Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

P R O J E K T L I GJ PĖR DISA SHTESA NĖ LIGJIN NR. 9920, DATĖ, 19.5. 2008, ″PĖR PROCEDURAT TATIMORE NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ″, TĖ NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PėR

DISA SHTESA Nė LIGJIN NR. 9920, DATė, 19.5. 2008, ″PėR PROCEDURAT TATIMORE Nė REPUBLIKėN E SHQIPėRISė″, Tė NDRYSHUAR


Nė mbėshtetje tė neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė


V E N D O S I :

Nė ligjin nr.9920, datė 19. 5.2008, “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė″, tė ndryshuar, tė bėhen kėto shtesa:

Neni 1

Pas shkronjės “e”, tė paragrafit tė tretė, tė nenit 16, “Struktura e administratёs tatimore qendrore”, shtohet shkronja“f”, me kėtė pėrmbajtje

“f) Avokati i Tatimpaguesve.”.

Neni 2

Pas nenit 38 shtohet neni 38/1, me kėtė pėrmbajtje.
“Neni 38/1
Kėshilli Tatimor si organ kėshillimor

1. Pranė ministrit tė Financave krijohet Kėshilli Tatimor, si organ kėshillimor.

2. Kėshilli Tatimor ėshtė forum teknik kėshillimi dhe bashkėpunimi pėr dhe ndėrmjet Ministrisė sė Financave, Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe tatimpaguesve.

3.Kėshilli Tatimor ka pėr qėllim, diskutimin e problematikave dhe propozimin e masave, qė do tė bėnin tė mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me njė kosto mė tė ulėt administrative pėr administratėn tatimore dhe me njė kosto mė tė ulėt financiare pėr tatimpaguesit.

4. Kėshilli Tatimor ka kėto funksione:

a) Shqyrtimin e procedurave tė deklarimit e tė pagimit tė tatimeve me synim pėrmirėsimin dhe lehtėsimin e tyre;
b) Shqyrtimin e vėshtirėsive, qė hasin tatimpaguesit nė plotėsimin e tė drejtave qė parashikohen nga legjislacioni tatimor;
c) Propozimin e masave pėr tė garantuar respektimin e tė drejtave tė tatimpaguesve;
ē) Propozimin e ndryshimeve tė procedurave pėr tė mundėsuar plotėsimin vullnetar tė detyrimeve tatimore me njė kosto mė tė ulėt administrative pėr administratėn tatimore dhe me njė kosto mė tė ulėt financiare pėr tatimpaguesit;
d) Hartimin e materialeve tė shkruara tė propozimeve pėr masat qė mund tė merren pėr pėrmirėsimin e procedurave tė deklarimit e tė pagimit vullnetar tė tatimeve;
dh) Hartimin e materialeve tė shkruara tė propozimeve pėr plane konkrete bashkėpunimi, ndėrmjet shoqatave profesionale tatimore, shoqatave tė bzsnesit dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, lidhur me informimin dhe edukimin e tatimpaguesve;
e) Organizimin e seminareve e tė trajnimeve tė pėrbashkėta pėr punonjėsit e administratės tatimore dhe tė organizatave profesionale tatimore tė tatimpaguesve.

4.1.Kėshilli Tatimor mund tė propozojė ndryshime nė dispozitat ligjore e nėnligjore tatimore, qė lidhen me objektin e vet tė veprimtarisė.

5. Burimet e financimit tė Kėshillit Tatimor janė:

a) buxheti i shtetit, kur ligji i buxhetit, pėr vitin pėrkatės, ka parashikuar fonde pėr kėtė qėllim;
b) kontributi i anėtarėve qė pėrfaqėsojnė tatimpaguesit;
c) burime tė tjera tė ligjshme financiare, tė dhėna nė forme donacioni nga institucione apo nga organizata, kombėtare apo ndėrkombėtare, pėr financimin e veprimtarive, qė lidhen me objektin e vet.

6. Objekti i veprimtarisė sė Kėshillit Tatimor, pėrbėrja dhe mėnyra e funksionimit, si dhe burimet e financimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.”.

Neni 3

Pas nenit 105/1 shtohet neni 105/2, me kėtė pėrmbajtje.
“Neni 105/2
Struktura dhe funksionet e Avokatit tё Tatimpaguesve

1. Drejtoria e Avokatit tё Tatimpaguesve ka si funksion parėsor sigurimin e njё informacioni efiēent dhe prezantimin nё hallkat administrative pёrkatёse tė problemeve e tė shqetёsimeve tė tatimpaguesve, nё pёrmbushjen e detyrimeve tatimore, dhe tė procedurave pёrkatёse administrative, si dhe garantimin e plotёsimit tё tё drejtave tё tatimpaguesve nga administrata tatimore.

2. Avokati i Tatimpaguesve autorizohet tё investigojё tё gjitha kёrkesat e tatimpaguesve, qё pёrmbajnё probleme tё administrimit tё tatimeve, si vonesa administrative tё paarsyeshme, gabime tё zyrtarёve tatimorё, qё nuk janё zgjidhur nё mёnyrёn e duhur pas paraqitjes nga tatimpaguesi, mosrespektimi i procedurave tatimore apo shkelje tė procedurave tatimore nga zyrtarёt tatimorė.

3. Avokati i Tatimpaguesve ka kėto funksione:

a) Evidentimin, klasifikimin dhe trajtimin e drejtё tė ēdo ankese, tё marrё nga tatimpaguesit;
b) Bashkёpunimi me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve, pёr tё promovuar rolin e Avokatit tё Tatimpaguesit nё mbrojtjen e tё drejtave tё tatimpaguesit;
c) Bashkёpunimin me Drejtorinё e Kontrollit tё Brendshёm, me drejtorinё e personelit dhe me drejtoritё tё tjera tё DPT-sё, pёr tё garantuar qё tatimpaguesit tė trajtohen apo do tё trajtohen nё pёrputhje me dispozitat ligjore, dhe se tё drejtat e tyre mbrohen dhe respektohen nё mёnyrёn e duhur nga punonjёsit e administratёs tatimore, nё pёrputhje me Kodin e Etikёs;
ē) Ndjekjen dhe trajtimin me korrektёsi tė ēdo rasti individual, dhe mbylljen e arkivimin e tyre vetёm pasi ankesat tё jenё trajtuar e zgjidhur nё pёrputhje me legjislacionin tatimor, dispozitat e Kodit tё Etikёs dhe udhёzimet e nxjerra nё zbatim tё dispozitave tё kёtij kreu;
d) Bashkёpunimin me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve, Drejtorinё e Trajnimit dhe drejtorinё e personelit me qėllim qė nga pėrfundimet e nxjerra nga rastet e veēanta nё tё gjitha drejtoritё rajonale tatimore, tё garantohet mospёrsёritja e gabimeve;
dh)Bėrjen e propozimeve zėvendesdrejtorėve tė Pёrgjithshёm dhe koordinatorёve rajonalё tё DPT-sё, pėr masa administrative ndaj punonjёsve tё administratёs tatimore, tё cilёt kanё shkelur dispozitat e Kodit tё Sjelljes;
e) Referimin e rasteve tё veēanta Drejtorisё sё Investigimit tё Brendshёm ose Drejtorisё sё Investigimit Kriminal, nёse informacioni apo dokumentacioni i nxjerrё tregojnё se rasti nё fjalё kёrkon nisjen e procesit tё investigimit administrativ ose kriminal;
ė) Bėrjen e propozimeve drejtorit tė Pёrgjithshёm tė Tatimeve pёr pёrmirёsime nё proceset e punёs dhe nё procedurat tatimore, si dhe lidhur me dispozitat e Kodit tё Etikёs, me synim pёrmirёsimin e shёrbimeve ndaj tatimpaguesve, reduktimin e barrёs administrative dhe lehtёsimin e procedurave pёr tatimpaguesit nё pёrmbushjen e detyrimeve tatimore.

4.Avokati i Tatimpaguesve nuk ёshtё i autorizuar tё investigojё apo tё ndёrhyjё nё rastet, pёr tё cilat tatimpaguesi ёshtё investiguar nga Drejtoria e Investigimit Tatimor apo nga Drejtoria e Investigimit tё Brendshёm. Avokati i Tatimpaguesve nuk autorizohet tё investigojё apo tё ndёrhyjё nё procesin e pёrcaktimit tё detyrimit tatimor apo pёr raste, tё cilat janё nё proces apelimi. Megjithatё, Avokati i Tatimpaguesve ёshtё i autorizuar tё investigojё dhe tё ndёrhyjё, nёse procesi i vlerёsimit tё detyrimeve tatimore apo procesi i apelimit nuk kryhen nё pёrputhje me procedurat e vendosura nё ligj apo nė dispozitat pёrkatёse nёnligjore. Ky autorizim kufizohet me tё drejtёn e sigurimit tё respektimit tё procedurave dhe jo nё vendimet lidhur me shumat e vlerёsuara tė detyrimeve tatimore apo nё vendimin e marrё pёr apelimin.

5. Avokati i Tatimpaguesve emёrohet nga ministri i Financave, me propozimuin e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve.

6. Autoriteti, funksionet e bashkёpunimi i Avokatit tė Tatimpaguesve brenda Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe me palёt e treta pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

7. Procedurat e hollėsishme pėr funksionet, pёrgjegjёsitė dhe procedurat qё do tё zbatohen nga Avokati i Tatimpaguesve, si dhe tė procedurat qё do tё ndiqen nga tatimpaguesit pёr tё pёrfituar nga shёrbimet e ofruara nga Drejtoria e Avokatit tё Tatimpaguesve pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit tė Financave.

8.Manuali i Avokatit tё Tatimpaguesve, i cili duhet tё pёrmbajё procedura tё hollėsishme dhe proceset e punёs pёr mbledhjen e informacionit, evidentimin dhe pёrpunimin e ankesave tё tatimpaguesve, zgjedhjen dhe trajtimin e ankesave e tė shqetёsimeve tё tatimpaguesve, pёrgjithėsimin e rasteve, mbylljen e rasteve, si dhe treguesit e matjes sё performancёs sё punёs dhe procedurat e raportimit, miratohet nga drejtori i Pёrgjithshёm i Tatimeve.”.

Neni 4

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T AR I

JOZEFINA TOPALLI


10/03/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator