Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Futbolli shqiptar, 12 vjet nėn “Dikta-Dukėn”

Armand Duka, me 49 vota nga 65 delegatė me tė drejtė vote nė Asamblenė Zgjedhore tė FSHF-sė rizgjidhet pėr herė tė tretė president i Federatės Shqiptare, duke qenė ai “mbreti” i futbollit shqiptar deri nė vitin e largėt 2014. Pra, 12 vjet rresht topi shqiptar do tė shkelmohet nga biznesmeni Duka. Dy rivalėt e tjerė tė “diktatorit Duka”, Refik Halili dhe Rudi Vata, morėn pėrkatėsisht 15 vota dhe Rudi Vata, 1 votė. Njė pjesė e madhe e personave qė pėrfaqėsonin klubet dhe qė kishin tė drejtė vote nė Asamble, ishin akomoduar qė mbrėmė nė Durrės, ashtu si e gjithė administrata e FSHF-sė. Armand Duka ėshtė zgjedhur president i FSHF-sė nga viti 2002, kur pasoi ish-presidentin Miēo Papadhopulli, sot i rreshtuar me kritikėt e butė tė Dukės. Armand Duka nė mandatin e parė kishte mundur Mehdi Bushatin (2002); nė tė dytin (51 vota), nė vitin 2006, Salvador Kaēajn (1 votė) dhe Edmond Haxhinė (16 vota) dhe nė tė tretin, nė vitin 2010, Rudi Vatėn (1 votė) dhe Refik Halilin (15). “Tė drejtosh Federatėn Shqiptare tė Futbollit nuk ėshtė e lehtė. Futbolli shqiptar ka problemet e veta, por unė mendoj se me mbėshtjetjen e tė gjitha palėve, Asamblesė dhe njė bashkėpunim tė ngushtė me Komitetin e ri Ekzekutiv, besoj se do tė arrijmė ta ēojmė pėrpara futbollin nė kėto katėr vitet (tė ardhshme). Nė tė njėjtėn kohė unė dėshiroj t’i falėnderoj dhe t’i garantoj se kam mbajtur shėnim vėrejtjet, le tė themi jo tė kundėrshtarėve, por tė bashkėpunėtorėve tė mi qė ishin nė garė (pėr president) dhe t’i implementoj ato nė punėn time tė katėr viteve (tė ardhshme). Nuk e konsideroj njė ndėrprerje tė punės time, por njė vazhdim tė saj”, - tha Duka pas konfirmimit si president i FSHF-sė.

PUNIMET
Asambleja njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė sportit nė vend, u zhvillua nėn masa tė rrepta sigurie nė qytetin e Durrėsit. Katėr gardhe policėsh qė nga hyrja e hotelit “Adriatik” e deri te salla e punimeve u angazhuan pėr tė shmangur ndonjė konflikt tė mundshėm. Nė Asamble kanė marrė pjesė dhe pėrshėndetur edhe Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Agim Fagu, zėvendėsprpesidenti i FIFA-s dhe UEFA-s, Angel Maria Vilar. Duka e pėrshėndeti Asamblene me njė pėrshendetje nė emėr tė futbollistit Panajot Pano qe u shua pak kohe me pare nga njė semundje. Mė pas me konsensus seanca u drejtua nga Presidenti i Apolonisė Koēo Kokėdhima. Pas raportit tė Komitetit Ekzekutiv tė mbajtur nga Presidenti Armand Duka, Asambleja miratoi raportin financiar dhe atė tė kompanisė audite. Njė nga ēėshtjet e para qė zgjidhet ėshtė ajo pėr zgjedhjen e Komisionit tė Verifikimit dhe Numėrimit tė Votave, mė pas lexohet raporti i presidentit mbi veprimtarinė e Komitetit Ekzekutiv. Pas miratimit tė pasqyrave financiare, raportit tė auditimit dhe buxhetit pėr 2010, nis zgjidhja e presidentit tė FSHF-sė dhe e anėtarėve tė Komitetit Ekzekutiv. Pėrsa u pėrket procedurave tė votimit, nė Asamble votuan gjithsej 65 delegatė dhe njė kandidat, qė tė shpallet fitues, duhet tė marrė 2/3 e votave, pra 44 tė tilla, ndėrkohė qė Duka morrin praktikisht 49 vota (ose 75.6 pėr qind tė votave). 12 klubet e Superligės kishin nga njė votė, pas vendimit tė Asamblesė sė 12 nėntorit 2008. Votat e tjera ndahen nė 16 pėr Kategorinė e Parė, 25 pėr tė dytėn, 8 votat e Sektorit Amator, dhe 4 tė shoqatave tė mjekėve, trajnerėve, arbitrave dhe minifutbollit. Nė lidhje me anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv, njė kandidat qė tė fitojė duhet tė marrė 50 % + 1 tė votave.


DUKA
Nė fjalėn e tij, Presidenti aktual Armando Duka u shpreh se gjatė edicionit tė kaluar kombėtarja shqiptare ka arritur disa rezultate tė paharrueshme dhe nisur nga puna serioze e stafit tė Kuzhe ai kėrkoi pėrsėri votėn e anėtarėve pjesėmarrės. “Gjatė edicionit tė kaluar arritėm rezultate tė spikatura, barazimet nė Portugali kanė qenė rezultate tė paharruara, por jemi tė ndėrgjegjshėm qė tifozeria e kombėtares kėrkon mė shumė dhe ne jemi tė vetėdijshėm pėr tė bėrė njė punė serioze. Stafi qe ka ngritur trajneri Kuzhe premton shumė edhe pėr tė ardhmen. Edhe ekipi i shpresave premton shumė, me sjelljen nė skenėn e futbollit tė disa emrave tė rinj”- deklaroi Duka. Ajo qė duket nga rezultatet e votimit, gara pėr Armando Dukėn ka qenė mė shumė njė lojė me njė portė: “E konsideroj dhe vėrtetė e vlerėsoj shumė, kam filluar qė tani tė mendoj pėr detyrat qė na presin, pėr problemet qė ngriti kjo asamble, pėr problemet dhe kritikat qė kanė ngritur konkurrentėt qė sė bashku ti minimizojmė, tė zhvillojmė futbollin dhe tė kemi rezultate sa mė shumė nė tė gjitha fushat e lojės sonė tė bukur nė kampionatin kombėtar, nė paraqitjen e ekipeve kombėtare, nė afrimin e sa mė shumė fėmijėve nė futboll. Edhe njėherė dua t’ju falėnderoja shumė konkurrentėt, i garantoj ata qė do ti pėrfshijmė nė platformė mendimet, kritikat dhe vėrejtjet e tyre pėr tė mirėn e futbollit. Faleminderit edhe njėherė, ju ftoj qė sė bashku tė kontribuojmė maksimalisht pėr futbollin nė kėto katėr vite“- u shpreh Presidenti i FSHF. Pas pėrfundimit tė saj, Presidenti Armand Duka, zėvendėspresidenti i FIFA-s dhe UEFA-s, Angel Maria Vilar dhe pėrfaqėsuesja e FIFA-s, Eva Pasquier dhanė njė konferencė pėr shtyp.

HALILI-VATA
Kandidati mė i fortė nga opozita doli Refik Halili, me 15 vota, pra tė 15 klubeve, pasi parimi i votimi parakuptonte njė klub njė votė. “E thashė nė fjalimin tim nė Asamble se unė zgjedhjet do ti njoh, pasi mu dukėn zgjedhje shumė normale dhe tė pastra. Pėrsa i pėrket mėnyrės se si vazhdoi votimi, them se ishte njė votim i sinqertė, i pastėr, njerėzit ishin tė lirė. Kandidati tjetėr humbės, Rudi Vata, tha: “Shpresoj qė presidenti aktual i porsazgjedhur tė punojė mė mirė. Unė do tė vazhdoj punėn time, qė lidhet gjithmonė me futbollin. Nė asamble u pasqyrua qartė ideja e secilit kandidat. Ēdo gjė shkoi qetė. Shpresoj qė tė kemi njė zgjedhje tė mirė, tė drejtė e sportive. Do ta pranoj humbjen. Nė futboll ėshtė pjesė e lojės. Jeta ime do tė vazhdojė pranė futbollit. Jam i zhgėnjyer nga disa klube”


Diplomati Duka

“Edhe njėherė dua t’ju falėnderoja shumė konkurrentėt, i garantoj ata qė do ti pėrfshijmė nė platformė mendimet, kritikat dhe vėrejtjet e tyre pėr tė mirėn e futbollit. Faleminderit edhe njėherė, ju ftoj qė sė bashku tė kontribuojmė maksimalisht pėr futbollin nė kėto katėr vite“- u shpreh Presidenti i FSHF.


Fitore e ngjashmė

Armand Duka ėshtė zgjedhur president i FSHF-sė nga viti 2002, kur pasoi ish-presidentin Miēo Papadhopulli, sot i rreshtuar me kritikėt e butė tė Dukės. Armand Duka nė mandatin e parė kishte mundur Mehdi Bushatin (2002); nė tė dytin (51 vota), nė vitin 2006, Salvador Kaēajn (1 votė) dhe Edmond Haxhinė (16 vota) dhe nė tė tretin, nė vitin 2010, Rudi Vatėn (1 votė) dhe Refik Halilin (15).


TRI FITORET E DUKĖS DHE RIVALĖT

2002
Armand Duka
Mehdi Bushati

2006
Armand Duka
Salvador Kaēaj
Edmond Haxhia

2010
Armand Duka
Refik Halili
Rudi Vata

KOMITETI I RI EKZEKUTIV
Armand Duka (President i FSHF-sė)
Bujar Kasmi (i rizgjedhur)
Lutfi Nuriu (i rizgjedhur)
Arben Dervishaj (i rizgjedhur)
Skėnder Hyka (i rizgjedhur)
Muhedin Targaj (i rizgjedhur)
Pjerin Fushaj (i ri)
Abdyl Kuriu (i ri)
Artan Hajdari (i ri)
Alfred Ziaji (i ri)
Tahir Kastrati (Kreu i shoqatės sė gjyqtarėve)


KOMITETI I VJETĖR

U rizgjodhėn
Armand Duka
Bujar Kasmi
Lutfi Nuriu
Skėnder Hyka
Muhedin Targaj
Arben Dervishaj
Tahir Kastrati

Nuk u rizgjodhėn
Medin Zhega
Gjergji Thaka
Mehdi Bushati
Kreshnik Cipi

Starova: “Si erdhi Duka nė botėn e futbollit”

Armand Duka ishte njė njeri i panjohur mė parė nė botėn e futbollit, por me kandidimin e tij te pare ai arriti t’ imponohej Asamblesė Zgjedhore (2002 duke marre shumicėn e votave nė raport me kandidatin tjėtėr, Mehdi Bushatin. Por si erdhi Duka nė majėn e futbollit shqiptar. Ish-sekretari i FSHF-sė, Starova, tregon: "Njė nga pėrkrahėsit qė i kanė dhėnė suport Dukės isha dhe unė, pavarėsisht se Duka nuk kishte lidhje me futbollin. Pėrse? Nisur edhe nga fakti se ne kishim president Miēo Papadhopullin (sot president nderi i FSHF-se), atėherė nė pension, por me kontribute si sportist e teknik. Ne kėrkuam qė tė kishim pėrkrahjen edhe tė njė njeriu qė tė bėnte me biznesin". Por nė ngjitjen me "ashensor" te biznesmenit qė kontrollon disa nga kompanitė me te mėdha nė vend ndikoi edhe njė faktor shumė domethėnės. "Koincidencė ishte edhe fakti qė vėllai i tij ishte ministėr i Bujqėsisė (Agron Duka) dhe prej tij ne pėrfituam tokėn nė Kamėz ku ėshtė ngritur Kompleksi Sportiv i FSHF-sė. Nė atė kohe erdhėn nė Shqipėri, Blater (president i FIFA-s) dhe Platini (atėherė zėvendėspresident i FIFA-s) dhe vendosem qė projekti "Goal" tė zbatohej ne qytetin "Studenti", por njė rektor nuk pyeti as pėr kryeministrin e asaj kohe, (Ilir) Metėn, dhe as pėr kryetarin e Bashkisė, Edi Rama. E kishte shteti pėr detyrim ta gjente tokėn, ndėrkohė qė FIFA jepte vetėm paratė".
Botuar nė gazetėn “Albania”, 4 prill 2008


Fundi i hidhur i sekretareve ne epoken "Duka"

Sulejman Starova ishte nje sekretar i plotfuqishėm ne Federatėn Shqiptare te Futbollit. Ai pasoi Eduard Dervishin, i pari sekretar i FSHF-se, i cili pati nje konflikt te hapur me qeverine e djathte te Berishes. Sekretarja e Shtetit e Sportit, Marjeta Zace kerkoi shkarkimin e tij, por Dervishi(sot i punesuar ne federaten spanjolle), nje njohes i mire i legjislacionit sportiv te asaj kohe dhe me marredhenie te shkelqyera ne "oborret" FIFA-s e UEFA-s arriti te siguroje mbeshtetje te fuqishme nderkombetare. Kokefortesia e shtetit solli edhe pezullimin e per here te pare te Shqiperise ne vitin 1996, por qe u ndroq me nje levizje te zgjuar te kryeministrit te asaj kohe, Aleksander Meksi. Pas Sulejman Staroves (i vetelarguar), perkohesisht atributet e sekretarit i mori Arben Bici (nje njeri i ardhur ne kohen e Dukes), per tu bere me pas sekretar i Federates. Pas Asamblese se dyte se FSHF-se (2006), Duka perzgjodhi avokatin Roland Mici, si sekretar te ri. Mici, nje jurist me ide dhe bonsens praktik, synoi reformimin e shpejte te federates, por me pas ra viktime e nje intrige te rendomte te korridoreve te ngushta te FSHF-se. Pas me shume se nje viti ne detyren e larte, avokati i njohur dhe shume i kursyer ne deklarimet e tij dha doreheqjen, e cila u miratua me pas nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se. Arben Bici rimori frenat e zyrės sė sekretarit, pėr t’ia dorėzuar mė pas ēelėsat, Eduard Prodanit, i cili ėshtė dhe sot e kėsaj dite. Prodani njihet per prakticizmin e tij.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 09 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator