamurtarin, duke theksuar faktin se skuadra vlonjate ka luajtur nė Europė edhe kundėr Barcelonės, gjė qė njė histori tė tillė nuk e ka Madhėruell.
DEKLARATA
ĒFARĖ SHKRUHEJ ATY
Tifozėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm, se nė interes tė sigurisė sė tyre, tė dyja, si Ministria e Jashtme (britanike) ashtu dhe Strathclyde Police, kanė paralajmėruar fansat tė mos udhėtojnė drejt Shqipėrisė javėn e ardhshme. Pėr pasojė, klubi nuk do tė marrė me qira njė ēarter dhe u kėrkon fansave ta konsiderojnė udhėtimin si shumė serioz. Gazeta skoceze ka bėrė njė pėrshkrim interesant tė qytetit tė Vlorės: I vendosur nė gjirin e Vlorės, qyteti ėshtė i rrethuar nga gjelbėrimi dhe korije me ullinj. Ėshtė nė ndėrtim e sipėr njė strehim detar nė bregun e Vlorės dhe njė port i madh tregtar. Rakia, njė pije alkoolike tradicionale e nxjerrė nga rrushi, ėshtė konsideruar si shumė e mirė nė Vlorė. Historia e qytetit tė Vlorės daton nė vitin 600 para Krishtit. Klima ėshtė tipike mesdhetare, me njė tė ftohtė tė lagėsht nė dimėr dhe njė tė nxehtė e verė tė thatė nė verė, ku temperaturat shkojnė edhe 40 gradė celsius gjatė qershorit, korrikut, gushtit dhe shtatorit. Vlora ishte njė bastion i Enver Hoxhės, ish-kryeministrit shqiptar.
Vata: Madhėruell kujdes, Flamurtari ka ndalur Barcelonėn!
Rudi Vata, ish-mbrojtėsi i Sėlltikut nė Skoci, tashmė njė prej agjentėve tė njohur shqiptarė tė FIFA-s, paralajmėroi pėrmes agjencisė britanike BBC, se Madhėruell nuk do ta ketė aspak tė lehtė me Flamurtarin, madje ish-kapiteni i Kombėtares shqiptare pohon se bashkėkombasit e tij janė tė bindur nė fitore. Herėn e fundit qė (Flamurtari) luajti nė Europė, luajti katėr herė kundėr Barcelonės dhe dolėn tė pamundur nė tri ndeshje, - tha Vata. Geri Lineker luajti nė ato takime, ku ndeshjet shkuan 1-1 (nė Vlorė) dhe 1-0 (nė Barcelonė). Fansat shqiptarė mendojnė se tani ėshtė koha pėr tė pasur njė shans tjetėr dhe se ekipi (Flamurtari) mendon se Madhėruell nuk ėshtė njė klub aq i madh. Madhėruell nė fakt, ėshtė gjymtuar nga pėrfundimi i kontratės sė njė numri lojtarėve, dhe nė ndeshjen e parė kundėr Lanelit nė shtėpi pėsoi njė humbje shokuese 1-0, pėrpara se tė rikuperonin me fitoren 3-0 nė ndeshjen e kthimit nė transfertė. Nga ajo ēfarė di nga futbolli shqiptar dhe skocez, mendoj se Madhėruell do tė jetė mė i fuqishėm nga ana fizike dhe kjo do tė jetė njė faktor vendimtar, - tha Vata, njė ish-futbollist i Kombėtares shqiptare. Flamurtari ėshtė njė ekip me lojtar tė rinj, tė cilėt u promovuan nė Ligėn e Parė shqiptare para dy sezonesh. Fitoi Kupėn (e Shqipėrisė), por nuk bėri njė sezon tė madh. Ka disa lojtarė tė rinj tė talentuar, qė u pėlqen tė luajnė futboll, por qė nuk kanė asnjė eksperiencė nė fazėn evropiane. Klubi nuk ka qenė nė Europė prej njė kohė, por herėn e fundit qė ka luajtur e ka bėrė atė shumė mirė dhe ėndėrrojnė ta bėjnė sėrish tani.
Nė sezonin 1985-1986, Flamurtari barazoi 0-0 me Barcelonėn nė Kamp Nou pėr Kupėn UEFA dhe u eliminua nga njė gol i vonshėm nė ndeshjen e dytė (1-1), qė solli edhe eliminimin e vlonjateve nga ky aktivitet. Po nė kėtė Kupė, mė pas, pas eliminimit tė Vismut Aue e Partizanit tė Beogradit, shorti i vendosi vlonjatėt sėrish kundėr katalanasve, fitoi 1-0 nė Vlorė dhe humbi 4-1 nė Barcelonė. Vata pohoi se stadiumi i Flamurtarit do tė jetė i mbushur plot dhe se temperaturat shumė tė larta e tė lagėshta, mund tė ndihmojnė skuadrėn vendase ndaj skocezėve tė mėsuar me temperatura relativisht mė tė freskėta. Flamurtari-Madhėuell do tė luhet, mė 16 korrik 2009, ndėrsa ndeshja e kthimit njė javė mė pas nė Skoci.
Terri, paratė e tundojnė pėr te Siti
Xhon Terri ėshtė duke kėmbėngulur tė takohet me pronarin e Celsit, Roman Abramoviē, pėr tė disktutuar nė lidhje me tė ardhmen e tij te Manēester Siti, qė ka bėrė njė ofertė prej 200 mijė sterlinash nė javė pėr mbrojtėsin e Kombėtares angleze. Celsi ende nuk ka nėnshkruar me ndonjė emėr tė madh gjatė merkatos sė kėsaj vere dhe Terri ka pikėpyetjet e tij nė lidhje me performimin gjatė sezonit tė ardhshėm tė skuadrės sė drejtuar nga italiani Karlo Anēeloti. Siti beson se me njė marrėveshje nė shumėn e 35 milionė sterlinave mund ta bėjė tė tijin njė nga mbrojtėsit mė tė fuqishėm nė Angli dhe nė botė. Terri, kapiteni aktual i Celsit, ka shprehur shqetėsimin e tij nė lidheje me dėshtimet e klubit pėr tė tėrhequr lojtarė tė mėdhenj, ndėrkohė qė ai personalisht ėshtė duke kėrkuar njė rritje page prej 20 mijė sterlinash nė javė, qė do ta ēonte pagėn e tij nė rreth 150 mijė sterlina nė javė, diēka mė pak se ajo qė ai mund tė fitonte te Manēester Siti. Celsi kėrkon ta zgjidhė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur kėtė ēėshtje, pėrpara se skuadra tė udhėtojė drejt Shteteve tė Bashkuara tė enjten e ardhshme, pėr tė kryer fazėn pėrgatitore dhe disa ndeshje miqėsore. Terri, 28 vjeē, nėnshkroi dy vjet mė parė njė kontratė pesėvjeēare, mė tė shtrenjtėn nė historinė e futbollit anglez, por qė u kaluar vitin e kaluar nga shoku i tij i ekipit, Frenk Lampard. Mesfushori anglez u pagua me 140 mijė sterlina nė javė, pasi nėnshkroi njė kontratė tė re vitin e kaluar. Terri takoi Karlo Anēelotin, trajnerin e ri, pėr tė parėn herė ditėn e enjte, me tė cilin foli rreth sezonit tė ardhshėm. Terri foli gjithashtu edhe me Eugene Tenenbaum, drejtorin e klubit, por asnjė ofertė nuk u bė. Mbrojtėsi nuk ka dashur tė bėjė asnjė deklaratė publike rreth pozicionit tė tij, derisa ai tė ketė shansin tė flasė personalisht me Abramoviēin, nė lidhje me planet e klubit. Nga ana tjetėr Manēester Siti shpreson se do tė nėnshkruajė me Karlos Tevezin, sulmuesin argjentinas qė luajti pėr Manēester Junaitid dy sezonet e fundit, ndėrkohė qė Siti hoqi dorė nga sulmuesi i Barcelonės, Samuel Etoo.
Vdes transvestiti i skandalit me Ronaldon
Andre Luiz Albertini, i mbiquajtur Andrea, transvestiti i skandalit me Ronaldon, vdiq dje nė Rio de Zhaneiro. Spitali das Clinicas, atje dhe ku Albertini u shtrua me urgjencė, nuk hdha asnjė shkak pėr vdekjen. Andrea ishte e bėrė e famshme pasi kishte denoncuar nė prill tė vitit tė kaluar Fenomenin se nuk kishte paguar pėr shėrbimin ndaj tij dhe transvestitėt e tjerė, tė cilėt ishin nė automjetin e fuoriklasit brazilian pas njė ndeshjeje tė Flamengos nė Maracana, nė tė cilėn kishte asistuar edhe Roni.
Manēester Siti lodhet nga Samuel Etoo
Manēester Siti braktisi ofertėn e tij pėr Samuel Etoo. Siti i bėri njė ofertė sulmuesit tė Barcelonės pėr njė shumė transferimit 25 milionė sterlina, ndėrkohė qė priste pranimin ose jo tė ofertės pėr njė shumė prej 200 mijė sterlina nė javė. Manēesteri nis javėn e ardhshme pėrgatitjet nė Afrikėn e Jugut. Shefi ekzekutiv i Sitit, Geri Kuk tha: Samuel Etoo ėshtė pa asnjė dyshim njė futbollist cilėsor, por rrethanat pranė tij nuk lejuan aspak kompletimin e marrėveshjes. Ėshtė koha tė ndjekim pista tė tjera. Ne kemi njė plan tė qartė dhe strategjik transferimesh tė cilėn do ta vazhdojmė.
13 Korrik 2009

