Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Pėrgjimet 2010, kėrkesat nė gjykatė janė nė rritje

Organet e hetimit, ndihmė pėr teknikėn nė 50-100 raste mė tepėr vit pas viti

Mė shumė se 70 kėrkesa pėr lejimin e pėrgjimeve janė dėrguar nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda gjatė dy muajve tė parė tė vitit 2010. Thuajse mbi 80 pėr qind e kėrkesave janė pranuar, pasi strukturat e hetimit tė krimeve kanė bindur prokurorin dhe mė pas ky i fundit gjykatėn pėr tė dhėnė leje pėr realizimin e tyre. Nga statistikat gjatė vitit 2009 kemi pasur 583 kėrkesa pėr tė marrė tė drejtėn e pėrgjimeve. Gjithsesi, numri i kėrkesave tė bėra vitin qė shkoi ishte mė i madh se ato tė bėra nė vitin 2008, ku statistikat tregojnė pėr 500 kėrkesa, nga tė cilat plot 495 janė shqyrtuar. Nė vitin 2007 u bėnė 459 kėrkesa, tė gjitha tė shqyrtuara. Ndryshimet e bėra nė fund tė vitit 2009, nė ligjin nr.9157, “Pėr Pėrgjimin e Telekomunikacioneve” neneve 6/1 dhe 8 pritet tė rritin numrin e kėrkesave pėr pėrgjime. Dhjetėra grupe kriminale janė vėnė nė pranga falė veprimeve tė pėrgjimit me anė tė pajisjeve tė instaluara nė vende tė caktuara, tė autorizuara e tė kontrolluara. Mjaft komunikime janė pėrgjuar e regjistruar dhe mė pas janė mbajtur procesverbale pėr transkriptimet e bisedave tė pėrgjuara. Kjo ėshtė njė nga mėnyrat mė tė suksesshme qė strukturat e hetimit tė krimit pėrdorin pėr tė dokumentuar veprimtarinė e grupeve kriminale. Ligji pėrcakton procedurat qė duhet tė ndiqen pėr pėrgjimin e telekomunikimeve nga institucione shtetėrore informative tė krijuara me ligj pėr realizimin e detyrave tė tyre, si dhe rregullat qė duhet tė ndjekin personat e ngarkuar me pėrgjimin.

Vendimet

Qėndrimi pozitiv i gjykatės, pra dhėnia e lejes pėr pėrgjime ka ēuar nė pranga mjaft elementė kriminalė, apo persona tė dyshuar si anėtarė tė grupeve kriminale qė operonin nė fushėn e trafiqeve. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, pėrgjimet e bisedave telefonike janė metoda mė e suksesshme e pėrdorur pėr dokumentim e veprimtarive kriminale. Pėrgjimet shkojnė nė gjykatė si “top sekret” dhe kėrkesat dhe vendimet pėr to mbahen nė dosje tė veēanta. Ato referohen nga prokurori dhe mė pas marrin aprovimin ose jo tė gjyqtarit qė shqyrton ligjshmėrinė e tyre. Faktet kanė treguar se jo gjithnjė pėrgjimet janė vlerėsuar si tė ligjshme. Togat e zeza e detyrojnė pėrfaqėsuesin e akuzės tė paraqesė kėrkesėn nė pėrputhje dhe respekt tė plotė tė ligjit tė pėrgjimeve. Nuk kanė munguar edhe rastet kur gjykata vendos tė rrėzojė kėrkesėn e prokurorisė. Referuar statistikave tė njė viti mė parė, refuzimet e kėrkesave janė vetėm pak nė krahasim me numrin e pėrgjithshėm tė paraqitur nė gjykatė. Vitin e kaluar, pas miratimit tė kėtyre kėrkesave kanė nisur pėrgjimet pėr shumė persona tė cilėt dyshohej se ushtronin aktivitet kriminal, por duhej tė kryhej dokumentimi me prova tė besueshme qė mė pas tė realizohej arrestimi i tyre. Provat e mbledhura me anė tė pėrgjimeve tė bisedave telefonike janė pėrdorur pėr ta si tė pakontestueshme, nė marrjen e masės sė arrestit me burg dhe mė pas, ato dhe tė tjera, i kanė lėnė me “gisht nė gojė” trafikantėt. Pėrgjimet mund tė kryhen edhe kur tė pandehurit ndodhen nė ambientet e paraburgimit dhe arrestimi i tyre ėshtė bėrė pikėrisht pas dokumentimit tė aktivitetit tė tyre kriminal. Pas kėrkesės sė prokurorit ose organit tė interesuar, gjykata autorizon pėrgjimin me vendim tė argumentuar nė pėrputhje me ligjin, kur ai ėshtė i domosdoshėm pėr vazhdimin e hetimeve tė filluara dhe vetėm atėherė kur ka prova tė mjaftueshme pėr vėrtetimin e akuzės. Nė rastet e situatave emergjente, prokurori, me kėrkesė verbale tė drejtuesit tė institucionit qė kryhen hetime, tė pėrcaktuar sipas nenit 6 tė ligjit, urdhėron me shkrim realizimin teknik tė procesit tė pėrgjimit. Urdhri regjistrohet menjėherė nė evidenca. Me regjistrimin e urdhrit, specialistet e Sektorit tė Pėrgjimeve realizojnė procesin e pėrgjimit. Brenda 24 orėve nga fillimi i pėrgjimit, institucioni shtetėror informativ qė ka bėrė kėrkesėn, i paraqet organit tė akuzės kėrkesėn e rregullt me shkrim, e cila pėrmban arsyet e veprimeve emergjente sė bashku me komunikimin e pėrgjuar tė zbardhur. Mbi kėtė bazė merret vendimi pėrkatės pėr vazhdimin ose ndėrprerjen e pėrgjimit. Tė gjitha vendimet e pėrgjimit janė tė vlefshme pėr njė periudhe deri nė tre muaj. Pėr ēdo zgjatje tė kėtij afati, institucioni shtetėror informativ paraqet nė prokurori njė kėrkesė sė bashku me materialin e deriatėhershėm tė zbardhur. ēdo zgjatje afati nuk mund tė jetė mė tepėr se tre muaj.

Dokumentacioni

Organet qė kanė realizuar pėrgjimin e autorizuar i dorėzojnė menjėherė dokumentacionin e grumbulluar prokurorit dhe brenda disa ditėve ato depozitohen nė sekretari bashkė me aktet qė kanė urdhėruar, autorizuar, vleftėsuar dhe zgjatur pėrgjimin nė rast se ka ndodhur kjo e fundit. Vetėm nė rastin kur nga depozitimi mund tė dėmtohen hetimet, gjykata autorizon pėrfaqėsuesin e akuzės qė ta shtyjė ndėrmarrjen e veprimit tė mėsipėrm deri nė pėrfundimin e hetimeve paraprake. Avokati i personit tė pėrgjuar vihet menjėherė nė dijeni pėr depozitimin nė sekretari tė materialeve tė pėrgjimit dhe kanė tė drejtė tė dėgjojnė regjistrimet apo lexojnė zbardhjen e bisedave. Gjykata, pasi dėgjon prokurorin dhe avokatin e tė pandehurit, vendos tė heqė regjistrimet tė cilat klasifikohen si tė ndaluara pėr t’u pėrdorur, ndėrsa urdhėron transkriptimin e plotė tė regjistrimeve qė konsiderohen tė vlefshme. Regjistrimet e zbardhura futen nė dosjen e gjykimit, ndėrsa avokatit i jepet njė fotokopje e tyre.

Vendimi qė autorizon pėrgjimin tregon mėnyrėn e kryerjes dhe kohėzgjatjen e veprimeve, e cila nuk mund tė kalojė afatin e pėrcaktuar. Ky afat, me kėrkesė tė prokurorit, mund tė zgjatet nga gjykata sa herė ėshtė e nevojshme pėr procesin. Pėr kryerjen e pėrgjimit, prokurori vepron vetė ose me anėn e njė oficeri tė policisė gjyqėsore. Nė regjistrin qė mbahet nė prokurori shėnohen aktet qė urdhėrojnė, autorizojnė, vleftėsojnė ose zgjasin pėrgjimet, si dhe fillimin e mbarimin e veprimeve tė ēdo pėrgjimi.

#

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator