Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Futbollisti mashtrues

Ose ai ėshtė njė gjeni i mashtrimit, ose niveli i kampionatit bullgar ėshtė aq poshtė sa t’i pėrshtatet njė amatori. Ose, ndoshta qė tė dyja bashkė. Ajo qė ėshtė e qartė, pas kėsaj ngjarjeje qesharake, ėshtė koha e internetit ku edhe dinakėt kanė hapėsirė.

Greg Akcelrod ėshtė njė zotėri qė nuk i mungon aspak fantazia. Ėshtė 27 vjeē, luan futboll njė jetė tėrė, por kurrė nuk e ka shijuar futbollin profesionist. Derisa nuk e gjeti njė mėnyrė gjeniale.

Ai e krijoi njė ueb faqe nė internet dhe realizoi njė seri videosh, duke pėrfshirė njė klip televiziv qė e paraqet atė si Guardiola i ri i mesfushės. E gjithė kjo sigurisht duke pretenduar se ėshtė njė ish futbollist i Paris Saint-Germain e i River Plate. Me tė vėrtetė pėr tė qeshur!

Njė bravo pėr tė, e mė pak lėvdata pėr zyrtarėt e CSKA Sofia. Zyrtarėt e klubit bullgar, tė vendosur qė ta ndjekin rivalin vendor Levski nė kampionat, nuk hezitojnė dhe e thėrrasin Akcelrod. Gjithēka e pėrkryer, por jo edhe pėr disa tifozė tė CSKA.

Njė numėr i tifozėve e shfrytėzojnė internetin pėr tė mėsuar diēka mė shumė pėr mesfushorin misterioz francez, duke depėrtuar nė njė forum tė tifozėve tė PSG.

Dhe kėtu gjendet gėnjeshtari. Absolutisht, asnjėri nga tifozėt e PSG nuk e njeh Akcelrod, qė pretendonte se ka luajtur pėr klubin nga kryeqyteti francez nė vitet 2006-08.

Lajmi mė pas ka arritur deri te zyrtarėt e CSKA, qė e pėrzunė nė shtėpi mashtruesin dy ditė pas ftesės sė tij nė Sofje. Kjo “martesė” e shpejtė nuk pati fund tė lumtur. Mbi tė gjitha nėse CSKA nuk arrin ta fitojė titullin nė kampionatin bullgar...


 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator