Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Presidenti Obama dhe ekonomia amerikane njė vit mė pas

Megjithėse trashėgoi njė situatė mjaft tė vėshtirė, presidenti Barak Obama premtoi tė bėnte tė pamundurėn pėr tė ndrequr ekonominė e tronditur amerikane. Bazuar nė treguesit kryesorė, presidenti duket tė ketė arritur sukses nė stabilizimin e krizės mė tė rėndė finaciare qė nga periudha e depresionit. Por ekspertėt e fianancave thonė se pėrmirėsimi i pamjs ekonomike fsheh statistika sheqėsuese – gati njė nė pesė amerikanė ka humbur punėn ose nuk po kėrkon mė punė. Materiali nė vazhdim i hedh njė vėshtrim ekonomisė amerikane nėn adminstratėn e presidentit Obama. Kur njė numėr rekord njerėzish u mblodhėn atė ditė tė ftohtė janari tė 2009-ės nė kongres, tregjet financiare po pėsonin rėnie tė lirė, dhe ekonomia amerikane humbi 600 mijė vende pune nė njė muaj. Shumė sfiduan tė ftohtit pėr tė dėshmuar historinė, tė tjerė kėrkuan siguri nė njė kohė tepėr tė vėshtirė."Sot, ju them se sfidat me tė cilat pėrballemi janė reale. Ato janė serioze dhe tė shumta. Nuk mund tė zgjidhen lehtė apo nė njė kohė tė shkurtėr. Por ta dini – Amerika do t’i zgjidh problemet."Nė kohėn kur Barak Obama u bė presidenti i 44 i Shteteve tė Bashkuara recesioni i madh kishte shkurtuar mė shumė se 3 milionė vende pune. Nė njė vit, ky numėr do tė dyfishohej.Industria e makinave po dėshtonte, bankat nuk po jepnin hua dhe amerikanė po humbisnin shtėpitė e tyre nė numėr rekord. Pėr tė keqėsuar edhe mė tej kushtet, konsumatorėt, forca kryesore e ekonomisė amerikane, nuk ishin nė gjendje tė shpenzonin. Por njė vit mė vonė, ekonomistja Alice Rivlin thotė se masat agresive tė ndėrmarra nga administrata Obama duket tė kenė ndaluar gjakderdhjen."Atij iu dha njė situatė jashtėzakonisht e vėshtirė dhe mendos se bėri njė punė shumė tė mirė. Pėr tė parandaluar njė kolaps ekonomik, administrata lėvizi me njė plan tė debatueshėm pėr tė shpėtuar bankat qė rrezikoheshin tė falimentonin."Rezerva Federale uli ndjeshėm normat e interesit pėr tė nxitur huadhėnien. Mė pas megjith kundėrshtimet e fuqishme nga republikanėt, kongresi miratoi gati 800 miliardė dollarė paketėn stimuluese pėr tė stabilizuar sistemin financiar dhe pėr tė filluar punėsimin."Tė gjitha kėto masa kanė meritėn pėr faktin se rėnia e lirė nuk vazhdoi dhe ekonomia po stabilizohet dhe shpresojmė tė rritet kėtė vit."Nė fakt, Wall Street-i ka reflektuar njė besim nė rritje duke mbyllur 2009ėn me fitimet mė tė mėdha qė nga viti 2003.Bankat qė morėn ndihmė nga Programi pėr Shpėtimin e Aseteve arritėn fitime tė papritura dhe ripaguan miliarda dollarė hua, duke rezultuar nė njė fitim rekord prej 46 miliardė dollarėsh pėr Rezervėn Federale.Por me ēfarė kostoje?Njė vit pasi presidenti mori detyrėn, papunėsia ėshtė nė nivelin dyshifror dhe deficiti arriti rekodrin prej 1 presje 4 trilionė dollarė.Analisti konservator Ron Haskin nė Institutin Brookings i jep presidentit njė notė tė dobėt pėr politikat e tij tė shpenzimeve megjithėse e pranon se kjo mund tė ketė parandaluar njė katastrofė edhe mė tė madhe."ėshtė njė precedent i rrezikshėm pėr qeverinė tė pėrfshihet kaq shumė nė ekonomi dhe kjo mė shqetėson, por sistemi financiar nuk falimentoi."Edhe nė se ekonomia amerikane rritet nė 2010 dhe mė shumė amerikanė i kthehen punės, si kritikėt edhe pėrkrahėsit e presidentit thonė se vendi pėrballet me sfida mė serioze nė tė ardhmen; rritja e shpejtė e deficitit dhe borxhi kombėtar llogaritet tė jenė mė shumė se 12 trilionė dollarė.Shifra ėshtė 12 me 12 zero pas, ose gati 40 mijė dollarė pėr ēdo burrė, grua apo fėmijė qė jeton nė Shtetet e Bashkuara.  

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator