Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Dokle: Rasti i Ruzhdies, krim elektoral i vėrtetuar


Shqyrtimi i ligjeve tė propozuara nga opozita nė 18 mars, ėshtė cilėsuar nga deputeti i PS-sė, Namik Dokle, si shansi i fundit pėr transparencė i kryeministrit Berisha. Sipas tij, rasti i Ruzhdies, ėshtė tashmė krim elektoral i vėrtetuar .
Nė njė konferencė pėr mediat, Dokle u shpreh se rasti i Ruzhdies nuk ėshtė i izoluar dhe manipulimet nė kėtė vend treguan se zgjedhjet kanė qenė me probleme nė gjithė vendin.
"18 Marsi, dita kur parlamenti do tė shqyrtojė dy projektet e paraqitura nga opozita, ėshtė shansi i fundit pėr mazhorancėn qė t'i hapė rrugė demokracisė evropiane nė Shqipėri, ėshtė shansi i fundit qė tė dalė nga errėsira e krimit elektoral dhe tė hap rrugėn e transparencės", u shpreh Dokle.
Ai u shpreh se Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janė tė vendosur ta ēojnė deri nė fund aksionin e tyre pėr hetimin e plotė dhe pa kufizim tė zgjedhjeve.
"Nė ditėn qė Komisioni i Ligjeve tė Kuvendit filloi shqyrtimin e projektligjit tė opozitės pėr transparencė tė plotė e tė pakufizuar tė zgjedhjeve, nė fshatin Ruzhdie tė Fierit, pėrfaqėsuesi zgjedhor i PD pėrdori dhunėn kundėr pėrfaqėsuesit zgjedhor tė PS", u shpreh Dokle. Ai e ka cilėsuar kėtė si simbolikė e masakrės elektorale tė qeverisė Berisha.
"Rasti i Ruzhdies, krimi elektoral i vėrtetuar tashmė katėrcipėrisht nė atė qendėr votimi, ia ka mekur zėrin Kryeministrit dhe gjithė tellallėve tė tij, brenda e pėrreth PD-sė, por tė zhytur nė terrin elektoral ata nuk pranojnė hapjen e kutive sepse e dinė mirė ēfarė kanė ato!", u shpreh Dokle.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator