Kthehej ne shtepi, perplas koken pas rreshkitjes dhe vdes ne spital
Durres- Kthehej per ne shtepi, por perplas koken ne asfalt pas nje krize epilepsie dhe vdes ne spital i moshuari. Asqeri Sulo, 69 vjec, ka nderruar jete mbremjen e se dieles ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. I ndjeri banues ne lagjen nr. 7 te Durresit, ka pesuar nje aksident disa vjet me pare qe e kishte lene me pasoja te renda dhe kriza epilepsie te vazhdueshme. Burime zyrtare te policise se qytetit bregdetar, njoftuan dje se i moshuari kishte dale nga shtepia e vajzes se tij S. H., po ne kete qytet, per t'u kthyer ne shtepine e tij. Por perpara pallatit, ne lagjen nr. 7, mesohet se ka rreshkitur duke u goditur ne pjesen e pasme te kokes. I demtuari eshte derguar ne spitalin e Durresit, ku dhe i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Nje dite me pas gjendja e tij eshte perkeqesuar dhe mjeket e kane transportuar me urgjence per mjekim te specializuar ne kryeqytet, ku pas disa oresh nderroi jete. Nga veprimet e para hetimore dhe marrja ne pyetje e familjareve, rezultoi se qe prej disa vitesh, kohe ne te cilen i ndjeri ishte aksidentuar nga nje automjet, vuante nga semundje epileptike dhe depresioni. Gjithsesi hetimet po i vijon prokuroria vendore deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.

