Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Opozita po shfaqet si pengesa e madhe e lėvizjes sė lirė

Nė morinė e daljeve tė panumėrta tė politikanėve tė njohur e tė panjohur nė mediat e Tiranės, le t’u hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr tri deklarimeve pikante tė tri figurave tashmė me peshė nė rrjedhėn zhvillimeve tė fundit politike.
Sė pari, tė tėrheq vėmendjen “pesimizmi” i thellė ku qenka kredhur Pandeli Majko. Duke u prononcuar tek njė e pėrditshme e sė hėnės, ish-kryeministri na u shfaq tepėr “pesimist”. “Pesimist” pėr dobinė e pjesėmarrjes sė deputetėve opozitarė nė komisionet e Kuvendit, “pesimist” pėr rezolutėn e propozuar nga grupi parlamentar i deputetėve demokratė lidhur me inkurajimin e ekzekutivit pėr tė shpejtuar liberalizimin e vizave, “pesimist” pėr zgjidhjen e kėrkesave tė PS-sė lidhur me hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, “pesimist” pėr votimin mė 18 mars tė nismės ligjvėnėse tė socialistėve pėr njė ndryshim nė kodin zgjedhor, “pesimist” pėr nismėn e marrė nga Presidenti Topi lidhur me zgjidhjen e ngėrēit politik, “pesimist” pėr kėtė, “pesimist” pėr atė. Nėse e kam kuptuar drejt, “pesimizmi” i Majkos shkoi deri atje, sa qėndrimin e ndėrkombėtarėve ndaj politikės sė rrugės dhe kthimin e PS-sė nė jetėn parlamentare, e kėqyri si pengesė pėr zhvillimin normal tė bisedimeve nė tryezėn e thirrur nga Presidenti. Mė pesimizėm ēapraz, zor se mund tė imagjinohet. Gjithsesi, socialistin Majko kemi pasur rastin ta shohim edhe optimist. Sė pari, kur pėrbetohej me lot nė sy pėr besnikėri ndaj Fatos Nanos, ndėrsa ky ndodhej nė burgun e Bėnēės, pastaj kur u bė Kryeministėr, duke hapur pėr herė tė parė nė jetėn e tij njė librezė pune, mė vonė kur i ktheu krahėt Nanos e u lidh me Ramėn etj. Nėse, tashmė ėshtė sulur nė kėtė rrugė tė gjejė optimizmin e humbur, Zoti i shtoftė durimin.
Nuk mund tė mbeten jashtė vėzhgimit edhe deklarimet e Paskal Milos, politikanit minor qė pėrfaqėson gjysmėn e atij pak elektoratit tė shkėputur nga partia e Gjinushit, nėmos ca mė pak. I pyetur dje nga njė e pėrditshme, aleati i Ramės tha se nuk do tė ishte e nevojshme paraqitja e deputetėve socialistė nė seancėn parlamentare kur do tė diskutohet rezoluta e pėrmendur mė sipėr. Sipas Profesorit, “nisma ėshtė e mazhorancės” dhe “mazhoranca i ka numrat e nevojshėm” pėr ta votuar. Pastaj, duke hyrė nė qorrsokak, ėshtė apo nuk ėshtė pėr njė rezolutė tė votuar prej gjithė spektrit politik shqiptar, Milo na thotė se Partia Socialiste dhe opozita “nuk janė kundėr liberalizimit tė vizave, pėrkundrazi, sa mė shpejt tė bėhet liberalizimi i vizave, aq mė shumė do tė pėrfitojnė shqiptarėt”. Lajthitja apo kllapi? As njėra, as tjetra. Milo ėshtė nė terrenin e vet politik, nė atė tė rikthimit me ēdo mjet nė ndonjė karrige qeveritare. Pozicioni i tij shkon pak a shumė paralel me “pesimizmin” e Majkos.
Kėsisoj, si njėri, si tjetri bien, dashur ose padashur, nė kurthin e politikave antishqiptare, nėmos - ruana Zot! – janė tė ndėrgjegjshėm pėr atė ēka bėjnė. ēėshtja ėshtė shumė e thjeshtė: nėse “Partia Socialiste dhe opozita” qenkan pėr liberalizimin e vizave, atėherė pse gjithė ky pesimizėm? Pse rezoluta tė kalojė vetėm me votat e mazhorancės? Shqiptarėve, por edhe miqve tė tyre tė huaj, u vret sytė njė parlament me pamje gjysmagjeli. Pėrkundrazi, qarqet antishqiptare do ta komentojnė ashtu siē ėshtė: politikanėt tanė janė ndarė mė dysh lidhur me integrimin e vendit nė BE. Do tė ishte me vend, pra, t’u kujtonim dy politikanėve tė opozitės, tė mos bėjnė lojėn e atij qė hedh gurin dhe fsheh dorėn, nėse aq shumė ua paska ėnda qė shqiptarėt tė lėvizin sa mė shpejt pa viza nė zonėn “Shengen”.
Ja edhe njė hap i pritur prej kohėsh i Presidentit Topi, lidhur me zhvillimet mė tė fundit.
Shtypi i djeshėm bėnte me dije se Presidenti u ka kėrkuar forcave politike tė dalin nga debati politik i ditės dhe tė mendojnė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Nė mėnyrė tė veēantė, u ka bėrė thirrje deputetėve socialistė, tė votojnė projekt-ligjet, pjesė e reformės nė drejtėsi, “si shumė e rėndėsishme nė rrugėn integruese” tė Shqipėrisė nė familjen evropiane. “Ju siguroj, ka thėnė zoti Topi, se institucioni i Presidencės nuk mund tė mbetet dipendent i vullneteve politike pėr ēėshtje tė caktuara”.
Lėvizja politike e Presidentit, kėsaj here me vend dhe nė kohėn e duhur, ngjan me njė sinjal alarmi. Koha nuk pret tė marrė fund loja me “ta lashė”. Le t’i kalojmė hė pėr hė ēėshtjet procedurale, tė cilat e detyrojnė institutin e presidencės tė respektojė Kushtetutėn, dhe le tė shohin thelbin e ēėshtjes. Tashmė, kur vullneti politik i opozitės pėr t’u bėrė pjesė e forcės lėvizėse tė Shqipėrisė drejt Perėndimit ėshtė zero, po tė mos marrim parasysh ca deklarime fluide si ato tė Milos, opinioni pret njė veprim konkret nga ana e zotit Topi. Koha, sa vjen, po shkon drejt limiteve tė mundshme tė pritjes.
Nė kėtė kontekst, sa pėr tė prurė njė shembull tė ngjashėm dhe tepėr domethėnės, po i kujtoj lexuesit qėndrimin qė mbajti Presidenti i Italisė, Napolitano, lidhur me listat zgjedhore nė regjionet e Lombardisė dhe tė Lacios. Qė tė mos mbeteshin miliona italianė pa votuar nė zgjedhjet e ardhshme vendore, pėr shkaqe thjesht burokratike, Napolitano gjeti shtegun e mundshėm kushtetues, qė tė firmoste dekret-ligjin e qeverisė, “pėr shpėtimin e listave”. Koha nuk priste, ndėrse bėhej fjalė pėr gjysmėn e elektorateve nė regjionet pėrkatėse. Po kur fjala ėshtė pėr reformat qė do t’i afrojnė shqiptarėt, pa pėrjashtim, me familjen e vendeve demokratike tė Europės?

...

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator