Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Kutitė zbresin nė komision, Rama-Berisha replikojnė nė distancė

Mazhoranca paralajmėroi dje amendimin e propozimeve tė opozitės

Deputetėt, anėtarė tė Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, si tė Partisė Demokratike ashtu edhe tė Partisė Socialiste janė nė pritje tė urdhrave politikė pėr tė proceduar mė tej me projektligjin e paraqitur nga opozita pėr ndryshimin e ligjit aktual mbi komisionet hetimore. Dje ka rėnė sipari i dramės qė nis shfaqjen nė Kuvend me titull “nė kėrkim tė konsensusit” dhe nė orėt e paradites ka filluar vetėm akti i parė qė ėshtė zhvilluar nė sallėn “Pjetėr Arbnori”. Si asnjėherė tjetėr, Komisioni i Ligjeve ishte i plotėsuar totalisht edhe me anėtarėt e opozitės, tė cilėt janė vėnė pėrballė kolegėve tė tyre tė mazhorancės, ndėrsa kryetari Rusmali nė krye tė vendit ka mbajtur ekuilibrin. Por, nuk kishte nevojė, pasi nė takimin e djeshėm vetėm sa janė ndezur motorėt. Pak orė pasi komisioni i ligjeve nisi nga puna pėr tė diskutuar dy nismat ligjore tė PS-sė pėr hapjen e kutive, kryeministri Berisha bėri tė ditur se mazhoranca nuk do tė bėjė mė asnjė lėshim. “Uroj dhe dėshiroj, me sinqeritet, qė nė diskutimin e nisur sot nė Komisionin e Ligjeve tė predominojė shpirti i kompromisit dhe tė procedohet me vendimet e duhura, nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn, me ligjet e vendit, por edhe nė kompromis me opozitės, tė cilės ne i kemi premtuar. Duhet tė informoni ēdo qytetar, sepse ēdo shqiptare dhe shqiptar duhet ta dijė se nė rast se opozita ka listuar njė seri kėrkesash, mazhoranca ka listuar njė seri ofertash dhe kompromisesh tė ndershme”, deklaroi Berisha. Sakaq, kreu i socialistėve Edi Rama u shpreh se kutitė ku sipas tij fshihet vota e vėrtetė, nuk janė pronė e qeverisė, por e qytetarėve qė shprehen vullnetin e tyre mė 28 qershor. “Politika ka ngecur tek kutitė sepse aty janė rrėnjėt e krizės. Aty grinden dy palė. Ne nuk kėrkojmė njė tė drejtė prone dhe pala tjetėr nuk mund t’i mbajė peng ato sepse s’do qė t’ia japė opozitės. Nė ato kuti janė shpresat dhe aspiratat e atyre qė mė 28 qershor hodhėn nė letėr shprehjen e njė vullneti sovran, qė ėshtė vullneti i popullit. Nėse qeveria merr votėn kur qytetari s’ja jep, atėherė marrėdhėnia qeveri-qytetar kthehet nė njė marrėdhėnie tė tjetėrsuar”, pohoi Rama. Sakaq, gjatė komisionit tė ligjeve, mazhoranca nuk e ka kundėrshtuar fuqishėm draftin e socialistėve, por me anė tė pyetjeve ka bėrė tė ditur me xhentilesė qė thelbin e projektligjit do ta amendojė. Dje ėshtė prezantuar vetėm nisma e PS-sė nga deputeti Damian Gjiknuri dhe mė pas ėshtė vendosur qė tė caktohen dy relatorė, pėrkatėsisht: Saimir Tahiri nga PS-ja dhe Viktor Gumi nga PD-ja, tė cilėt do tė duhet tė pėrgatisin relacionin, i cili parimisht duhet tė jetė njė dhe i arritur me konsensus ose dy relacione tė ndara. Mbledhja e djeshme ka pasur si panoramė vetėm paraqitjen e argumenteve nga Gjiknuri dhe pyetjet “me spec” nga ana e disa deputetėve tė PD-sė, ku spikaste ish-zv.ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi. Nė fillim tė punimeve tė komisionit Gjiknuri e cilėsoi situatėn politike nė krizė tė thellė, krizė e cila, sipas PS-sė, ka ardhur pėr shkak tė deformimit tė vullnetit tė zgjedhėsve mė 28 qershor. Gjiknuri tha mė tej se miratimi i projektligjeve tė PS-sė i jep zgjidhje pėrfundimtare krizės dhe nuk synon ndryshime tė rezultatit tė zgjedhjeve dhe as nuk i bėn tė pavlefshme ato. Gjiknuri theksoi se pėrcaktimi me ligj i objektit tė komisioneve hetimore dhe pėr transparencėn e zgjedhjeve krijon vetėm njė mundėsi pėr legjislativin, por nuk prek nė asnjė rast rezultatin apo vendimet e marra nga institucionet qė administrojnė zgjedhjet. Nė pyetjet e tyre, Halimi dhe Paloka kanė bėrė tė ditur se komisionet hetimore nuk duhet tė shkelin vendimin e Gjykatės Kushtetuese, e cila ka vendosur qė legjislativi nuk duhet tė marrė kompetencat e prokurorisė.

#

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator