Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Kryeministri: Kompromisi, konform Kushtetutes

Kryeministri Sali Berisha, e vleresoi si pozitiv rikthimin e deputeteve socialiste ne komisionet parlamentare dhe shqyrtimin e djeshem ne Komisionin e Ligjeve te nismave ligjore te PS-se. "Uroj dhe deshiroj, me sinqeritet, qe ne diskutimin e nisur ne Komisionin e Ligjeve te predominoje shpirti i kompromisit dhe te procedohet me vendimet e duhura, ne perputhje te plote me Kushtetuten, me ligjet e vendit, por edhe ne kompromis me opozites, te ciles ne i kemi premtuar", u shpreh dje kryeministri, duke vleresuar keshtu dialogun me paleve por nga ana tjeter duke ritheksuar qendrimin e tij dhe te mazhorances, se propozimet do te shqyrtohen ne perputhje me Kushtetuten. Duke lene te kuptohet keshtu qartazi se zbatimi i Kushtetutes dhe ligjeve, nuk mund te jete kurrsesi hapja e kutive te votimit. Sipas kryeministrit, afatet jane percaktuese per stabilitetin e zgjedhjeve dhe stabiliteti i zgjedhjeve eshte stabiliteti i vendit dhe i demokracise, por ne tregojme gjeresine me te madhe. Ndaj ai permendi disa oferta qe ai i ka bere opozites, me qellimin me te mire per t'i mundesuar asaj nje pozicion dhe nje qendrim te ri. "Nuk ekziston nje mazhorance qe t'i thote opozites hartoji te gjitha amendamentet dhe une t'i votoje me kushtin e vetem qe te kene nje ekspertize nderkombetare, ekziston nje mazhorance qe t'i thote opozites dergo te gjitha provat ne prokurori dhe ne nuk pretendojme asnje afat, ndonese ne zgjedhje ka nje afat", theksoi kryeministri. Sipas tij, opozita ka listuar nje seri kerkesash, ndersa mazhoranca ka bere nje seri ofertash dhe kompromisesh te ndershme. Disa prej te cilave, Berisha i quajti si te paprecedente ne historine e Evropes, duke permendur se asnje prej atyre qe merr persiper te lexojne legjislacione nuk do te gjeje kurre nje komision pakice dhe shumice, sic jemi ne te vendosur te ngreme komisionin e opozites.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator