Nis sot nė Elbasan Festivali Folklorik i Kėngės Qytetare
Nė qytetin e Elbasanit starton sot edicioni i 10- tė i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombėtar i Kėngės Qytetare. Elbasani ėshtė qyteti organizator i shtatė edicioneve tė Kėngės Popullore Qytetare. Kėshtu nė prag tė Ditės sė Verės, Elbasanit i shtohet njė tjetėr festė muzikore, qė do tė zhvillohet 11 dhe 12 mars. Qyteti i Elbasanit njihet pėr bukurinė e kėngės
qytetare dhe pėrcjelljen e saj ndėr breza. Qė mė vitet 1850 ėshtė fillesa e kėngės qytetare, kur filluan tė mblidheshin ndėr festa e kėndonin jo vetėm nė qytet, por edhe nė rrethina. Emėrtimi i parė i kėtyre kėngėve ishte Kėngė tė vjetra. Mė sė miri kėto kėngė i pėrcolli Isuf Myzyri nė fillim tė shekullit 20-tė dhe pas tij vėllezėrit Zena, qė vunė themelet e Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan dhe nė Shqipėrinė e Mesme si dhe Albert Tafani, Suzana Qatipi, Zeliha Sina, Flutura Hida, Mustafa Mehja e shumė tė tjerė. Nė qytetin e Elbasanit ėshtė edhe fillesa e festivaleve tė kėngės qytetare. Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike, organizatore dhe menaxhuese e festivaleve folklorike tipologjike kombėtare, tashmė ka njė pėrvojė mbi 15-vjeēare nė ketė drejtim. Nė bashkėpunim me Bashkinė e Elbasanit, janė marrė masat paraprake qė festivali tė jetė nė nivelin e duhur artistik, nė arritjen e synimeve tė aktivitetit. Pranė QKVF u mblodh Komiteti organizator i Festivalit tė Kėngės Qytetare dhe ftoi tė gjitha qendrat kulturore pranė bashkive tė vendit nė konkurrim, si dhe grupe tė ftuara nga Ulqini, Gjakova etj. Qėllimi i kėtij festivali, siē u tha nė ketė mbledhje ėshtė shpalosja e vlerave tė kėtij zhanri tė muzikės tonė popullore, ruajtja nga deformimet, si dhe evidencimi i artistėve tė rinj dhe krijimeve tė reja. Gjithashtu ketė vit Orkestra e Elbasanit mbush 105 vjet nga krijimi i saj. Planifikimi i njė teme pėr rrugėn e Orkestrės me zė tė Elbasanit e ndėr mė tė njohurat e vendit, do shtojė interesimin e auditorit pėr njerėzit e artit tonė popullor. Tema i ėshtė besuar z. Astrit Lopari, drejtor i shkollės artistike Onufri nė Elbasan. Festivali Folklorik Tipologjik Kombėtar i Kėngės Popullore Qytetare, nė Elbasan ėshtė festival i kėngėve popullore qytetare mbarėshqiptare, qė zhvillohet nė muajin mars. Ky festival ėshtė njė tribunė e kėngės popullore qytetare, tek e cila ndėrthuren harmonishėm elementet tradicional tė trashėguar dhe elementet e rinj tė orkestracionit, interpretimit, etj, tė cilėt i japin asaj freskinė dhe dinamizmin e kohėve qė po jetojmė.

