Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Gjukanovic flet pėr raportet e Malit tė Zi me Serbinė

Problemi i Serbisė me Malin e Zi nuk ėshtė marrdhėnia qė kemi me Kosovėn, por problem thelbėsor ėshtė se ajo ende nuk ėshtė pajtuar me tė drejtėn e Malit tė Zi qė vet tė vendos. Kėshtu shprehet nė njė intervistė pėr Televizionin publik tė Malit tė Zi, Kryeministri Millo Gjukanoviē duke shtuar se pavarėsisht qė Serbia zyrtarisht flet ndryshe problem kryesor ėshtė se ata nuk mund tė pajtohen dot qė Mali i Zi ėshtė i pavarur.

"Problemi i dytė ėshtė se Serbia pretendon pozicionin e liderit nė rajon, por qė dikush tė bėhet lider duhet tė zgjidhė ēėshtjen e kriminelėve tė luftės, tė zgjidhė nėse ata qė kanė kryer krime nė Srebrenicė janė heronjė apo kriminel, dhe tė tregoj shkathtėsi mė tė mėdha nė zhvillimin e marrėdhėnieve me fqinjėt," tha Kryeministri i Malit tė Zi duke vlerėsuar se problemi qė aktualisht ėshtė nė mes tė Serbisė dhe rajonit ėshtė se Serbia ka probleme me tė gjitha shtetet: Kroacinė, Bosnje Herecegovinėn, Kosovėn, Maqedoninė dhe Malin e Zi.

"Pėrkundėr qėllimit tė Serbisė qė tė bėhet lider nė rajon, ajo kohė pas kohe, me sjellje tė pakuptimta shnėdrrohet nė kundėrshtinė e saj, por pėr fat tė mirė, jo me pasoja si nė vitet ’90-tė tė shekullit tė kaluar" tha Gjukanoviē duke ju pėrgjigjur edhe akuzave tė Beogradit zyrtar pas aksionit tė koduar “Luftėtari ballkanik” pėr kapjen e tė dyshuarėve pėr trafik droge, ku Mali i Zi u quajt shtet kriminal.

“Tė dyshuarit pėr trafik droge janė shtetas tė Serbisė, ata u arrestuan nė Beograd dhe Kragujevc, ndėrsa paratė i kanė legalizuar nė Serbi, dhe njė pjesė shumė tė vogėl nė Mal tė Zi,”pėrfundoi kryeministri Gjukanoviē duke pranuar se disa prej tyre kanė qėndruar pėrkohėsisht nė Mal tė Zi por kjo nuk ėshtė aryseja qė Mali i Zi tė quhet shtet kriminal.

Agim Popoci < I mƫparshmi

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator