Thirrė-Kalimash, njė galeri do tė hapet nė mes tė majit
Autoritetet ndalojnė ēdo lėvizje deri nė mbylljen e punimeve
Burime tė brendshme tė kompanisė qė po ndėrton tunelin Thirrė-Kalimash, thonė se galeritė janė betonuar gati plotėsisht dhe sė shpejti mund tė vihen nė funksionim. Askush nuk jep njė datė tė saktė, aq mė tepėr kur tashmė edhe lėvizjet aty janė kufizuar shumė, por mendohet se muaji maj do tė shėnojė pėrfundimin e punimeve, duke shėnuar ndoshta edhe fillimin e epokės sė autostradės. Njė pohim tė tillė, ndonėse konfidencialisht, e bėri edhe njė drejtues i lartė nė Ministrinė Transporteve. “Mesi i muajit maj, ndoshta data 15, do tė shėnojė hapjen e galerisė jugore”, tha zyrtari, i cili u referohej informacioneve nga tuneli. Nga ana tjetėr, edhe pas kėtij momenti, punimet aty do tė vazhdojnė nė tunelin e veriut, pėr tė cilin do tė ketė ndoshta po aq komente sa edhe pėr atė tė jugut.
I hapur pėr njerėz “tė rėndėsishėm”Tuneli i Kalimashit nuk ėshtė mbyllur asnjė ditė pėr pushtetarėt dhe rastet e emergjencave shėndetėsore. Shembja e galerisė jugore nė fund tė vitit tė shkuar krijoi jo vetėm njė mal me interpretime, por edhe njė vakum nė ritmin e pėrditshėm tė punės, duke bėrė qė galeria veriore tė mbetej pothuajse e lirė. Pas shembjes sė galerisė jugore, ndėrtuesit mbushėn me inerte deri nė gjysmėn e harkut galerinė e veriut, pėr t’i bėrė ballė presionit tė tokės, por mbi tė automjetet kalonin pa vėshtirėsi. Mėsohet se tuneli ėshtė shfrytėzuar nga autoritetet vendore tė rajonit tė Kukėsit, policia, urgjenca e spitalit, si dhe vetė punėtorėt e tunelit. Pėrveē kėtyre, nė raste tė caktuara menaxheri i tunelit, S.Alkan, ka lėshuar urdhra me njė pėrdorim pėr persona tė caktuar tė medias apo personalitete publike etj. Madje edhe vetė punėtorėt kanė kaluar vetėm mbasi kanė marrė nga Alkan njė letėr pėr tė depėrtuar nė tunel. Burime pranė menaxherit thonė se kjo ka qenė njė marrėveshje mirėsjelljeje informale mes grupit tė sigurisė sė tunelit, menaxherit dhe policisė, pėrderisa punimet nuk janė penguar dhe nuk ka pasur telashe.
Abuzimi me lejet e kalimitShpesh herė ėshtė abuzuar me lejet e kalimit, duke i shumėfishuar dhe ripėrdorur. Njė polic i shėrbimit nė portėn veriore tha pėr gazetėn “Shqip” se ai ka toleruar rastet e emergjencave shėndetėsore, apo edhe rastet e biznesmenėve tė cilėt mund tė kishin edhe letra tė falsifikuara, sepse, siē tha ai, “nuk ishte e lehtė tė kontaktoje me Alkanin dhe nuk mund t’i merrje letėr nėse nuk kishte motive tė forta bindėse, njė arsye shėndetėsore pėr shembull, qė do tė futnin nė linjė edhe zyrtarė tė lartė”. Ai shtoi se nuk ka qenė nė detyrėn e tyre, tė policisė, tė verifikojnė vėrtetėsinė e letrave dhe se nuk besonte qė ky fakt t’i ketė shqetėsuar menaxherėt e tunelit.
Personat me leje vodhėn tunelinDuket se nuk kanė qenė pėrsėritjet e lejeve apo shumėfishimi i tyre pėr tė kaluar tunelin shkaku qė e ka ēuar menaxherin Alkan tė pezullojė ēdo hyrje-dalje nė tunel, deri nė pėrfundimin e tij tė plotė. Shkaku i vėrtetė kanė qenė vjedhjet. Persona tė caktuar kanė vjedhur nė tunel ēfarė kanė mundur, duke ngarkuar bagazhet e makinave, edhe pse kishin hyrė, pėr shembull pėr emergjencė shėndetėsore. Vetė menaxherėt kanė thėnė se vjedhja u bė shkak qė askush mė tė mos kalojė nė tunel, pėrjashtuar njė kategori tė caktuar, shumė tė kufizuar njerėzish. Dy javė mė parė, nė brendėsi tė tunelit janė vjedhur disa bateri tė fadromave tė firmės, si dhe vegla pune tė ndryshme nga persona qė kanė pasur leje pėr tė depėrtuar nė anėn tjetėr. Vjedhjet nė tunel kanė ndodhur edhe mė herėt dhe janė denoncuar nė policinė e Kukėsit. Kjo e fundit pohon se para tri javėsh ka arrestuar dy persona nga Kukėsi, tė cilėt kishin vjedhur mė shumė se 40 tonė hekur nga tuneli me anė tė njė kamioni. Por vjedhjet e baterive tė makinave tė firmės “Bechtel-Enka” ende nuk kanė autorė. Njė burim tjetėr nga radhėt e punėtorėve tė sigurisė sė tunelit tregon se shkak pėr “acarimin” e gjendjes ėshtė bėrė edhe kalimi me forcė i njė juristi nga Kukėsi, i cili u ka bėrė presion policėve tė shėrbimit qė tė mos e kthenin mbrapsht. Pas kėtyre rasteve policia e rendit dhe vetė kompania ndėrtuese kanė vėnė postbllok qė nė Fushė Dukagjin, 7 km larg tunelit.
#
