Vendimi, grupi i PS-sė nė Kuvend pėr vizat

Lėvizja e lirė e shqiptarėve pa viza rikthen grupin parlamentar socialist nė Kuvend
TIRANĖ - Lėvizja e shqiptarėve pa viza nė vendet e zonės Shengen tė Bashkimit Europian rikthen socialistėt nė Kuvend. Pavarėsisht bojkotit qė kanė vendosur ti bėjnė institucionit tė Kuvendit, deputetėt socialistė do tė jenė sot tė pranishėm nė seancė plenare pėr tė marrė pjesė fillimisht nė diskutimin e projektrezolutės sė propozuar nga grupi parlamentar demokrat pėr heqjen e vizave pėr qytetarėt shqiptar.
Vendimi ėshtė marrė nga grupi dje nė njė mbledhje tė posaēme ku natyrisht ėshtė vlerėsuar se ata duhet tė tregojnė se lufta e tyre pėr hapjen e kutive nuk ėshtė pėr tė penguar procesin e heqjes sė vizave dhe as atė tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE sikundėr ėshtė akuzuar shpesh herė nga ana e mazhorancės gjatė muajve tė fundit.
Duke vlerėsuar se procesi i liberalizimit tė vizave ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr vendin dhe duke mos dashur qė tė bėhen pengesė e kėtij procesi, deputetėt e PS-sė kanė vendosur qė tė jenė tė pranishėm nė seancė vetėm pėr kėtė pikė tė rendit tė ditės, duke vijuar bojkotin pėr pjesėn tjetėr tė axhendės parlamentare.
Burime nga grupi kanė bėrė tė ditur se ligjvėnėsit socialistė do tė kėrkojnė edhe ndryshime nė tekstin e rezolutės, por kjo do tė jetė nė varėsi tė diskutimeve nė seancėn parlamentare. Gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PS-sė, ėshtė diskutuar edhe pėr pėrfaqėsuesin e tyre, qė do tė shprehė qėndrimin e grupit pėr sa i pėrket draft rezolutės, si dhe qėndrimit pėr liberalizimin e vizave.
Mėsohet se deputeti Andis Harasani ka propozuar Ditmir Bushatin tė mbajė njė fjalė nė Kuvend, nė lidhje me integrimin dhe procesin e liberalizimit, duke pėrfaqėsuar kėshtu qėndrimin e PS-sė, propozim i cili ėshtė kundėrshtuar nga ky i fundit. Mė pas ėshtė propozuar qė kėtė ta bėjė sekretarja pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare, Arta Dade.
Rezoluta ka pėr qėllim tė inkurajojė ekzekutivin dhe ēdo agjenci tjetėr tė lidhur me procesin e heqjes sė vizave, duke ftuar njėkohėsisht ēdo aktor politik dhe shtetėror qė tė pėrfshihet me tė gjitha kapacitet dhe mundėsitė e veta nė pėrmbushjen sa mė tė shpejtė tė tij.

