Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Gjueti me energji elektrike nė liqenin e Shkodrės

Jane mbi 30 subjektet qe shfrytezojne shtreterit e lumenjeve ne vend ne menyre te paligjshme. Me problematike jane lumenjte e Tiranes, te cilet po shfrytezohen nga subjekte edhe pse ekziston nje vendim i ministrise se Mjedisit, qe nga viti 2006, per pezullimin e cdo lloj aktiviteti prane shtreterve te lumenjeve. Kjo deklarate u be nga drejtori i Kontrollit per Mjedisin, Alfred Deshati, gjate emisionit te mengjesit “Dita fillon ne Alsat”.

“Problematike dhe flagrante ėshtė baseni i Tiranės, lumi i Erzenit dhe i tėrkuzės. Kėtu ka subjekte qė operojnė prej vitesh pėr shfrytėzimin e lumenjve. Vendimi i Kėshillit Kombėtar tė Ujrave ndalon nė mėnyrė kategorike tė gjitha kėto subjekte qė operojnė brenda kėtij baseni nė cfarėdolloj kohe. Qė nga 2006 nuk ekziston mė asnjė e drejtė ligjore qė kėto subjekte tė kryejnė aktivitetin e tyre. Por nė kontrolle ne kemi arritur tė konstatojmė kėto subjekte duke punuar dhe i kemi kapur edhe ne flagrancė. Numri i subjekteve, jo vetėm nė basenin e Tiranės, Erzenit dhe tė Tėrkuzės, por dhe nė atė Matit, tė Shkumbinit dhe Semanit, shkon nė mbi 30 qė janė penalizuar me gjobė dhe masa e gjobės shkon deri nė 520 milionė lekė tė vjetra” tha Deshati.

Por drejtuesit e mjedisit ngrejne shqetesimin dhe per gjuetine e peshkimit, e cila po behet pa kriter ne liqenin e Ohrit dhe ate te Shkodres. Madje ne kete te fundit, sipas Deshatit, po ndodh nje katastrofe, po perdoret energji elektrike, per gjuetine e peshkimit.

“Nė Shkodėr ėshtė njė problem shumė i madh. Ne kemi njė problem tė madh me ata persona qė gjuajnė me gjenerator. Dėmtohet i gjithė rasati. Ne kemi marrė tė gjitha masat qė t’i paraprijmė, por ky ėshtė problemi mė i madh sepse nuk ka ndodhur kurrė qė gjuetia e peshkut tė bėhet me energji elektrike” tha Deshati.

Nderkohe ministria e Mjedisit ka nisur aksionet ditet e fundit dhe ne sub jektet qe perdorin lende drusore per dru zjarri dhe per perpunimin e tij. Aksioni ka nisur ne Tirane dhe do te vazhdoje ne te gjithe vendin.

Edlira Sulejmani

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator