Ambasada italiane inaguron nismėn e re
11/03/2010 Italia dhe Shqipėria 2010 - Dy popuj, njė det, njė miqėsi
Me iniciativė tė ambasadės italiane nė SHqipėri, ka nisur Pranvera Italiane: Italia dhe Shqipėria 2010 - Dy popuj, njė det, njė miqėsi. Si evenimenti mė i madh me karakter promovues i realizuar ndonjėherė nė marrėdhėniet mes dy vendeve, kjo nismė e Kėshillit tė Ministrave tė Republikės Italiane, me mbėshtetjen e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, do tė shėrbejė pėr tė evidentuar dhe pėr tė nxitur mė tej potencialin e jashtėzakonshėm tė bashkėpunimit mes dy vendeve, nė shumė fusha e sektorė prioritarė, siē janė ekonomia, tregtia, energjetika, infrastruktura, transportet, kultura dhe shoqėria civile. Nė fjalėn e mirėseardhjes Ambasadori i Republikės Italiane nė Tiranė, Saba DElia e vuri theksin nė kuadrin e privilegjuar tė marrėdhėnietve tė shkėlqyera midis dy vendeve, qė dėshmohen qartė nga vizita e fundit e Kryeministrit Berisha nė Itali si dhe nga vizita e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Italisė, Franko Fratini nė Tiranė mė 12 prill. Gjithashtu Ambasadori DElia vuri nė dukje lidhjet tradicionale kulturore e ato tė miqėsisė qė ekzistojnė mes dy popujve, tė cilat pėrbėjnė njė urė tė pazgjidhshme tė kėtyre marrėdhėnieve. Ai e cilėsoi kėtė projekt tė hapur ndaj ideve e nismave dhe ftoi, me kėtė rast, tė gjitha subjektet shqiptare e ato italiane tė marrin pjesė aktivisht pėr realizimin e veprimtarive tė ngjeshura tė kėsaj stine. Ndėrkohė nė fjalėn e tij, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme Meta falenderoi Qeverinė italiane pėr ndėrmarrjen e kėsaj inisiative qė pėrmes spektrit tė gjerė tė konferencave e debateve me karakter ekonomik, integrues dhe zhvillimor, do tė dėshmojė partneritetin parėsor strategjik, politik e ekonomik me Italinė fqinje e mike. Nė kėtė kuadėr, ai pėrshėndeti veprimtaritė qė do tė ndėrmerren me rastin e 20 vjetorit tė Kooperacionit pėr Zhvillim, themelimin e Forumit tė Dialogut ndėrmjet Shoqėrive Civile Shqiptaro-Italiane, por edhe diskutimet mbi projekte tė pėrbashkėta pėr zhvillimin e ekonomisė dhe tė infrastrukturės nė Shqipėri. Duke e cilėsuar si njė stinė tė madhe tė miqėsisė, Meta vlerėsoi se Pranvera Italiane do tė ndriēojė nga njė kėndvėshtrim unik lidhjet e forta kulturore e shpirtėrore mes dy popujve, qė bazohen, ndėr tė tjera, nė diasporėn e hershme tė arbėreshėve tė Jugut tė Italisė dhe nė komunitetin e sotėm tė shqiptarėve nė Itali, tė cilėt po pasurojnė e konsolidojnė gjithnjė e mė shumė urat tradicionale tė miqėsisė mes dy vendeve.
Nė fund, Meta vlerėsoi rolin edhe kontributin e veēantė tė komunitetit shqiptar nė Itali nė marrėdhėniet e forta mes dy vendeve duke theksuar se: 20 vjet mė parė kishim njė det qė na ndante, ndėrsa sot kemi njė det qė na bashkon, e mbi tė gjitha njė projekt tė pėrbashkėt: Evropėn e Bashkuar, me Shqipėrinė dhe Ballkanin si pjesė tė saj, njė herė e pėrgjithmonė. Pranvera Italiane 2010 - Dy popuj, njė det, njė miqėsi do tė zgjasė nga muaji mars deri nė qershor 2010, nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė.

