Speciale 10 “tronditjet” e Europianėve nė vite
10) Disfata e Francės sė Domenekut 2008Franca shkoi nė Euro 2008 me disa luftėtarė tė vjetėr, duke pėrfshirfė edhe Lilian Turam e Klod Makelele, por ende kishte njė skuadėr me yje (Riberi, Henri, Evra). Por fatkeqėsisht kjo skuadėr udhėhiqej nga njė trajner jo kompetent Rajmond Domenek i cili bėri gafa tė shumta nė ekipin e tij. Si rezultat, francezėt u eliminuan qė nė fazėn e grupeve me vetėm njė pikė dhe njė gol tė shėnuar nė tre ndeshje (4-1 nga Hollanda, 2-0 nga Italia dhe 0-0 me Rumaninė). 9) Letonia e vogėl nxjerr nga loja Gjermaninė e madhe 2004Pjesėmarrės pėr herė tė parė nė njė kampionat europian, balltikėt bėnė njė nga tronditjet mė tė mėdha nė historinė e Europianėve. Letonia, lojtari mė i njohur i tė cilės ka qenė ish-dėshtimi i Arsenalit, Igor Stepanovs, ishte skuadra mė e dobėt nė grupin D. Por ndryshe nga parashikimet, ata bėnė njė paraqitje mjaft tė mirė. Pasi humbėn ndeshjen e parė me rezultat tė ngushtė 2-1 pėrballė Ēekisė, ekipit mė tė mirė nė grup, letonezėt tronditėn Europėn (dhe jo vetėm) me njė barazim pa gola nė ndeshjen e dytė ndaj gjermanėve nė Porto (Gjermania vinte si finaliste e Kupės sė Botės 2002). Ekipi balltik u mund 3-0 nga Hollanda nė takimin e tretė, megjithatė gjermanėt do ta mbajnė mend gjatė atė eliminim.8) Ēekia trondit Italinė 1996Gjermania dhe Italia ishin pretendentėt pėr tu kualifikuar nė grupin C dhe gjithēka po shkonte sipas planit pas fitoreve nė ndeshjet e para, pėrkatėsisht ndaj Ēekisė dhe Rusisė. Kundėrshtari i radhės pėr axurrėt ishte Ēekia, qė merrte pjesė nė Europian pėr herė tė parė qė pas ndarjes me Sllovakinė. Trajneri Arrigo Saki kishte kaq besim nė fitore, sa la pjesėn mė tė madhe tė titullarėve nė stol. Por goditja i erdhi nga dy emra tė panjohur, qė mė pas do tė bėheshin yje tė futbollit europian: Pavel Nedved dhe Karel Poborski. Dyshja e re diktoi ndeshjen, Nedvedi realizoi golin e parė dhe frymėzoi pjesėn tjetėr drejt fitores 2-1 pėrballė italianėve me dhjetė lojtarė. Nė takimin e fundit Italia u eliminua pas barazimit pa gola ndaj Gjermanisė, kurse Ēekia vazhdoi rrugėtimin deri nė finale, ku u mund 2-1 nga Gjermania.7) Franca kapitullon nė Paris 1960Franca ka qenė pjesė e dy ndeshjeve mė tė debatuara nė historinė e kampionateve europiane. E para ėshtė gjysmėfinalja klasike kundėr Portugalisė mė 1984 dhe e dyta 24 vite mė parė, nė njė triller me nėntė gola ndaj Jugosllavisė (5-4). Nė fakt, humbja e Francės nuk ishte ēudi, sepse Jugisllavia kishte njė skuadėr tė mirė. Ajo qė tė trondit ėshtė fakti se gjelat kryesonin 4-2 kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi. Por francezėve u rrėshkiti fitorja nga duart, duke e humbur atė takim me rezultatin 5-4.6) Dėshtimi i Francės sė Platinisė 1992Pas pėrjashtimit tė Jugosllavisė, Franca mendohej se ishte favoritja kryesore pėr tė fituar Euro 1992. Ata kishin njė skuadėr tė mrekullueshme, ku pėrfshiheshin Zhan-Pier Papin, Erik Kantona, Didier Deshamps, Loran Blank dhe veteranėt Manuel Amoros dhe Luis Fernandez. Gjelat dhanė sinjalin e parė qė nė fazėn e kualifikueseve, ku i fituan tė gjitha ndeshjet dhe mbėrritėn nė Suedi me njė rekord prej 19 ndeshjesh rresht pa humbje dhe me njė trajner si i madhi Mishel Platini, i cili njė vit mė parė ishte shpallur trajneri mė i mirė nė botė. Por ndodhi e papritura. Francezėt shėnuan vetėm dy gola nė tre ndeshje, tė dy nga Papin dhe u eliminuan pas humbjes 2-1 me Danimarkėn. Njė barazim do ta ēonte Francėn nė gjysmėfinale, por gooli i Lars Elstrup nė minutėn e 78-tė rezultoi fatal.5) Joxer shkon nė Shtutgart 1988Tifozėt anglezė ishin pėrgatitur pėr fitore. Derisa Rei Hougton futi topin nė rrjetė. Kėto janė pak a shumė disa nga fjalėt e tė famshmes kėngė tė Kristi Morit Joxer goes to Stuttgart. Kjo kėngė flet pėr herėn e parė qė Irlanda merrte pjesė nė finalet e njė kampionati europian. Nuk ėshtė vendi kėtu pėr tė pėrshkruar rivalitetin historik midis irlandezėve dhe anglezėve, por mjafton tė themi se irlandezėt janė shumė herė mė tė motivuar kur pėrballė kanė Anglinė. Irlanda shihej thjesht si njė kalimtar midis shumė kombėtareve pjesėmarrėse nė Euro 1988, madje mediat angleze parashikonin goleadė nė pėrballjen Angli-Irlandė. Prandaj fitorja e irlandezėve ishte njė befasi e madhe dhe goli i Hougtonit mbahet mend nga irlandezėt si njė nga momentet mė historike tė kombėtares. 4) Spanja trullos Gjermaninė Perėndimore 1984A ju kujtohen ditėt kur Gjermania gati gjithmonė arrinte nė finalen e njė turneu ndėrkombėtar? Epo, 1984 ishte njė pėrjashtim nga kjo periudhė. Pas Francės organizatore, Gjermania Perėndimore ishte favoritja e dytė pėr tė fituar Euro 1984. Gjermanėt kishin nė pėrbėrje emra tė njohur, Harald Shumaker, Hans-Peter Brigel, Karl-Hainz Rumenige, Lotar Mateus, Pier Litbarsiki e tė tjerė. Pas njė barazimi pa gola dhe fitores 2-1 me Rumaninė, gjermanėve u mjaftonte vetėm njė barazim me Spanjėn pėr tė kaluar nė gjysmėfinale. Edhe pse spanjollėt humbėn njė penallti, Gjermania ishte dominuese dhe goditi dy herė shtyllėn. Por nė minutėn e 90-tė mbrojtėsi Antonio Maceda, me njė gjuajtje me kokė, i bėri gjermanėt tė provojnė shijen e hidhur tė atij ilaēi qė vetė e kishin shpikur, humbjen nė minutėn e fundit. 3) Perandoria Gjermane kapet mat nga Ēekia 1976Nuk ka dyshim se ekipi mė i mirė europian nė vitet 70 ishte Gjermania Perėndimore. Ata fituan Euro 1972 dhe Kupėn e Botės 1974, e pėrfunduan tė tretėt Kupėn e Botės 1970 dhe ishin pjesė e lavdisė europiane nė vitin 1976. Me emra tė mėdhenj nė pėrbėrje, midis tė cilėve Gerd Myler, Gjermania Perėndimore mendohej se nuk do ta kishte aspak tė vėshtirė pėrballė Ēekosllovakisė pa emra tė njohur. Nė finale ata barazuan rezultatin nė 2-2 nė minutėn e fundit dhe pas kohės shtesė, ekipet iu drejtuan pikės sė bardhė. Por pėr habinė e tė gjithėve ishin ēekosllovakėt ata qė dolėn triumfues me rezultatin 5-3. E paharrueshme penalltia e tė famshmit Antonin Panenka me njė parabėl tė lehtė nė mes tė portės. Ēekosllovakia kishte mposhtur 3-1 nė gjysmėfinale edhe Hollandėn e tė madhit Johan Krujf.2) Dinamiti danez 1992Ky ishte epiteti i kombėtares sė Danimarkės nė mes tė viteve 1980, nė pėrbėrje tė sė cilės ishte edhe Majkėll Laudrup dhe qė arriti nė finalet e Euro 84 dhe nė Kupėn e Botės 86. Por nė fillim tė viteve 90 shumė prej yjeve nuk ishin mė, ndėrkohė qė Laudrup nuk pranonte tė luante. Tashmė Danimarka kishte njė skuadėr nėn mesataren, e cila nuk u kualifikua as nė Euro 88 dhe as nė Kupėne e Botės 1990. Danezėt nuk ia dolėn as nė Euro 1992, pasi pėrfunduan tė dytėt nė grup, pas kombėtares mė nė formė tė momentit, Jugosllavisė. Por nė prag tė Europianit, Jugosllavia u dėnua pėr tė mos marrė pjesė nė kėtė veprimtari, pėr arsye politike qė kishin tė bėnin me luftėrat e saj nė Ballkan. Nė vend tė saj hyri Danimarka, e cila mė pas habiti mbarė botėn, duke u shpallur kampione. Danimarka mundi nė grup Francėn e yjeve me rezultatin 2-1 dhe nė gjysmėfinale heroi Peter Shmajkėll i priti penalltinė Van Bastenit, duke kualifikuar danezėt nė finale, ku mundėn 2-0 Gjermaninė. 1) Vetėtima Greqi 2004Arsyeja pse suksesi i Danimarkės mė 1992 nuk renditet nė krye, ėshtė pikėrisht Greqia nė vitin 2004. Para kėtij viti grekėt kishin arritur tė kualifikohen vetėm nė dy veprimtari tė rėndėsishme: Euro 1980 dhe nė Kupėn e Botės 1994. Nė kėto kompeticione ballkanasit luajtėn gjithsej gjashtė ndeshje, pesė prej tė cilave i humbėn dhe barazuan tjetrėn, duke shėnuar vetėm njė gol dhe pėsuar 14. Kombėtarja e 2004, e drejtuar nga gjermani Oto Rehagel, nuk kishte asnjė emėr tė njohur nė pėrbėrje. Dhe vetėm Letonia shihej si mė pak favorite se Greqia nė fillim. Por Mbreti Oto pėrsosi njė plan loje fantastik, duke e organizuar skuadrėn nė prapavijė duke bėrė presing dhe duke goditur kundėrshtarin nė momente hutimi. Grekėt ishin nė njė grup me Portugalinė organizatore, tė cilėn e mposhtėn nė takimin hapės, si edhe me Spanjėn. Nė ēerekfinale kombėtarja greke mundi 1-0 Francėn, qė mbante kurorėn e kampiones. Ishte radha e Ēekisė ta pėsonte nė gjysmėfinale me njė Golden Gol dhe nė fund Greqia e pėrfundoi aty ku e nisi, duke mundur 1-0 Portugalinė me gol tė Angelos Haristeas.start/goal.com

