Erozioni nė bregdet, grup pune pėr parandalimin
11/03/2010 Berisha: Shkencėtarė dhe akademikė do evidentojnė ndryshimet
Zona bregdetare do ti nėnshtrohet njė studimi specifik, qėllimi i tė cilit nė mėnyrė tė veēantė ėshtė evidentimi i gjendjes sė plazheve. Ky studim do tė pėrcaktojė masat qė duhet tė merren pėr mbrojtjen e tė gjithė vijės bregdetare nga erozioni detar. Pėr kėtė qėllim, Kryeministri Sali Berisha mblodhi grupin e studimit, ku merrnin pjesė titullarėt e ministrive tė linjės dhe shkencėtarė, ku u theksua se studimi nė fjalė duhet tė jetė konkret, kompleks, utilitar, dhe do tė japė rekomandime pėr vendimmarrje. Lidhur me shqetėsimet nga kėrcėnimet gjithnjė e nė rritje tė erozionit detar, i cili dėmton drejtpėrdrejt aktivitetet ekonomike, turistike, pėr infrastrukturėn, pėr mbrojtjen e mjedisit dhe tė vlerave kulturore e natyrore, Kryeministri Berisha, nė takimin e ditės sė djeshme theksoi rėndėsinė e kėtij studimi dhe masat qė duhet tė merren. Vendimi pėr kryerjen e njė studimi specifik pėr tė vlerėsuar gjendjen e vijės bregdetare, e nė mėnyrė tė veēantė tė gjendjes sė plazheve si pasojė e erozioni detar, vjen nė njė moment kur gjatė dekadave tė fundit ėshtė vėnė re njė avancim i detit. Nuk janė tė pakta rastet kur ėshtė vėnė re se deti ėshtė futur me disa metra nė tokė, duke rrudhur sadopak plazhet nė vend. Kjo gjendje nuk ėshtė vėnė re vetėm nė zonėn e lagur nga deti Adriatik, i cili shtrihet nė rreth 80% tė vijės bregdetare, por edhe nė pjesėn tjetėr qė laget nga deti Jon. Puna kėrkimore do tė pėrqendrohet nė evidentimin e gjendjes aktuale tė vijės bregdetare dhe ēfarė ndryshimesh ka pėsuar ajo gjatė dekadave tė fundit. Po ashtu, do tė vlerėsohet se si pritet tė jetė dinamika e lėvizjes sė vijės bregdetare nė tėrėsi dhe nė veēanti pėr zonat e ndjeshme, siē janė plazhet. Ky studim do tė pėrqendrohet edhe nė pėrpilimin e njė sėrė rekomandimesh pėr masat dhe ndėrhyrjet e mundshme qė mund tė ndėrmerren, duke pėrcaktuar ku dhe kur (sipas rendit prioritar), pėr tė frenuar veprimin e erozionit detar. Mėsohet se ekspertėt e fushės, tė cilėt do tė jenė pjesė e grupit studimor, do tė pėrcaktojnė edhe koston financiare tė ndėrhyrjeve tė shtrirė nė kohė dhe hapėsirė, nė segmente tė veēanta tė plazheve, si dhe koston totale pėr njė ndėrhyrje tė gjerė dhe tė plotė. Ėshtė vendosur qė kjo ndėrhyrje do tė shtrihet sipas rendit prioritar, qė do tė pėrcaktohet nė vijim tė studimit pėrkatės. Shefi i ekzekutivit, gjatė mbledhjes urdhėroi ngritjen e njė grupi studimor nė pėrbėrje tė tė cilit do tė jenė ministra, shkencėtarė nga Universiteti Politeknik, Akademia e Shkencave dhe kabineti i Kryeministrit, pėr studimin e erozionit detar dhe pėr tė pėrcaktuar masat qė duhet tė ndėrmerren ndaj tij. Sipas njoftimit tė zyrės sė shtypit pranė Kryeministrisė, nė zbatim tė kėtij urdhri, ministritė, institutet shkencore dhe tė gjitha institucionet e tjera shtetėrore, do tė vėnė nė dispozicion tė grupit tė studimit ekspertėt mė tė kualifikuar qė lidhen me kėtė fushė, si dhe tė dhėnat dhe studimet e nevojshme qė kanė nė dispozicion, tė cilat mund ti shėrbejnė kryerjes nė kohė dhe cilėsi tė studimit. Kjo masė vjen nė funksion tė ruajtjes sė vijės bregdetare tė vendit nga erozioni. Turizmi ėshtė pėrcaktuar si njė prej fushave mė fitimprurėse nė vendin tonė.
Rritet buxheti i Ministrisė sė Bujqėsisė
Qeveria ka vendosur tė rrisė buxhetin e Ministrisė sė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit pėr ndėrhyrjet emergjente nė objektet e mbrojtjes nga pėrmbytja dhe digat e rezervuarėve. Pėrmes vendimit tė miratuar nė mbledhjen e djeshme, me mbėshtetjen e tė gjithė trupės ministrore, Ministrisė sė Bujqėsisė, nė buxhetin e miratuar pėr vitin 2010, zėri investime i shtohet fondit prej 229 milionė lekėsh. Kjo ndėrhyrje nė buxhetin e kėsaj ministrie vjen pasi vendi u pėrball me pėrmbytje tė mėdha gjatė muajit janar. Zona verilindore e vendit, pjesė e madhe e Qarkut tė Shkodrės dhe atij tė Lezhės, u pėrmbytėn pėr pasojė tė reshjeve tė mėdha tė shirave qė detyruan hapjen e portave tė hidrocentraleve. Pas njė periudhe pothuajse njėmujore qetėsie, pėrmbytjet u rikthyen nė vend. Vendimi i marrė nga Qeveria ėshtė rrjedhojė e kėtyre situatave. Nė kėtė mėnyrė, pėr tė pėrballuar ndėrhyrjet nė objektet e mbrojtjes, u shtua buxheti i Ministrisė sė Bujqėsisė. Pėrmes kėtij buxheti Ministria e Bujqėsisė do tė ketė tė gjitha mundėsitė pėr tė investuar nė pėrforcimin e objekteve tė mbrojtjes nga pėrmbytja dhe digat e rezervuarėve.
Pushteti lokal
Qeveria vendos kufizimin e punonjėsve me kontratė
Qeveria ka miratuar nė mbledhjen e djeshme kufizimin e numrit tė punonjėsve me kontratė tė pėrkohshme nė bashki dhe komuna. Nė kėtė vendim thuhet se numri i punonjėsve me kontratė tė pėrkohshme pėr vitin 2010, nė njėsitė e qeverisjes qendrore, ėshtė 753 veta. Por Qeveria pėrmes kėsaj mase tė marrė pėrjashton Institutin e Statistikės. Sipas vendimit, numri i punonjėsve pėr realizimin e veprimtarive statistikore, afatet kohore dhe tė tjera specifikime lidhur me punonjėsit e Institutit tė Statistikės, tė pėrcaktohen nėpėrmjet njė udhėzimi tė pėrbashkėt tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė INSTAT-it dhe ministrit tė Financave. Vendimi i Qeverisė vjen njė ditė pasi ministri i Brendshėm Lulzim Basha ka sulmuar disa titullarė bashkish, pėrfaqėsues tė sė majtės, pėr fryrje tė administratės. Ministri Basha theksoi se ka pasur pėrpjekje pėr instrumentalizim tė organeve tė pushtetit vendor pėr qėllime politike, tė cilat kanė ēuar nė keqpėrdorim tė kompetencave dhe avantazheve nga disa njėsi vendore. Ndėrkohė, pritet qė vendimi i miratuar nga trupa ministrore dhe kritikat e lėshuara nga ministri i Brendshėm tė hapin njė tjetėr kapitull tė konflikteve verbale ndėrmjet mazhorancės nė qeverisjen qendrore dhe pėrfaqėsuesve tė opozitės sė majtė, tė cilėt drejtojnė bashki tė mėdha nė vend. Kjo situatė pritet tė ushqejė protestėn e nisur nga bashkiakėt socialistė, tė nisur prej disa muajsh kundėr Qeverisė. Ata pretendojnė se qeveria qendrore, pėrmes vendimeve tė saj, po shkel autonominė vendore, ndėrkohė qė e kundėrta pretendohet nga tė djathtėt. Mazhoranca aktuale ėshtė shprehur se ka mbėshtetur gjithmonė autonominė lokale, madje ka ndėrmarrė nisma konkrete ligjore nė funksion tė saj.

