Kupa e Anglisė, Ēelsi dhe Aston Vila nė gjysmėfinale
ēelsi dhe Aston Vila do tė pėrballen me njėra-tjetrėn nė gjysmėfinalen e Kupės sė Anglisė. Blutė e Londrės arritėn tė eliminonin nė takimin e djeshėm Stoke Sitin falė golave tė Frank Lampard nė minutėn e 35-tė dhe Xhon Terri nė minutėn e 67-tė. Karlo Anēeloti luajti me skuadrėn mė tė mirė tė mundshme duke mos toleruar nė kėto kompeticione dhe pse si objektiv primar i skuadrės sė tij ėshtė Champions League dhe Premier League. Ndėrsa Aston Vila mundi nė tranfertė Reading me rezultatin 4-2. Pėr t’u theksuar ka qenė fakti se pjesa e parė e ndeshjes pėrfundoi 2-0 pėr vendasit falė golave tė Long (25’ dhe 42’). Nė pjesėn e dytė erdhi edhe kundėrpėrgjigja e Vilės e cila shėnoi 4 gola me anė tė Joung (47’) dhe norvegjezit Xhon Kerju, i cili sigloi njė tripletė (51', 57', 90'). Kėshtu nė gjysmėfinale ēelsi do tė ketė pėrballė Aston Vilėn ndėrsa gjysmėfinalja tjetėr do tė diskutohet mes Totenhamit dhe Portsmuthit.

