Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

“Prestigjatori i cirkut”

Eno Bozdo

Me njė gjest teatral e dramatik, z.Ruēi gjatė fjalės sė tij nė Kuvendin e Shqipėrisė, nxori nga xhepi tre karta identiteti tė ..."falsifikuara" - sipas tij. Pastaj, me shpejtėsinė e njė prestigjatori cirku, sa hap e mbyll sytė, tė tre kartat e "falsifikuara" i futi pėrsėri nė xhep, duke mos i dhėnė kohė askujt tė kuptonte vėrtetėsinė e deklaratės sė tij. Pėr mė tepėr, kėrkesės sė shumė deputetėve tė maxhorancės pėr tė parė me sytė e tyre kėto "prova tė falsifikimit", ai jo vetėm qė nuk iu pėrgjigj, por nė traditėn mė tė mirė tė njė prestigjatori cirku, nėnqeshi pa dhėnė pėrgjigje, duke ikur dhe lėnė foltoren (skenėn). Pėr nga tempizmi i ngjarjes, pėr nga mimika e pėrdorur, pėr nga toni i zėrit (sigurisht dramatik) i denoncimit tė "falsifikimit", z.Ruēi luajti mrekullisht pjesėn e tij tė "prestigjatorit tė cirkut". Vetėsiguria e aktrimit tė tij nėnkupton domosdoshmėrisht qė ai e kishte kaluar disa herė kėtė skenar me veten e tij, ndoshta pėrpara pasqyrės apo ndoshta pėrpara kryetarit dhe kryesisė sė partisė tė tij. Por, ndėrsa njė prestigjator cirku merr duartrokitje tė merituara nga salla pėr numrin e realizuar, ajo ēka la mbrapa ky numėr me shije tė keqe ishte minimalisht njė ndjenjė keqardhjeje tė thellė pėr nivelin mjeran qė prezanton kryetari i grupit parlamentar tė opozitės.
Ky numėr cirku, sigurisht qė ishte i mirė paramenduar. Nėn moton e "denoncimit tė manipulimeve" hipotetike tė zgjedhjeve, kėsaj radhe guximi i kėtij prestigjatori vajti mė larg: ai sulmoi njė dokument shumė tė rėndėsishėm tė shtetit shqiptar, kartėn e identitetit.
Kjo kartė, sipas vlerėsimeve tė ekspertėve tė Bashkimit Evropian prezanton ndoshta nivelin mė tė lartė tė sigurisė nė Evropė, pėr sa i pėrket dokumenteve tė identifikimit. Sė bashku me Regjistrin e Gjendjes Civile, ajo pėrbėn nė njė binom shumė tė fortė, pėr sa i pėrket aftėsisė sė shtetit shqiptar pėr tė kontrolluar territorin e tij kombėtar, si dhe flukset hyrėse e dalėse tė shtetasve tė tij nė kohė tė menjėhershme. Ekspertėt konfirmojnė njėzėri se Karta e Identitetit, jo vetėm qė ėshtė e sigurt, por ėshtė absolutisht e pafalsifikueshme nė sistem. E them kėtė(pa pretenduar ta njoh nė thellėsi kėtė lėndė) sepse tė dhėnat individuale tė shėnuara nė kartė, sė bashku me aftėsinė e sistemit pėr tė kontrolluar dhe eliminuar ēdo mundėsi pėrsėritjeje (pra falsifikimi) e bėjnė tė pamundur pėr tė njėjtin person qė tė ketė dy karta identiteti tė rregullta me emra te ndryshėm. Z. Ruēi dhe partia e tij, gjatė tetė viteve qė ishte nė qeverisje tė vendit, provoi jo pak por minimalisht tre here tė ndryshme tė prodhonte karta identiteti me njė cilėsi tė lartė dhe me njė sistem qė ndalonte falsifikimin. Pėr mė tepėr, ndėrsa qeveriste vendin nė kėto vite, Partia Socialiste deklaroi disa herė pėr reformimin e sistemit tė Gjendjes Civile dhe Regjistrit tė Zgjedhėsve. Rezultati: asgjė prej gjėje, tetė vite tė shkuara kot, disa dhjetėra miliona euro tė hedhura dėm dhe asnjė pėrgjegjėsi morale e politike nga kjo forcė pėr kėto dėshtime tė rėnda dhe tė njėpasnjėshme. Pra, a mundet qė z. Ruēi, nė emėr tė Partisė Socialistė tė hedhė baltė mbi kėtė dokument? Moralisht jo, por mesa duket tashmė e ka bėrė kėtė gjė.
Dikush mund tė pyesė, ēfarė ekzaktėsisht "prestigjatori i cirkut" Ruēi u tregoi shqiptarėve? ėshtė shumė e vėshtirė t`i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje, por sigurisht ato tre karta nuk ishin karta tė falsifikuara nė sistem, por diēka tjetėr. Pėr ta kuptuar mė thjesht, ėshtė njėsoj sikur njė deputet i maxhorancės tė dalė me njė fotografi shumė komprometuese tė z. Ruēi. Nė fotografi z. Ruēi mund tė ishte i armatosur me njė pushkė snajper, duke qėlluar mbi demonstruesit e Shkodrės nė 2 prill tė vitit 1991, apo mund tė ishte duke drejtuar grupet paramilitare tė jugut nė vėrėn e vitit 1997 kundėr institucioneve tė shtetit. Nė fund tė fundit, nė kėto kohėra ai kishte mundėsinė ta bėnte kėtė gjė. A do tė ishte kjo gjė etike, pra denoncim bazuar mbi njė fotografi ndoshta tė "manipuluar grafikisht"? Sigurisht qė jo, por z. Ruēi, me veprimin e tij pohon tė kundėrtėn.
Megjithatė, nė thelb tė kėtij sulmi tė pėrllogaritur nuk ėshtė thjesht ēėshtja e disa "kartave tė falsifikuara grafikisht". Sulmi ka qenė i mirė pėrgatitur dhe i mirė studiuar. Sulmit, i ėshtė dhėnė njė rėndėsi shumė e madhe nga kupola politike e Partisė Socialiste, pėrderisa kjo pėrgjegjėsi iu ngarkua Z. Ruēi. Sulmi, nė fund tė fundit, synon tė minojė nė themel besimin e shqiptarėve e sidomos tė ndėrkombėtarėve, nė cilėsinė dhe sigurinė e dokumenteve tona tė identitetit. Nėse pikėrisht nė kėtė kohė opozita "denoncon" kėtė fakt, atėherė a ka arsye mė tė mirė pėr tė ngritur dyshimin e arsyeshėm mbi mospėrgatitjen e Shqipėrisė pėr tė pėrfituar nga procesi i liberalizimit tė vizave? Pra, me pak fjalė, sulmi kundėr kartave tė identitetit ka pėr qėllim kryesor t'u tregojė partnerėve tanė se ne nuk meritojmė liberalizimin e vizave, sepse shqiptarėt, Shteti dhe Qeveria e tyre, nuk janė tė aftė tė prodhojnė dokumente tė sigurta identifikimi dhe tė kontrollojnė kufijtė, dhe pėr mė tepėr, meqenėse edhe pasaportat biometrike kanė nė bazė tė tyre tė njėjtin proces dhe software, atėherė edhe kėto pasaporta janė absolutisht tė falsifikueshme. Pra, me pak fjalė, Qeveria shqiptare nuk ėshtė e pėrgatitur, as sot dhe as mot, e ndoshta kurrė, pėr tė pėrfituar nga procesi i liberalizimit tė vizave.
Nė kėtė mėnyrė, z. Ruēi por edhe partia qė ai pėrfaqėson, po u ofron tė gjithė skeptikėve evropiane (qė pėr fat tė keq nuk janė pak, pėr arsye nga mė tė ndryshmet) njė alibi perfekte, pėr tė shtyrė nė kalendat greke kėtė proces jetik pėr tė gjithė vendin. Ne fund tė fundit, pėrderisa Partia Socialiste "denoncon", atėherė diēka tė vėrtetė ka kėtu(!), sepse kjo parti ėshtė anėtare e Partisė Evropiane Socialiste, pėrfaqėson thuajse gjysmėn e elektoratit shqiptar, ėshtė e njohur ndėrkombėtarisht etj, etj..
ėshtė shumė e rėndėsishme tashmė qė kėtij "numri cirku" t`i shkohet deri nė fund. Nė mėnyrė tė pashmangshme Prokuroria duhet tė detyrojė "qytetarin Ruci" tė dorėzojė pranė saj, me cilėsinė e provės kriminale, tre kartat qė ai valėviti nė Kuvend. Prokuroria e Pėrgjithshme duhet me shumė shpejtėsi tė hetojė kėtė fakt, dhe tė vėrtetojė nėse kartat e identitetit dhe sistemi i tyre ėshtė i falsifikuar, apo bėhet fjalė pėr fotokopje qesharake qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me kartat e vėrteta tė identitetit. Rezultatet e kėtij hetimi duhet tė bėhen publike pėr tė gjithė, sa mė parė tė jetė e mundur, duke shpresuar kėshtu tė ndreqim deklaratėn e papėrgjegjshme dhe tė dėmshme, me anė tė sė cilės Partia Socialiste dhe kryetari i grupit parlamentar tė saj u pėrpoq tė njolloste Shtetin shqiptar dhe dokumentin thelbėsor tė identifikimit tė shtetasve tė tij.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator