Gjithsej 74 artikuj të mbledhur në datën 2010-03-11 për kategorinë Ndërkombëtare
» Interneti, kandidat për çmimin Nobel për Paqen
- Alsat
Interneti është një ndër 237 nominimet, individë dhe organizata, për çmimin Nobel për Paqen. Nominimi i Internetit është bërë nga versioni italian i reviztës ‘Wired’ për ndihmën e dhënë në përparimin e “dialogut, debatit dhe konsensusit”. Ky nominim mbështetet edhe nga fituesi i cmimit Nobel për Paqen në 2003 Shirin Ebadi dhe themeluesi i projektit ‘laptopa 100 dollarë’, Nikolas Negroponte. Kandidatët për çmimin prestigjioz mund të nominohen
» Kriza, tjetër grevë 24 orëshe në Greqi
- Alsat
Greqia paralizohet nga një tjetër grevë kundër masave të qeverisë për uljen e defiçitit dhe zvogëlimin e borxhit kombëtar. Punonjësit e sektorit publik dhe privat kanë pezulluar punën në shenjë proteste ndaj masave qeveritare. Hapësira ajrore do të jetë e mbyllur në 24 orët e ardhshme, ndërsa anijet mbeten të bllokuara në porte. Punonjësit e policisë, doganave dhe zjarrëfikësit gjithashtu planifikojnë të bashkohen me grevën. Drejtori i federatës së punëtorëve i ka akuzuar g
» Gates kërkon mbështetje në Gjirin Persik
- Gazeta Express
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, do vizitojë sot Abu Dabin për të kërkuar përkrahje nga aleatët e Gjirit që të shtojë trysninë financiare ndaj Iranit. Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes u thanë gazetarëve se Gates planifikon t'i diskutojë masat kundër disa firmave iraniane që të bëjnë biznes në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetëm një ditë më parë, Gates ftoi udhëheqësit e Arabisë Saudite që t'i përkrahin përpjekjet e prira nga SHBA për sanksione të reja kundër I
» Tërmeti prej 5. 2 shkallësh goditi Kosovën
- Gazeta Sot
Në mesditën e djeshme, në disa qytete të Kosovës janë ndjerë dridhje të fuqishme të tokës. Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, shkalla e tërmetit ka qenë 5.2 shkallë sipas Rihterit dhe se epiqendra ka qenë Istogu. Rreth orës 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës shënuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut. Tërmetin e kanë ndjerë banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Koso
» Banka Botërore miraton huanë e parë për Kosovën
- Gazeta Sot
Kosova nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore për huanë e parë në historinë e shtetit të ri, që prej shpalljes së pavarësisë. Huaja prej 20 milionë dollarësh (rreth 14 milionë euro) akordohet për projekte që synojnë forcimin e sektorit publik e në veçanti regjistrimet shtetërore të pasurive të patundshme. Pjesa tjetër e huasë do të shfrytëzohet për përmirësimin e punës në administratën publike. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Ranxhid Naja
» Belgjika kthen me autobusë azilkërkuesit nga Ballkani
- Gazeta Sot
Ditën e djeshme u nis nga Belgjika autobusi i parë me qytetarë të Maqedonisë dhe Serbisë, të cilët disa javë më parë udhëtuan në BE, me regjimin e liberalizuar të vizave e më pas kërkuan azil. Bëhet fjalë për një autobus i cili financohet sigurisht nga shteti belg. Ka tre shoferë dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë dhe mbërritja e qytetarëve nga Maqedonia dhe atyre nga Serbia, në Kumanovë parashikohet të enjten paradite dhe në Preshëvë të
» Hyseni kërkon përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave
- Gazeta Sot
Gjat? q?ndrimit t? tij n? Strasburg, ministri i Pun?ve t? Jashtme i Republik?s s? Kosov?s, Skënder Hyseni ?sht? takuar me nj? num?r an?tar?sh dhe p?rfaq?suesish t? Parlamentit Evropian, p?rfshir? këtu edhe nga shtete an?tare t? Bashkimit Evropian t? cilët ende nuk e kan? njohur shtetin e Kosov?s. N? takimet e tij, ministri Hyseni ka pasur tem? qendrore liberalizimin e vizave p?r Kosov?n dhe nevoj?n e r?nd?sin? e p?rfshirjes s? Kosov?s n? t? gjitha skemat
» NATO shkrin akujt me FSK
- Gazeta Sot
Sejdiu, Thaçi dhe Bentler rivendosin marrëdhëniet KFOR-FSK KFOR rinisi bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas disa ditësh pezullimi. Presidenti Fatmir Sejdiu së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi, zhvilluan ditën e djeshme një takim të përbashkët me komandantin e KFOR, gjeneralin Markus Bentler, me të cilin ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR dhe FSK. Sipas KFOR, kjo ka rezultuar në një marrëveshje të re, e cila
» Lidhja Arabe kundër ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor
- Ora News
Shefi i Lidhjes Arabe, Amr Musa tha të mërkurën se presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin pas njoftimit të tij se do të ndërtojë vendbanime koloniale në Lindje të Jeruzalemit." Presidenti palestinez vendosi që të mos negociojë nën rrethanat aktuale", tha Musa para gazetarëve pas një takimi urgjent të delegatëve arabe në selinë e Lidhjes Arabe në Kairo. Lidhja Arabe u mblodh në takimi pasi izraeli njoftoi vendimin e tij pë
» Reporterët pa Kufij: Në Kosovë kërcënohen gazetarët
- Ora News
Organizata "Reporterët pa Kufij" ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë muajin e kaluar. Duke përmendur tre raste në gazetat "Koha Ditore", "Lajm" dhe "Zëri", organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit. "është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes
» SHBA-Rusi, raund i dytë bisedimesh për reduktimin e armëve bërthamore
- Ora News
SHBA dhe Rusia kanë filluar një raund të dytë bisedimesh për pakësimin e arsenalit të tyre të armëve bërthamore. Negociatorët u takuan në Gjenevë për të diskutuar çështjen ku të dyja palët kërkojnë një traktat të ri të armëve bërthamore. Marrëveshja e re do të zëvendësonte Traktatin e Pakësimit të Armëve Bërthamore të vitit 1991, që skadoi në dhjetor. Traktati caktonte një kufi për numrin e mbushjeve bërthamore dhe sistemeve mbajtëse për secilën palë. Zyrtarët rusë
» Greqi: Vazhdojnë grevat e përgjithshme
- Ora News
Sot në Greqi priten greva të reja kundër planeve ë qeverisë për t'i ulur shpenzimet. Gazetarët, mësuesit, mjekët e spitaleve shtetërore, do të jenë në mesin e atyre që do të ndërpresin punën. Nën presionin e Bashkimit Evropian, Greqia shpalli një plan të për shkurtimin e shpenzimeve, në mënyrë që t'ia dalë mbanë me deficitin buxhetor.
» Belgjika kthen në Maqedoni shqiptarët që kërkuan azil
- Ora News
Riatdhesohen 41 shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia, të cilët pas heqjes së vizave, kishin mbërritur në Belgjikë për të kërkuar strehim. Të riatdhesuarit thanë se kishin shpresuar të gjenin punë dhe të akomodoheshin në shtetin belg, por në fakt një gjë e tillë nuk ndodhi për këtë grup shqiptarësh. Zëdhënësja e zyrës për të huaj, Dominik Ernould, tha se shqiptarët kishin dëgjuar se do të merrnin ndihmë financiare sapo të mbërrinin në Belgjikë. Kështu, au
» Mujota: Imazhi i FSK nuk është dëmtuar
- Ora News
Ministri i forcës së sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota Ministri Mujota tha se FSK pret që të arrijë kapacitet e plota operacionale deri në vitin 2012 Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, i tha BBC-së se nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje e mëhershme me KFOR-in dhe se "pajtimi" i të mërkurës, nuk shënon një marrëveshje e re e cila, sipas tij, riformulon aktivitetet e togut ceremonial. Zoti Mujota tha se pajtueshmëria me KFO
» Parlamenti grek miraton projektligjin për nënshtetësinë e fëmijve emigrantë
- Ora News
Parlamenti grek aprovoi në parim projektligjin e qeverisë për dhënien e nështetësisë fëmijve imigrantë të lindur në Greqi apo me 6 vjet nëpër shkollat greke dhe të drejtën e votës dhe të zgjedhjes për prindërit e tyre me qëndrim të ligjshëm 5 vjeçar. Pro rregullimit të ri ligjor, që ngjalli debat të ashpër politik dhe publik me ndryshimin cilësor që sjell në statusin e imigracionit, votuan 170 deputetë të pozitës dhe partisë së majtë SIRIZA dhe kundër tij 86 të opozitës së djathtë dhe a
» Shkup, takim liderësh për Kushtetutën
- Ora News
Liderët e partive kryesore në Maqedoni do të takohen për të diskutuar ndryshime kushtetuese në fushën e gjyqësisë. Takimi ndërmerret me iniciativë të kryeministrit Nikolla Gruevski. Partia e tij VMRO DPMNE thotë se ndryshimet ndërmerren në emër të përforcimit të pavarësisë të sistemit gjyqësor. Ligji kapital i Maqedonisë parashikon krijimin e Këshillit Gjyqësor, një organ që duhet të garantojë pavarësinë e gjykatave. Por sipas normave aktuale,
» Gjykanoviç: Mendon të dorëhiqet para se t'i mbarojë mandati
- Ora News
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaroi se kishte në plan të tërhiqej nga posti i tij gjatë mandatit të qeverisë aktuale, por pa saktësuar kohën se kur do të ndodhë një gje e tillë. Kreu i qeverisë malazeze, mandati i së cilës mbaron në vitin 2013, mohoi ta ketë marrë këtë vendim nën presionin e komunitetit ndërkombëtar duke theksuar se "asnjë nuk ka kërkuar dorëheqjen e tij". Gjukanoviç deklaroi për televizionin e Malit të Zi se vendin e krye
» Protestat në Greqi, përplasje mes të rinjve dhe policisë
- Ora News
Protesta e paralajmëruar e sindikatave në Greqi me moton "Ne nuk do ta paguajmë krizën", ka nisur me përleshje të shumta mes dhjetëra të rinjve dhe policisë. Një grup të rinjsh të maskuar dhe me helmeta kanë hyrë në mes të manifestuesve duke hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të sigurisë që janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Manifestuesit u drejtuan drejt qendrës së Athinës ndërkohë që të rinjtë qëndruan në shesh përballë forcave të sigurisë, pranë Shkollës Polit
» Korrupsioni në Kosovë është rritur me 34.61 për qind
- Ora News
Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi sot raportin vjetor për vitin 2009, sipas të cilit ka një rritje të rasteve korruptive. Përfaqësuesit e kësaj agjencie bëjnë me dije se përgjatë vitit që lamë pas janë raportuar 175 raste për korrupsion, në një kohë kur në vitin 2008 janë raportuar 130 raste. Sipas shifrave të mësipërme, i bie që korrupsioni në Kosovë të jetë rritur me 34,61 për qind në vitin 2009. AKK pohon se në mesin e personave të dyshuar janë të evidentuar edhe persona
» Irak, koalicioni i Al-Malikit udhëheq me vota në dy provinca
- Ora News
Rezultatet e para nga zgjedhjet e përgjithshme në Irak, tregojnë se koalicioni i kryeministrit, Nuri al-Maliki, udhëheq në pjesën jugore, e cila është e banuar me popullatë shumicë sheite. Pas numërimit të 30% të votave në Naxhaf dhe Babil, koalicioni Shteti i së Drejtës, i zotit Maliki, udhëheq me të paktën 20 mijë vota para Aleancës Kombëtare të Irakut,dhe po ashtu grup me shumicë sheite. Komisioni i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve i Irakut njoftoi se në vendin e tretë pasohet lis
