Mozaiku i Orfeut shpallet monument kulture
Projekti ėshtė zbuluar nė bodrumin e njė shtėpie private nė vitin 1988
Mozaiku i Orfeut nė qytetin e Durrėsit i shtohet listės sė monumenteve tė kulturės. I zbuluar nė bodrumin e njė shtėpie private nė vitin 1988, gjatė kėtyre viteve mozaiku ka qenė thuajse i fshehtė. “Me njohjen si monument kulture, mozaiku do tė bėhet i vizitueshėm pėr qytetarėt durrsakė, pėr turistėt e huaj dhe vendas qė kalojnė nėpėr Durrės”, ėshtė shprehur drejtori i Drejtorisė Rajonale tė Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės nė Durrės, Ermion Arapi. Ky mozaik ėshtė zbuluar nė lagjen 9 tė qytetit bregdetar, te Lagjja e Re. Gjatė kėtyre 22 viteve, mozaiku ka qėndruar i fshehur dhe njėkohėsisht i ruajtur nė bodrumin e shtėpisė private, ndėrsa pėrmes njė marrėveshjeje me familjen qė e mban, do tė bėhet i vizitueshėm. Nė librin “Durrėsi” tė arkeologut durrsak Afrim Hoti, thuhet se gėrmimet arkeologjike kanė nxjerrė nė dritė vetėm njė pjesė tė kėsaj vepre qė prezanton figurėn e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Monumenti i fundit qė i shtohet listės sė objekteve tė rėndėsishme tė kulturės dhe historisė, ndonėse ai ėshtė konsideruar i tillė dhe para shpalljes, ėshtė punuar me gurė kubikė polikrom nė teknikėn opus tasselatum. Ngjyrat qė mbizotėrojnė nė mozaik janė e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e zeza, por janė pėrdorur dhe tė tjera. Sipas arkeologut Hoti ka shumė mundėsi qė nė kėtė rast figura e Orfeut tė jetė paraqitur si personifikim i figurės sė Krishtit. “Pasuria e figurave dhe realizimi i tij artistik na bėn ta vlerėsojmė kėtė mozaik si punim me vlera tė rralla brenda gjinisė sė tij. Mozaiku duhet tė jetė punuar aty nga fundi i shekullit III pas Krishtit”, thotė Hoti. Nė Durrės, qytet, dhe periferitė e tij, janė zbuluar disa nga mozaikėt mė tė bukur nė vend, tė cilėt i pėrkasin periudhave tė ndryshme historike. Pėrveē mozaikut tė njohur “Bukuroshja e Durrėsit” qė i pėrket shek. IV para Krishtit dhe ėshtė ekspozuar nė Muzeun Kombėtar Historik nė Tiranė, i vizitueshėm ėshtė dhe mozaiku i Amfiteatrit, qė vetėm nė raste tė veēanta hapet, dhe ai i bazilikės sė Arapajt. Ndėrkohė mozaiku i Hipokampit ose Kalit tė Detit, ai i Pallatit tė Sportit, mozaiku pranė depos sė ujit etj., do tė ngelen tė konservuar, nė pritje tė njė kohe tjetėr dhe tė tė tjera kushteve pėr ekspozim.
#
