Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Hyseni nė Strasburg, liberalizim vizash pėr Kosovėn

STRASBURG - Gjatё qёndrimit tё tij nё Strasburg, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skėnder Hyseni ёshtё takuar me njё numёr anёtarёsh dhe pёrfaqёsuesish tё Parlamentit Evropian, pёrfshirё kėtu edhe nga shtete anёtare tё Bashkimit Evropian tё cilėt ende nuk e kanё njohur shtetin e Kosovёs.

Nё takimet e tij, Ministri Hyseni ka pasur temё qendrore liberalizimin e vizave pёr Kosovёn dhe nevojёn e rёndёsinё e pёrfshirjes sё Kosovёs nё tё gjitha skemat integruese tё Bashkimit Evropian, si dhe rёndёsinё e njohjes nga pesё shtetet e BE-sё qё ende nuk e kanё njohur Republikёn e Kosovёs.

Gjatё takimeve, Ministri Hyseni ka theksuar se ёshtё e njё rёndёsie tё veēantё qё qytetarёve tё Kosovёs t’i ofrohet njё perspektivё e qartё sa i pёrket liberalizimit tё vizave dhe proceseve integruese nё Bashkimin Evropian. Bashkёbiseduesit u pajtuan me nevojёn qё Kosovёs t’i ofrohet udhёzuesi dhe afati kohor pёr pёrmbushjen e kritereve tё nevojshme me qёllim qё liberalizimi i vizave tё bёhet sa mё parё qё tё jetё e mundur. Bashkёbiseduesit e kanё siguruar Ministrin Hyseni se, ēёshtja e liberalizimit tё vizave pёr Kosovёn nuk do tё pengohet nga vendet e BE-sё tё cilat ende nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovёs, si dhe e kanё siguruar pёr mbёshtetjen e Parlamentit Evropian nё kёtё proces tё rёndёsishёm.

Ministri, nga ana e tij, ka thёnё se Republika e Kosovёs ёshtё thellёsisht e pёrkushtuar pёr tё plotёsuar kriteret e kёrkuara pёr kёtё qёllim. Gjatё takimeve, po ashtu ёshtё biseduar pёr gjendjen e pёrgjithshme nё Kosovё, pёrfshirё ekonominё, sigurinё dhe reformat nё kontekst tё procesit tё integrimeve evro-atlantike. Gjatё qёndrimit tё tij nё Strabsurg, Ministri Hyseni u ёshtё drejtuar anёtarёve tё grupit punues tё Paneuropa-s, me temёn “Pavarёsia e Kosovёs: Dy vite pas”.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator