PS kthehet ne komisione, debate per projektligjet Rozeta Rapushi
Nis me debate ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, shqyrtimi i nismave te selise roze per ndryshimin e ligjit per komisionet hetimore dhe hapjen e kutive te votimit. Ndonese ne mbledhjen e djeshme deputetet socialiste, vetem prezantuan iniciativat ligjore, qe sipas tyre do te nxjerrin vendin nga kriza, anetaret e djathte te Komisionit, u shprehen skeptike ne faktin se nismat prekin vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe kompetencat e organeve te drejtesise, si gjykata dhe prokuroria. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri duke prezantuar nismen e PS-se, u shpreh se miratimi i tyre do t'i jape zgjidhje krizes politike ne vend. "Keto projektligje do t'i japin zgjidhje krizes politike, qe qendrimi i mazhorances e rendoi edhe me shume. Propozimet tona si per komisionet hetimore ashtu edhe hapjen dhe rinumerimin e fleteve te votimit, ne rast se kerkohet nga forcat politike, jane ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi", argumentoi Gjiknuri. Sipas tij, ne asnje rast socialistet nuk kerkojne qe dalin mbi ligjin apo cenojne vendimet e gjykatave. Perkundrazi sipas Gjiknurit, keto projektligje, do t'i japin mundesine cdo humbesi ne zgjedhje, qe te cojne deri ne fund hetimin e tyre per zgjedhjet, pa cenuar Kushtetuten. Menjehere pas mbrojtjes se Gjiknurit, deputetet demokrate nisen nga pyetjet. Eduard Halimi, u kerkoi te majteve te shpjegojne nese bie ndesh kjo nisme ligjore, me vendimet e dhena me pare nga Gjykata Kushtetuese per te drejten e fushes se veprimit te komisioneve hetimore. "Gjykata Kushtetuese ka vendosur si parim qe me ceshtje te tilla te merret prokuroria dhe Parlamenti nuk mund te hetoje ceshtje qe nuk i perkasin. Mos po dilni mbi kete vendim", pyeti Halimi. Por teper i bindur, Gjiknuri tha se ne asnje rresht te projektligjeve te dorezuara, Partia Socialiste nuk del mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese, aq me pak te shkele mbi kufizimet e bera. "Cdo nen i propozuar eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe vendimet e dhena. Gjate hartimit te ketyre nismave, i kemi marre parasysh te gjitha", sqaroi Gjiknuri. Pavaresisht pergjigjeve te socialistit, kritika nepermjet pyetjes u bene edhe nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, ndonese komisioni po i shqyrton me seriozitet nismat e PS-se, duhet te qartesohet nese ato bien ndesh me Kushtetuten apo vendimet e Gjykates Kushtetuese. Diskutimet konkrete mes paleve, do te zhvillohen ne mbledhjen e sotme. Pikerisht ne kete mbledhje, pritet te qartesohet edhe qendrimi i deputeteve demokrate ne komision, te cilet i shprehen rezervat e tyre te para qe ne mbledhjen e djeshme. Per keto nisma do te kete dy relatore. Nje i Partise Demokratike, Viktor Gumi dhe nje i Partise Socialiste, Saimir Tahiri. Debati ne Komisionin e Ligjeve mes PD e PS Damian Gjiknuri: Situata politike eshte ne krize te thelle, krize e cila ka ardhur per shkak te deformimit te vullnetit te zgjedhesve me 28 qershor. Miratimi i projektligjeve te Partise Socialiste, i japin zgjidhje perfundimtare krizes dhe nuk synojne ndryshime te rezultatit te zgjedhjeve dhe as nuk i bejne te pavlefshme ato. Projektligjet synojne vetem hetim dhe transparence. Ilir Rusmali: Brenda Partise Socialiste eshte aluduar per rreth 70 mije persona te cilet nuk kane votuar, por ne emer te tyre kane votuar te tjere diten e zgjedhjeve. Jemi perpara nje elementi te qarte kriminal. Mendoni qe rruga duhet te jete gjithsesi rruga e hetimit parlamentar? Rruga nepermjet ketij projektligji. Damian Gjiknuri: Per cfare duhet te hetoje komisioni hetimor? A ekziston ky fenomen? A ka ndikuar tek procesi zgjedhor? A jane perdorur keto lloj kartash? Pastaj se kush i ka prodhuar keto karta, kush kane qene individet te cilet mund te kene hetuar per keto karta te falsifikuara, kjo mund te behet nje ceshtje qe i takon hetimit penal. Enkelejd Alibeaj: Mendoni ju se ketu nuk jemi para nje vleresimi te tille se ky ligj me te gjitha te mirat qe sjell mund te aplikohet vetem ne te ardhmen dhe vetem per ngjarje qe ndodhin ne te ardhmen. Damian Gjiknuri: Ne qofte se mbetet ceshtja ketu besoj se do ishte problemi me absurd per kete krize politike per te cilen ne jemi mbledhur ketu dhe kerkojme t'i japim zgjidhje. Edi Paloka: Ju keni thene qe komisioni me shumice votash mund te vendose hapjen e kutive dhe te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar... etj. Keni parasysh ketu edhe rastet kur ka nje vendim gjykate qe e ndalon kete? Damian Gjiknuri: Nuk e di te kete nje vendim gjyqesor qe thote se hapen ose nuk hapen kutite. Nuk ka asnje vendim. Nismat e PS, ligj per hetimin dhe hetim per 28 qershorin Ne diten e pare qe shkelen ne Kuvend, me 25 shkurt, deputetet socialiste depozituan dy nisma ligjore qe lidhen me hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive te votimit. Nje prej nismave ka te beje me kerkesen per ngritjen e nje Komisioni parlamentar Hetimor, per te hetuar shkeljet e ligjit, te ndodhura gjate pergatitjes dhe zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Ne relacionin perkates, thuhet se permbajtja e objektit te hetimit parlamentar qe duan te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave etj. Nisma e dyte ka te beje me ligjin "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", qe sipas tyre eshte nje nisme legjislative e cila synon ngritjen e nje komisioni parlamentar te posacem, te kryesuar dhe me shumicen e anetareve nga opozita, qe do te hetoje mbi dyshimet ne lidhje me shkeljet e ligjeve dhe akteve nenligjore qe rregullojne procesin zgjedhor, parregullsite ne procesin e numerimit, shperdorimin e pasurive publike dhe angazhimin e detyruar te punonjesve te administrates publike per fushatat zgjedhore, etj.

